Edvin Kristaq Ramës, kryeministrit uzurpator të Shqipërisë!

Opinione

Edvin Kristaq Ramës, kryeministrit uzurpator të Shqipërisë!

Nga: Dr.Albina Deda Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 16:33
Albina Deda

Po të shkruan jo një politikane e deputete! Jo aspak.

Por një ish-studente e Dhjetorit ‘90, Albina Deda, mbesa e Pjetër Gjocit nga Mirdita, që për të hequr qafe mallkimin komunist që solli babai dhe daja yt u rradhit në Kompaninë 4000!

Po të shkruan një mjeke, që ja shite edhe Formulën e Hipokratit klientëve të tu Byroistë.

Po të shkruan një Zonjë e indinjuar për perversitetet e njohura e dhunën tënde ndaj gjinisë së saj të brishtë.

E kuptoj gjendjen tënde preverse pathologjike dhe paranojat që të jep overdoza duke degraduar personalitetin tënd nga ana psikologjike!

Por megjithatë Ti, sot, je Kryeministër!

Ndaj reflekto ndaj Protestës Sonë!

Bindu sot se nuk është demarsh politik, por Revoltë Demokratike kundër Sulltanatit të droguar kleptokratik!

Mos abuzo me tolerancën tonë se Ti paranojak do largohesh shumë shpejt, por largimi Yt nuk dua të ketë asnjë kosto të papëlqyer për Atdheun Tim!

Unë jam e bindur se Ti nuk njeh as princip, as nuk ke fe e atdhe!

Ti je monstër kukull e krimit e oligarkisë!

Por ik, dorëhiqu dhe mos u përballë me zemërimin e demokrateve fisnikë të Shqipërisë!

Dije se dhe durimi ynë ka cak. Të siguroj se po i afrohehesh vijës së limiteve humane e pastaj do ikësh i superturpëruar e me vrap!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat