Janë po ata të djeshmit

Opinione

Janë po ata të djeshmit

Nga: Ilir Vata Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:35
Ilir Vata

Politika e vjetër po i rri si zgjedhë mbi qafë qytetarëve shqiptarë, ajo në çdo kohë dhe herë pas herë demonstron më të keqen e saj marrë nga e shkuara diktatoriale dhe simtomat e regjimit i shfaq në format më të përçudnume deri në atë masë sa ta çojë vendin në kolaps, në pikun e egzistencës së shtetit dhe të qetësisë publike.

Edhe pas 26 vitesh po të njëjtat fytyra u shfaqën si më 1991, pikërisht ata që përzgjodhi presidenti i fundit komunistë, Ramiz Aliaj, ishin po ata që për më shumë se dy dekada e gjysëm i tollovitën shqiptarët në demokracinë e sajuar nga ish- komonistët, eksponentët e diktaturës dhe më të zinjtë e regjimit, spiunët e sigurimit të shtetit.

Në qendër të protestët nga ngrejtuar një çadër madje e kanë titulluar “çadra e lirisë”, duke dashur të hedhin vija paralele me periudhen e rrëzimit të diktaturës për t’ju thënë shiptarëve se ne ishim shpëtimtarët dhe ja ku jemi, por harrojnë se Shqipëria nuk është më ajo e ditëve të para dalë nga izolimi.

Nuk është Shqipëria me disa të shkolluar nga diktatura por një vend i hapur ku më shumë se 1/3 e shqiptarëve janë integruar në vendet më demokratike e të zhvilluar të botës, janë mijëra të rinjë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, shqiptarët jetojnë në epokën dixhitale me dritara e hapësira në gjithë dimesionin e lirisë dhe nuk presin që ca mbetje të regjimit tu tregojnë udhën apo “çerdhen e lirisë”.

Për post kësaj, ata harrojnë dhe vetë nga vijnë madje kanë harruar se i kanë shërbyer diktaturës për një periudhe të gjatë dhe disa kanë shënuar krime vetë dhe te tjerë nëpërmjet familjarëve të tyre dhe sot të pasuruar në mënyrë të paligjshme e rrasur deri në grykë me salltanet të florinjta në zullum janë shëndërruar në gardian tpronave të tyre dhe jon në rojtarë të të drejtave qytetare.

Ata harruan që përdhosën çdo vlerë të lirisë për sa i përket një nga të drejtat themelore siç është prona private pasi ata bënë gjithëçka që ta sabotonin këtë të drejtë, ta përligjnin atë me të vetmin mision që ish-pronarët të mos ishin zot i pasurive të tyre të trashguara me fikën se ata do të investonin në një politikë të djathtë, apo do kishin akses politikë.

Me të njëjtën djallëzi punuan kundë një nga të drejtave më sublime atë të të burgosurve dhe të përndjekuve palitikë, pasi shteti i ri kishte për detyrë, madje dhe të sanksionuar në ligji integrimin e kësaj shtrese të martirizuar nga regjimi komunist, duke e dëshpërblyer për vitet e burgut dhe punën e papagur, për dëmshpërblimin moral e social, por ata e zvarritën atë deri në denigrim të çeshtjes së një shteti për të larë mëkate e vetë shtetit, me të vetmin qëllim që të rrinin largë politikës dhe të nënshtruar prej saj.

Sot kuar ata kanë ngritur “çadrën e lirisë” të gjitha qeveritë së bashkua për 26 vite nga rënja e diktaturës kanë dhënë vetëm 1/5 e asaj që u takonte të përndjekurve, madje u kanë dhënë 1/3 me pak të asaj që u takon me ligji, pasi nga 50 mijë lekë dita e burguar ata kanë rendë dakot që tu japin vetëm 17.5 dollarë, madje ju anë hequr punën e papaguar, ju kanë hequr të gjitha trajtimet sociale, pensionet, apo strehimin, ndërsa persekutorë që morën pafajesin u dëshpërmblyen me 50 mijë lekë dita e burgut.

Ata harrojnë se kanë rrëzuar shtatoren e diktatorit, por diktatori ende është hero kombëtarë shtuar dhe 1200 eksponet të diktaturës dekoruar në grup, madje nësvite institucioni i presidencës ka dekoruar vazhdimisht eksponet të diktaturës dhe njërëz që kanë shënuar krime në forma të ndryeshme, madje ish- eksponet e sigurimit të shtetit kanë marrë dekorat në vend që të denoheshin.

“Çadra e Lirisë” e kujt është e shqiptarëve që rropaten në papunësi, në vuajtje dhe në përplitmën për jetën, e fshtrave dhe e zonave të tëra të lënë në izolim, ku u mundojnë dhe ato shërbime që kishin nga regjimi i vjetër, apo kjo është çadra e lirisë së halldisur të disa persanave që i përdorin shqiptare, thjeshtë dhe vetëm për të mbrojtur pasuritë e tyre të paligjshme, për të minuar drejtësinë dhe integrimin e vendit, duke e riizoluar Shqipërinë si në diktaturë?.

Çlirimi i Shqipërisë nga makthi i të shkuarës në fillim duhet të vijë me kurimin e të shkuarës dhe përmbysjen e politikës së vjetër, çlirimi nga makthi i krimit dhe korrupsionit nëpë zbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe iplementimin e reformës në drejtësi, prandaj çadra e lirisë ngrehet ather kur te ketë ikur nga politike kjo klasë e vjetë dhe e korruptuar, kur të rinjtë të marrin stafetë e politikës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat