Krimi serb në Kosovë po stimulohet!

Opinione

Krimi serb në Kosovë po stimulohet!

Nga: Milazim Maraj Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:20
Milazim Maraj

Ndërtimi i Kolonisë serbe në Luginën e Diellit është kolonizim  i ri më kriminelet serb.  Numri 475 kriminel serb të identifikuar dhe të publikuar strehohen në veri të Kosovës nuk është i plotë.

Ata strehohen nga kryetarët e komunave serbe për të cilët  kurrë nuk është bërë ndonjë hetim nëse vet këta kryetarë, janë kriminel.  Institucionet tona sikur u gëzuan që serbet po respektojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Këta kryetarë vazhdojnë ta promovojnë politikën antishqiptare të Serbisë në Kosovë. Të bëjnë përgatitje për sulme. Këto përgatitje janë legale përmes të klubeve”Sportive” të regjistruara zyrtarisht në institucionet përkatëse në Kosovë. Këtyre grupeve të stërvitura  u mungon vetëm  urdhri për sulm në objektiv.

Këta kryetarë të komunave  për këtë bashkëpunim më krimin nuk thirren në përgjegjësi nga organet tona relevante. Institucionet  tona  të drejtësisë të lodhura dhe korruptuara nuk po kryejnë punën e tyre për ndjekje të kriminelëve që ushtruan gjenocid ndaj këtij populli të pa fajshëm.

Vetëm kryetari i KMDLNJ në Mitrovicë ka punuar në këtë drejtim. Kryetarët e këshillave të komunave tjera do të duhej të ndjekin  këtë shembull. Identifikimi ndjekja dhe dënimi i kriminelëve është punë e jona. Deri sa organet tona nuk kryejnë obligimet e tyre ligjore, serbet vazhdojnë presionin e brendshëm dhe ndërkombëtar  për të i rehabilituar kriminelet e tyre në Kosovë.

Kriminelët në Mitrovicë nuk lejojnë të funksionoj shteti i Kosovës. Nuk lejojnë të bëjnë jetë të qetë shqiptarët në veri të Mitrovicës. Nuk lejojnë të rindërtohen shtëpitë e shqiptarëve të djegura nga serbet. Manipulojnë më ura dhe mure. Rusia ndërton pompa benzine për të i pasur si logjistikë për rrjetin e spiunazhit dhe kriminelëve që i mbanë në veri të Mitrovicës dhe anë e kënd Kosovës. Disa “shqiptarë” për fat të keq e kanë për fjalë të urtë "Gjarpri që nuk më ka helmuar  mua lë të jetojë 100 vjet”.

Të tillët nuk qajnë hallin e popullit të vet. Por, për fat të keq prej tyre kanë depërtuar në institucionet tona dhe bëjnë argatin e dreqit. Këta kriminel të mobilizuar nga shteti serb kanë vrarë masakruar, dhunuar dhe vazhdojnë të torturojnë dhe terrorizojnë shqiptaret pa ndërpre. Tani në prezencë të shtetit të Kosovës. Më datën 22.02.2017 në Vendin e quajtur “Lugina e Doktorëve” rrahet deri në alivanosje Sadat Habib Rama banor në Lagjen Kroi i Vitakut. Për arsye se po kalonte pran ndërtesës së ndërtuar për serb të ikur nga Kroacia.

Po të i kishte ndodh kjo ndonjë serbi, në mbledhjen e radhës, KS i OKB do të kishte diskutuar ministri i jashtëm serb. Kurse për Sadati Ramën kjo ngjarje kalon në heshtje. Sadat  Rama u rrah para ndërtesës që e kanë ndërtuar Serbia për kolonët serb që kanë bërë krime në Kroaci dhe tani strehohen në Mitrovicë.

As kush nuk u denua pse rrahu, dhunoj vrau detyroj të shpërngulën nga shtëpitë e tyre në Mitrovicë. Edhe olover Ivanoviqi  qëndron në arrest shtëpiak. Veriu i Kosovës vazhdon të mbetët qendër e kriminelëve dhe krimit të organizuar. Krimi në Serbi historikisht është i zakonshëm. Reagimet ndaj këtij krimi janë shumë të rralla. Edukata dhe shkolla nuk ndikojnë në pastrimin shpirtëror  dhe civilizimin e kësaj kategorie njerëzore të gatuar më krim dhe për krim.                                                                                                                                  

Ja një shembull i freskët: Krimineli Dejan Krstiçiç nga  Komuna e Shtërpcës, profesor i Edukatës Fizike në shkollën e mesme të Shtërpcës. Pas një përlarje më gruan e tij masakron më thikë fëmijën e vet në moshë 40 ditësh dhe plagos rëndë vëllanë e tij binjak i cili po shërohet në spitalin  Pediatrik të Nishit. Në fytyrën  dha barkun e fëmijës 40 ditësh, të plagosur nga baba kriminel dhe mezi i shpëtuar nga nëna e tij shihen plagë nga thika, transmetojnë mediet në Kosovë.

Ja  pra, sa ka ndikuar shkollimi dhe edukata shkollore  të  Dejan Krstiçiçi. Ky kriminel ka mbajtur titullin Prof i Edukatës Fizike. Sa do të ketë pasur ndjenjën e dhembjes për fëmijët shqiptar në luftë ky profesor. A ka krye krime në Kosovë ndaj fëmijëve shqiptarë, këtë nuk e dimë. Çfarë edukate iu ka dhënë nxënësve serb në Shtërpcë ky farë edukatori?. Sa do të jenë human dhe të civilizuar nxënësit e tij?. Si do të integrohen këta nxënës në shoqërinë tonë,  në Kosovën Demokratike?. Kolegët e Dejan Kerstiçiçit e përshkruajnë si njëri të mirë dhe të qetë. Shtrohet pyetja a ka në këtë kolektiv mësimdhënës që nuk janë të mirë dhe të qetë, si që ishte  krimineli Dejan Kërstiçiç?. Apo të tjerët janë më të vështirë.  

Për këtë akt kriminal që tronditi Kosovën këto ditë nuk reagoi Kisha serbe, nuk e mallkoi, të paktën jo publikisht. Nuk reaguan as Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve në Kosovë. Nuk pati protesta në mbështetje të fëmijëve viktima. Nuk pati protesta as kundër dhunës në familje. Këta janë qytetarë të Kosovës.

Krimi ka ndodh në Kosovë. Si duket për serbet më e rëndësishme ishte të nxirret fëmija nga Kosova dhe të dërgohet në Nish për shërim, për strehim apo për heshtje ose për te gjitha bashkë. Kur fëmija më inicialet N.K të rritet sa herë që do të shkojë para pasqyrës do të sheh kujtimet nga babai i tij.

Ndoshta ky do të jetë nga serbet e parë që do ta luftojë krimin serb pasi që e provoj kur ishte vetën 40 ditësh. Ndërsa babai i tij ndoshta  do të dënohet ose gjykata në Kosovë do të lejojë që të qëndroj në arrest shtëpiak sikur veproi më Oliver Ivanoviqin  të dyshuar  për krime pas lufte, ndaj shqiptarëve. Për këto krimet, kishin dëshmuar së paku 15 dëshmitarë  shqiptar. Krimi serb në Kosovë nuk po dënohet kurse në  Mitrovicë po stimulohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat