Kush po tenton të përfitojë nga Demarkacioni

Opinione

Kush po tenton të përfitojë nga Demarkacioni

Nga: Islam Fejzullahu Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:48
Ilustrim

Ngërçi politik në institucionet eKosovës qe nga themelimi i tyre pas zgjedhjeve te fundit akoma po vazhdon me agoninë e vjetër dhe me kërkesa të reja!

E them kështu sepse janë dy çështje kyqe nga te cilat jo qe nuk po mund të përfundojnë dhe të institucionalizohen, por edhe prapë ndokush po tenton të përfitojë nga këto dy çështje dhe atë jo vetëm poena politik por ndoshta edhe ndonjë alibi ma të plotë.

Fillimisht  duhet pasur parasysh se që nga nënshkrimi i memorandumit për fillimin e dialogut në mes të Kosoves dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE nga ish kryeministri, tani presidenti i Kosoves, automatikisht kanë filluar mospajtimet nga të cilat edhe filloi një ngërç i fuqishëm politik nga i cili ma së tepërmi pësoi zhvillimi i vendit dhe ekonomia, lulëzoi krimi dhe korrupcioni edhe ma fuqishëm.

Nga këto pasoja pësoj vendi dhe populli sepse drejtësija u gjunjëzua, ligji u shkel në çdo hap për këtë arsye edhe BE hoqi dorë nga sundimi i ligjit dhe drejtësia  e Kosovës dhe detyrimisht kërkoi të themelohet gjykatë speciale për të akuzuarit e ardhshëm nga Kosova të cilet priten të gjykohen jashtë vendit përkatësisht në Holandë ku edhe u themelua ajo gjykatë.

Pas zgjedhjeve të fundit dhe  zhagitjes gjysëm viti per formimin e institucioneve shtetërore,man e fund me shumë peripeti u formuan  instiucionet: Kuvendi, qeverija, sipas marrëveshjes se partnerve te koalicionit erdhi edhe radha e zgjedhjes se presidentit të vendit. Kryeministri i sapozgjedhur sipas marrëveshjes  duhej të shtyj përpara dialogun e filluar nga qeverija e ma parshme dhe pikërisht ky vazhdim dialogu solli shum probleme, konfuzion politik, protesta, kundershtime me format edhe mate vrazhda deri edhe tek perdorimi i gazit lotësjellës ne kuvend  për mos vënjen në jetë te dy çështjeve kyqe të parapara nga fillimi i dialogut dhe plani Ahtisari; themelimi i asociacionit  të komunave serbe,ratifikimi i marrëveshjes se nenshkruar nga ish kryeministri me Malin e zi për demarkacionin mes dy vendeve.

Akoma këto dy pika nuk po arrijnë që të kalojnë në kuvend sepse si duket opozita ka gjetë gabime në dëm të Kosovës sidomos rreth demarkacionit por edhe asociacioni i cili po kantonizon Kosovën.

U përdoren  metoda, puna e komisionit shtetëror për ta bindur opozitën dhe shoqërinë civile se nuk ka shkelje tek demarkacioni, por opozita nuk lëkundet duke u ndihmuar edhe nga një grup deputetesh të pozitës të cilët me argumentet e tyre po dëshmojnë se ka shkelje dhe gabime nga komisioni shtetëror për demarkacionin.

Tani qeveria sa iu shterren të gjitha mundësitë për ta sjellë në votim këtë marrëveshje, ndërmori një hap sipas mendimit tim shumë të rrekzikshëm, sepse jo që nuk do të arrijë të ofroj argumente dhe ta bind opozitën dhe shoqërinë civile, por do të degradojë, nënvleftësoj shumë figura të caktuara të zgjedhura në këtë komision të cilët duhej të kryenin punën me përpikëri dhe të argumentojnë fuqishëm se  ajo marrëveshje është valide?

Shtrohet pyetja përfundimisht vallë kush po tenton të përfitojë me në fund nga kjo punë edhe e këtij komisioni e cila dështojë para se të dalë me raport, sepse filluan anëtarët e atij komisioni të zgjedhur enkas nga qeverija të dorëhiqen shkak mos pajtushmërija me punën që bëhej dhe argumentet që do të ofrohen, sepse sipas këtij komisioni profesional territori i Kosovës qenka shtuar në krahasim me vijat ekzistuese të ma hershme(vitet e 60-ta dhe 70-ta në ish Jugosllavi, jo që po humbim territor)?

Vallë a është në pyetje presidenti i vendit të përfitojë pasi ai ishte nënshkrues i atëhershëm i asaj marrëveshje  si kryeminister, të përfitojë poena politik apo ndonjë alibi të fuqishme, apo qevrija e tanishme në krye me kryeministrinë tanishëm i cili po tenton të shtyjë përpara atë marrëveshje (edhe pse ai nuk është nënshkrues i parë as i memorandumit e as i marrëveshjes për demarkacionin)?

Si do që të jetë BE fuqimisht përkrah dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani si kusht për ”liberalizim” vizash për shqiptarët e Kosovës, nga se i vetmi vend i izoluar në ballkan ka mbetë populli i Kosovës dhe këtë duke iu falenderuar punes jo të mirë të pushteteve të deritanishme  fillimisht në zbatimin e ligjit dhe drejtësinë, mos luftimin e krimit dhe korrupsionit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat