Vlora Çitaku e "paralizoi" Tomislav Nikoliqin

Opinione

Vlora Çitaku e "paralizoi" Tomislav Nikoliqin

Nga: Ragip Guraziu Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 11:24
Ragip Guraziu

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, presidentit serb ,Tomislav Nikoliq, ia tha troç sy më sy në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ,për Kosovën, se '' Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës dhe pa kompetenca ekzekutive, dhe të gjitha ''hilet'' që Serbia po i bënë ndaj Kosovës, dhe të tjerat, shpalosi para syve të gjitha para të pranishmëve në KS të OKB-së. Për themelimin e ushtrisë nuk flasim me Serbinë, potencoi Çitaku.

Vlora Çitaku ia bëri me dije Tomislav Nikoliqit se shqiptarët janë zot shtëpie në Kosovë.

Serbia përfaqësohej kësaj here nga Presidenti Tomislav Nikoliq, i cili shprehu pakënaqësi rreth përpjekjeve të Prishtinës për krijimin e një ushtrie. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tha nga ana e saj se Prishtina nuk do të diskutojë me Serbinë dhe me asnjë vend tjetër për krijimin e forcave të armatosura.

Rezoluta 1244 ka ''vdekur'' tani nuk ekziston më...

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ende po sheh ëndrra, duke u thirrur gjithnjë në Rezolutën 1244, e cila erdhi nga marrëveshja e Kumanovës, dhe tani i ka dalur ''boja'' kësaj Rezolute sepse ishte e përkohshme, se tani Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës.

“Në këtë kontekst, do të doja të theksoj në veçanti deklaratat e dëmshme të bëra në lidhje me një formacion të mundshëm të Ushtrisë së Kosovës; do të ishte një shkelje e qartë e Rezolutës 1244 dhe në të njëjtën kohë, një kërcënim i ri serioz i përpjekjeve të investuara për stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe për Ballkanin Perëndimor,” tha zoti Nikoliq.

UNMIK-u nuk ka më punë në Kosovë, për krijimin e ushtrisë së Kosovës, nuk pyesim Serbinë...

Duke iu kundërvuar deklaratave të presidentit serb ,Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku tha se mësimet e Kosovës janë mjaft të thjeshta: mund të fitosh nëse ke të drejtë, nëse kauza është e drejtë, edhe nëse nuk je më i fuqishmi. Ambasadorja Çitaku tha se vendi i saj do të nderojë gjithmonë rolin e Këshillin e Sigurimit, por ka ardhur koha për të ecur përpara. Në kundërshtim me deklaratën e Presidentit serb, ajo tha se takime të tilla të janë shpenzim i pajustifikuar kohe.

“Shpenzimi i milionave për të mbajtur në Kosovë UNMIK-un, i cili nuk ka më një mision ose funksion është gjithashtu kosto e pajustifikuar,” tha ambasadorja e Kosovës.

Zonja Çitaku tha se Kosova nuk do të diskutojë me Serbinë apo dhe me asnjë vend tjetër krijimin e forcave të saj të armatosura. Ky, tha ajo, është një vendim i ligjshëm i autoriteteve të Kosovës.

Ajo e quajti ndalimin e zotit Haradinaj në Francë me kërkesë të Serbisë “një akt të dëshpëruar” të Beogradit për të kthyer prapa historinë. Serbia, tha ajo, ka ngritur më parë akuza të ngjashme kundër të gjithë udhëheqësve perëndimorë, duke përfshirë presidentin Bill Clinton. Zonja Çitaku tha se Serbia ka dështuar të merret me të kaluarën e vet, me krimet e vërteta që janë kryer në Kosovë gjatë luftës. Ajo tha se asnjë serb nuk është akuzuar apo dënuar për krime lufte në Kosovë,’ përkundrazi, ata janë ngritur në pozita të larta. Zonja Çitaku përmendi ato që ajo i quajti provokime të Serbisë, si treni me simbole serbe dhe muri në Mitrovicë. Ajo tha se serbët që jetojnë në Kosovë nuk duhet të mbahen peng nga Beogradi dhe të shërbejnë si vegla të tij.

Edhe kësaj radhe dështoi Serbia kundrejt Kosovës...

Edhe një herë, Ambasadorja e Kosovës në SHBA-Vlora Çitaku, e futi në ''gjumë'', presidentin serb, i cili u thirr në Rezolutën 1244 dhe në UNMIK-un, që të dyja këto iu doli ''boja'' sa i përket Kosovës,  sepse këto ishin të përkohshme deri sa Kosova nuk e shpalli pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë nuk e kemi pyetur Serbinë, që i bie as për formimin e ushtrisë së shtetit tonë nuk do pyesim Serbinë, se nuk kemi nevojë ka shef ëndrra Serbia, dhe dita-ditës serbi po dëshmon se nuk po e kupton realitetin e Kosovës, përveç skandaleve e dhunës, si dhe lobimit kundër Kosovës në të gjitha sferat kundër dhe veç kundër...

Është dashur t'ia përkujtoj Nikoliqit, kishën sllave në Zemrën e Universitetit të Kosovës

Kisha serbe e ndërtuar në tokën e universitetit të Prishtinës, ndërtuar në kohën e Sllobodan Millosheviqit, përkrahur nga çetnikët serb, tani është në këmbë, edhe pse nuk funksionon sepse nuk ka serbë në atë pjesë, dhe tani e qart, si qe e mundur që kjo kish sllave mos të rrënohet, edhe 17 vjet pas lufte ajo qëndron ashtu pa u dëmtua nga shqiptarët, dhe prapë po fajësohemi ne?!

Ambasadorja Çitaku ka përmendur edhe krimet e Serbisë të shkaktuara në Kosovë, duke thënë se në vitin 1999 vetëm në Gjakovë janë vrarë mbi 1900 persona.

Pavarësisht kësaj, sipas Çitakut , asnjëherë nuk pasur sulme ndaj Kishës në Gjakovë, edhe pse ajo nuk paguan asnjë obligim ndaj komunës.

“Vetëm muajin e kaluar qendra humanitare në Serbi ka publikuar fakte që Serbia ka bërë gjithçka për të fshehur krimet. Zero është numri i serbëve të akuzuar për krime të luftës në Kosovë. Ata po avancohen në pozita të larta, ish shef i shtatmadhorisë së forcave serbe Lubisha Dikoviq”, shtoi ajo.

Çitaku foli edhe për ndaljen e trenit dhe provokimet e Serbisë që po ia bënë Kosovës. Ajo tha se ka qarkullim ditor të trenit nga Kosova për në Serbi.

“Kemi një vijë hekurudhore ku njerëzit lëvizin lirshëm. Ndërsa, një ditë prej ditësh Serbia nisi një tren me thënien ‘Kosova është Serbi’. Ju që jeni të ulur në këtë vend a do të lejonit një gjë të tillë në vendin tuaj. Serbia pas vendosmërisë sonë, ka vendosur ndaljen e trenit. Kemi pasur rastin edhe me murin në qendër të Mitrovicës dhe tani është rrënuar nga vet ata që e ndërtuan. Këto lojëra duhet të marrin fund”, tha Çitaku.

Diplomatja kosovare theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por siç tha ajo vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ndërsa, tha se nuk do të flasin me Serbinë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, presidenti ia tha troç sy më sy në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën, se “Asociacioni do të themelohet në bazë të kushtetues dhe pa kompetenca ekzekutive, dhe të gjitha ''hilet'' që Serbia po i bënë ndaj Kosovës, dhe të tjerat, shpalosi para syve të gjitha para të pranishmëve në KS të OKB-së. Për themelimin e ushtrisë nuk flasim me Serbinë, potencoi Çitaku.

Nuk jemi vetëm JO, por duhet koordinuar të gjitha punët dhe ta mbajmë përgjegjësinë e kryerjes së detyrave shtëpiake të gjithë së bashku, dhe JO urrejtje në mes veti, sidomos pozitë e opozitë, përkrahja nuk po na mungon nga aleatët tanë, dhe nuk jemi aq keq sa po mendohet. Por ndal nga dal secili objekt vjen në binarët e duhur, dhe shqiptarët edhe si komb, do nxeh Dielli edhe për ne sepse koha ka ardhur për shqiptarët, kot flasin armiqtë tanë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat