Sfidat dhe udhëkryqet e (panjohura) të BE-së ....?!

Opinione

Sfidat dhe udhëkryqet e (panjohura) të BE-së ....?!

Nga: Agron Shabani Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:54
Agron Shabani

Thuhë se që nga janari vitit 2OOO dhe deri me sot, të ardhurat ose standardi i përgjithëshëm jetësorë i njeriut ose qytetarit italian kanë shënuar zbritje ose një rënie drastike në masën e padurueshme ose alarmante të 7. 3 përqindshit (lëxo: - 7.3 %) . 

Ndërkohë që edhe grafikoni ose rubikoni i buxhetit të përgjithshëm shtetëror ose nacional në Vendin e Diellit (Itali) gjatë këtyre vitëve të fundit ka njohur rënie ose tatëpjetëza të konsiderueshme për shkak të turbulencave ose krizave të ndryshme tregtare, finansiare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale dhe të tjera brendapërbrenda vendëve të ndryshme anëtare të BEë ose UE-së dhe më gjërë. Gjegjësisht, për shkak të donacionëve, angazhimëve ose kontributëve të njohura finansiare ose ekonomike të shtetit dhe ekonomisë së fuqishme italiane në krizat e ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. 

Italia se këndejmi, menjëherë pas Gjermanisë është fuqia (superfuqia) e dytë kryesore e UE-së (BE-së) në domenin ose kontekstin e gjithëmbarëshëm tregtar, finansiar, industrial dhe ekonimik. Respektivisht, njera prej shtetëve ose ekonomive me të zhvilluara dhe më të fuqishme të kontinentit dhe globit tonë tokësor. 

Italia gjithashtu është edhe njëra prej aleatëve ose partnerëve kryesor të Republikës Federale të Gjermanisë si Lokomotiva e Parë ose Fuqia kryesore e BE-së dhe kështu me radhë. 

Mos të flasim këtu mbi angazhimët dhe kontributët e njohura kardinale ose historike të Italisë në Nato etj. Sidomos në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë. Respekti  ynë i përjetshëm ndaj shtetit dhe popullit (kombit) mik të Italisë! Grazzie Mille! 

 Në Francë ndërkaq, pos tjerash, sikur kemi të bëjmë edhe me çështje ose aspekte të ndryshme hipotetike, diskursive, konceptuale, ideologjike, proteksioniste, ataviste, anakronike, dominante, ekskluziviste  dhe të tjera të trasheguara nga etapat ose periudhat e ndryshme të "Antantës së Madhe", kolonializmit, iomperializmit , "luftës së ftohtë" etj. 

Ndërkohë që blloqet, taborrët ose frontët e ndryshme politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale dhe të tjera,  si duket kurrë nuk kanë qenë më të polarizuara, barrikaduara ose fortifikuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme, se sa në Francën e sotme që nga etapat ose periudhat e njora revolucionare, pararevolucionare  ose post-revolucionare.  Duke menduar në antagonizmat, averzionet, divergjencat, disonancat dhe diskprepancat e shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike, dhe të tjera në mes socialistëve, konservatorëve të njohur republikan ose degolist, populistëve të ndryshëm radikal ose ekstremistë të Marine Leppenit, revolucionarëve të ndryshëm anarkoliberarlist ose anarkoindividualist të tipit ose "modelit" të njohur "komunar "ose bolshevik, shtresave ose qarqëve të larta borxheze, aristrokrate, industriale, kapitaliste etj.etj.

Në anën tjetër ndërkaq, aty janë edhe ambiciet ose pretendimet e njohura dominante, ekskluziviste, hegjemoniste ose paternalisto-proteksioniste të Francës në BE-së, Nato, OKB-së dhe kështu me radhë. Kjo edhe përkundër avarive, kolapsëve, infraktëve, bankrotëve ose krizave të thella politike, sociale, materiale (finansiare), ekonomike dhe të tjera që e kanë mbërthyer ose katandisur Francën tani e një kohë të gjatë.

Britania e Madhe së bashku me Gjermaninë kanë qenë fuqitë kryesore si dhe donatoret ose kontribueset më të mëdha finansiare dhe ekonomike në kuader të buxhetit të përbashkët të BE-së. Ndonëse, Britania e Madhe ( Mbretëria e Bashkuar) ka qenë edhe krahu i djathtë dhe partneria më e rëndësishme e Republikës Federale të Gjermanisë në BE-së ( UE-së) në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. 

Shih për këtë, Brexiti ose largimi i Britanisë së Madhe nga BE-së ose nga "Eurozona", mëse tepërmi i kanë kushtuar dhe do i kushtojnë buxhetit të përgjithëshëm tregtar, finasiar dhe ekonomik të UE-së ( BE-së) si dhe vet Gjermanisë si lokomotiva ose fuqia e saj kryesore. 

Ndryshe nga kjo, përfituesit më të mëdhënjë ose kryesor të "shtëpisë së përbashkët" të BE-së (UE-së)- janë Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Rumina, Bullgaria dhe ca shtete tjera anëtare të BE-së të cilat pos përfitimëve, favorëve ose benificionëve të njohura tregtare, monetare, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera: Nën ambrellën ose nën "çatinë e përbashkët" të BE-së (UE-së) i kanë siguruar edhe pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, historik, teritorial ose gjeografik etj. etj.  Pa i harruar këtu edhe aderimet ose anëtarësimet e tyre në Nato që i mbrojnë ose sigurojnë nga orekset ose pretendimet e njohura militariste, hegjemoniste ose ekspanzioniste të "tandemit" ose binomit famëkeq Rusi-Serbi si dhe nga kanosjet ose kërrcnimet tjera në kohë dhe hapësirë.

Edhe përkundër idealeve, vizionëve, konceptëve, formulave, platformave ose rezolutave të njohura integrale, konvencionale ose "revolucionare" të Sen Simonit, Schumanmit, Wanderbergut ose të dikujt tjetër mbi "Evropën e bashkuar të njerëzve, popujve dhe shtetëve të barabarta dhe të pakufijë": BE-së (UE-së) se këndejmi, në esencën ose substancën e saj ndodhët e ngritur ose projektuar mbi "ruinat" ose " gërmadhat" e njohura të dy luftërave të mëdha botërore. Gjegjësisht, mbi konceptët ose diktatët e "suspektshme" dhe tepër dubioze "ultima ratio" ose " urbi et orbi" të  marrëveshjeve ose "traktatëve" të ndryshme borxheze ose paktisto-antantiste të Versajës, Atlantikut, Jaltës, Teheranit, Kazablankës, Parisit, Brukselit, Romës dhe kështu me radhë. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe aspektët, koncesionet, reparacionet, ose "fenomenët" e njohura luftarake (ushtarake), teritoriale, hipotetike, materiale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në sfond. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe averzionet, divergjencat, disonancat, diskrepancat, antagonizmat dhe rivalitetet e ndryshme politike, ushtarake, industriale, teknologjike, tregtare, finansiare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strategjike dhe të tjera në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve me të fuqishme ose kryesore të BE-së si Republika Federale e Gjermanisë, Britania e Madhe, Franca, Italia etj. 

Ndonëse, edhe strukturën, arkitekturën ose infrastrukturën e përgjithshme ose kryesore të BE-se (UE-së) në esencën ose substancën e saj e përbejnë si të thuash natyra dhe karakteri i njohur fragjil, poroz, heterogjen dhe tepër i flashkët ose inkompaktibil në çështje dhe aspekte të ndryshme industriale, teknologjike, tregtare, ekonomike, fiskale, finansiare, konjukturale, manufakturale, strategjike etj. Aty janë edhe " modelët" ose " konceptët" e larmishme, alternative, determinante ose paradigmatike brendapërbrenda UE-së ose BE-së si " Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, " Modeli Anglo- Sakson" i përbërë dikzr para Brexitit nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Suedia dhe Finlanda , " Modeli Jugor "  ose Mesdhetar  i përbërë nga Italia, Spanja, Greqia dhe Qiproja si dhe "modeli" ose " koncepti i ri" i vendëve ose shtetëve të reja anëtare të BE-së nga " blloku" ose "hemsifera" e dikurshme juglinore ose komunopansllaviste e kontinentit plak. Sëcili prej tyre me kushte, standarde, modalitete, mentalitete, koncepte dhe përceptime të ndryshme ose specifike të cilat jo rrallë e sfidojnë, kolidojnë, eklipsojnë  ose katapultojnë njëri tjetrin në shumë çështje dhe aspekte të ndryshme esenciale ose substanciale. 

Ndërkohë që ndikimet, influencat, interferimet, infiltrimet ose involvimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të Rusisë ose Kremlinit zyrtar përmes oligarkëve ose multimiliarderëve rusë si dhe përmes pjesëtarëve të shërbimëve të ndryshme sekrete, intelegjente, informative, kontrainformative të tjera në disa vende ose fuqi kryesore të BE-se (UE-së) -asnjëherë nuk kanë qene me të fuqishme, më të shumëta dhe më të shumëfishta. Duke e bërë kështu BE-së-eldoado, parajsë , apendiks ose një "azyl të pakufijshëm" të agjentëve, spuijve, oligarkëve ose multimiliarderëve rusë! Për të mos thënë këtu tokë të premtuar ose "azyl të ri" për "vëllezërit e përçarë sllav"....?!

Duke e vërë theksin në zhvëndosjet ose dyndjet masive të rusëve në Gjermani, Francë dhe gjithandej. Sidomos në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat