Opozita nxorri demonin e diktaturës

Opinione

Opozita nxorri demonin e diktaturës

Nga: Ilir Vata Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:47
Ilir Vata

Partia e të Drejtave të Mohura e të përndjekurve politikë dënon me forcë thirrjet e liderit të opozitës Basha duke futur në fjalorin e ti, fjalët si grushte, djegje, shpim gomash dhe gjak, këto janë një zhargon që vijnë nga krimi i diktaturës, nga mizoria e një regjimi pas që solli jo vetëm krime, por pasoja të pa riparueshme që po dalin nga partia e parë opozitare kundër diktaturës, si një mëkat i mbartur dhe i ri.

Kjo henarogji që vjenë nga e shkuara, duhet ndaluar me mendim, protesta demoktratike, kundërshti intelektuale dhe madje popullore për t’i dhënë fund një politike që sjellë agresivitet për faktin se i ka mungura trasparenca pasi në shpirtin e saj politika mbartën persekutorin, të ligun që ushqejnë ligësi sa herë u bie pushteti disa njerëzve, apo disa të tjerë e këkojnë me çdo kusht atë.

Ne, PDM i themi liderit të opozitës dhe kryetarit të PD-së Basha se deri në dje bërë liderin moderrn dhe e përgëzojmë qëndimin e tij liberal, madje në protetstën e fundit tregoij se demokratët janë paqsor dhe shënuan protestën më paqsore ndonjëherë në historine e pruralizmit, por gjaku i prishur vetëm brenda një javë duke ju nxjerrë nga vetja, nga misioni i demokrakisë, nga velerat e saj nga vullneti qytetarëve paqsor na bëjnë sa të trishtohemi aq dhe të trembemi se me të vërtetë brenda opozitës, qenka demoni i diktaturës.

Ne të kujtojmë se kanuni i vjetër ka një provë më të hershme sa vetë njerëzimi se ato që tha opozita për gjakun, heret në rrugëtimin e shekujve, pikërishtë në mesjetë, kur Kanuni i Lek Dukagjini ishte zot i pushtetit ligjor, penal e civil, madje konkuronte dhe ligje e pushtetueseve dhe prova e gjakut ishte 45 dite; “nese gjaksi të kishte vra, fisi grumbullonet për çdo dorë gjakun e gjithësecilit dhe e byllte në një shishe, duke e dyllosur  në një tapa dhe e gjithë fisnia e priste kur të shpërtheje dhe atë ditë që tapa dilte (shpërthente), niste dhe beteja”.

Sot ne degjuam liderin e opozitës që është përfaqësues i demokratëve dhe i tërë opozitës me të gjithë vlerat e saj ku ne të përndjekurit kemi kontributin tonë ndër vite, që klidhej për gjak, erritim dhe konflik, ne i themi që të kërkojë falje, të ndryshojë qëndrim se era e gjakut ka tjetër erë nga parfuni disa mira dollarësh që vënë sotë politikanët dhe ne të përndjekurit, e dimë mirë se kemi 7200 varre të humbura, plagë, të vrarë nga diktaturë tinzash, natën dhe në fshehtësi dhe ende vuajm nga dhimbjet e vjetër dhe të qeverive në post-diktaturë, madje dhe të asja partie që ju përfaqësoni.

Ndërroni gjuhën i nderuar lider i opozitës Basha, mos ju përmendni gjakun shqiptarëve se janë të ndjeshëm, kryenexh, fisnik, luftëtar dhe si të tillë ata shkëlqejnë, por ju duhet të demonstroni më të mirën politike, sepse shqiptarët e dalë nga diktatura dhe lufta kërkojnë mirëqenje, integrim dhe jo gjak, dhimbje, pasiguri që po demonstroni ju, pikërisht atherë kur shqiptarë presin europen dhe drejtësinë.

 

Sepse boll jemi lodhur nga lufta, hakmarrja, cinizmi, krimi ndaj shqiptarëve dhe në këtë kuptim të kërkojmë të jesh lider moderrn përtej pasioneve, interesave të disa njerëzve, por një lidër që presupozon të jesh nesër drejtues i shtetit dhe të sjellësh më shumë mirësi për shqiptarët.

Jo vetëm dënojmë me forcë qëndrimin e liderit të opozitës, por nëse nuk kërkonë ndjesë ne të përndjekrut dhe të burgosurit politikë do reagojmë me të gjitha format tona demokratike, madje edhe me njemonstrim paqsor që njerëz që kërkojnë hakmarrje të largohen nga politike dhe mos harro se themeluesit e PD-së janë të përndjekur dhe pronarë, ju erdhet vonë sa nuk keni as moral të na mohoni kontributin tonë dhe nuk keni asnjë të drejtë të na ktheni pas në të shkuar.

Të përndjekurit politikë kërkojnë trasparencë me të shkuarën si mundësi për të ndërtuar të ardhme si mundësi të integrimit tonë dhe të shqiptarëve jo për tu hakmarrë por për të themeluar pajtimin kombëtar dhe në këtë kuptim lideri i opoztës, duhet të jetë kotribues dhe jo nxitës i konfliktit kombëtar.

Ne të përndjekurit dhe të burgosurit politik inkurajojmë çdo lëvizje për ndryshime në Kodin Zgjedhor, pasi kodi aktual është kushtetuta e zezë elektorale e mbrojtur nga partitë e mëdha dhe vetë PD, pasi ata e konsiderojnë procesin elektoral monopol të tyre.

Ne jemi gati për një betejë për ndryshim zgjedhor, por jo një betejë ku të fitojnë disa njerëz të korruptuar në dëm të shqiptareve dhe Shqipërisë, prandaj kemi kurajon ti themi ndërro qëndrim sa të jetë vonë sepse shqiptarët janë të lodhur nga konflikti dhe në vend që ti përdorësh ti, ata do të përzënë ty dhe ne të përndjekurit jemi në anën e shqiptarëve që duan drejtësi dhe integimin e Shqiprisë dhe vetë të të perndjekuve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat