A do jua sjell çadra diellin shqiptarëve?

Opinione

A do jua sjell çadra diellin shqiptarëve?

Nga: Arben Çukaj Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 22:50
Arben Çukaj

Lideri demokrat Lulzim Basha ka filluar te ashpërsoje gjuhën duke bere thirrje per shpim dhe djegje rrotash makinash të gangsterëve ne pushtet. Mbas bojkotit te parlamentit, veshit te shurdher te qeverise, me perjashtim te sinjaleve te Ilir Metes, dhe nje pasiviteti te faktorit nderkombetar Zoti Basha po perdor fazen e dyte ate te pershkallëzimit te protestës, me kërcenim per perdorim dhune, edhe pse ai e paraqet ate si vetëmbrojtje.

Qe ne fillim kishte skepticizem sa i përket qëllimit te hyrjes ne ate çadër, u quajt çadra e lirise, edhe pse populli ishte cuar ne kerkim te lirise dhe demokracise qe ne 90-n. I famshmi Aristotel pat thane se cdo demokraci qe te jete e sukseshme kerkon aplikim nga njerëz te virtytçem, perndryshe ajo do kthehet ne tirani.

A hyri ai grup shqiptaresh ne çader ne kerkim te lirise apo diçkaje tjeter?
Në nje shkrim timin te disa ditëve më parë pata shprehur shqetësimin tim per nje shkallëzim te situates me qellime te tjera dhe jo si rrjedhoje e zemërimit popullor nga varfëria ekonomike apo mungesa e lirive. Qe ne fillim iniciatoret e çadres e paten filluar ne nje disavantazh moral protesten e tyre, pavaresisht suksesit e cila mblodhi nje numer te konsiderueshëm njerëzish.

Si nje person qe pat qenë deshpëruar dhellë per fatet e demokracise dhe te popullit, mbas ardhjes së Edi Rames dhe  ish komunisteve ne pushtet, shpresa per nje permiresim te te drejtave dhe fateve te shqiptareve nuk me eshte kthyer akoma. Partia Demokratike dhe Sali Berisha i paten humbur zgjedhjet si rezultat i zullumeve dhe korrupsionit qe pat mbuluar pushtetaret demokrate ne ate kohe. Njemilion shuplakat, qe Edi Rama i referohej ne parlament çdo dite per te pakten dy vjet rresht, jane akoma te fresketa.
Ne ate kohe Sali Berisha mori nje vendim, qe per momentin u duk i virtytçem dhe  shpreseplote per shqiptarët. Ai dha dorheqjen, por fatkeqësisht jo per t’u larguar nga politika, por per t’a dominuar ate prapa skene. Ajo doreheqe duhej te kompletohej me një analize te thellë humbjeje, reflektim te sinqertë dhe zgjedhje te lira me prioritet  personat dhe liderat karizmatik te asaj partie.
Çfare iu afrua shqiptareve si rezultat!

Nuk ka dyshim qe shqiperine e ka mbuluar hashashi, varferia, krimi dhe korrupsioni Dihet qe hashashi blen vota, por fatkeqësisht liderat demokrate nuk i kanë siguruar dhe  bindur shqiptarët qe hashashi, korrupsioni dhe varferia e tyre ashte arsyeja per proteste.
Qendrimi jo i kjarte ndaj reformes ne drejtesi ka lene nje shije te hidhur dhe demoralizuar besimin e shqiptareve tek drejtuesit e tyre. Perse u dashka anatemuar reforma ne drejtesi ne menyre te tille? Aq e vështire ështe që të përcaktohen kriteret qe individe te caktuar duhet te plotesojne ne menyre qe te zgjidhen apo emërohen njerëz te pershtaçem? Ka plot te rinje shqiptar qe jane te diplomuar dhe specializuar ne perendim, te pa indoktrinuar qe mund te bajn punen e tyre me profesionalizem dhe perkushtim, perse duhet t’iu mbyllet dera atyre, apo ato nuk i pelqejnë Rustem Gjates dhe Fehmi Avdiut,qe nuk i noh dhe mundet te jene njerëz te nderuar.

Analiste te ndryshem shprehen se shpresat e suksesit te çadres varen  tek levizjet  Ilir  Metes! Kjo gjë nuk me duket e sinqertë dhe e virtytçme. Kalkulimet e Ilir Metes jane te atilla qe ai pozicionohet aty ku e sheh veten më të sigurtë per te mbrojtur interesat e tij, dhe shmangur ndonje hetim apo denim te mundshem në të ardhmen.

Kur do te behen shqiptarët zot te fateve te tyre? Kur do te piqen liderat dhe politikanet shqiptar qe t’a drejtojnë popullin drejt arsimimit, dijes dhe prosperitetit social? Kur do te sundoj ligji dhe moraliteti ne shoqerine shqiptare? A jane shqipetarët duke vuajtur akoma mekatet e diktatures dhe konsekuencat e nje lirie te ofruar ne rrethana te nje varferie dhe erresire totale, materiale dhe shpirterore?

Shpresoj qe populli t’a kete kuptuar qe çadra te mbron nga shiu por nuk te sjell diellin.  Le t’i masin forcat politikanet dhe hajdutet shqiptar me njeri tjetrin. Atyre u intereson qe shqiperia te digjet. Sa here qe digjet shqiperia ato dalin me te pasur dhe kapardisen si shpetimtar dhe heronj. Populli duhet te tregoje maturitet dhe te mos bjer viktime e Makiavelizmit te tyre politik. Shqiperise i duhet nje qeveri teknike, politikane te pa kurruptuar dhe njerez me integritet dhe dinjitet moral per t’i udhehequr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat