Ditar vendlindor: Dobrigjet e mia....!

Opinione

Ditar vendlindor: Dobrigjet e mia....!

Nga: Agron Shabani Më: 16 mars 2017 Në ora: 20:33
Agron Shabani

 Siç dihet, natyra dhe ambienti i vendlindjes dhe atdheut tim janë të ashpër, t´bukur ose përrallor në kuptimin e njohur të florës dhe faunës së pashoqe shqiptare. Në vendlindjen time të dashur, në Dobrigje të Gjakovës ose Dukagjinit -sidomos. Duke të ngjarë në ekskurion ose në një udhëtim impresivë dhe tepër interesant me plot e përplot simbole, personazhe, mesazhe, ngjarje, figura dhe personalitete të ndryshme të cilat i ngjallin, grishin dhe gërvishin në sfond edhe kujtimët e ndryshme personale, familjare ose farefisnore nga e kaluara. 

Në ato troje të lashta të iliro-shqiptarëtve dikur kanë lindur dhe janë ngritur ose themeluar edhe kultura, historia dhe traditat e njohura të popullit ose kombit tonë. Në Kullat e njohura të Kosovës ose Dukagjinit që kanë sy e vesh. Aty së bashku me Besën e njohur të shqiptarit, linden, lulëzuan, shkëlqyen dhe vegjetuan edhe edukata, kultura, morali, disiplina, arsimimi dhe emancipimi së bashku me betimet ose kushtrimet e thella shpirtërore, skeletore dhe gjenetike të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë liridashës dhe patriotik.  

Dhe, ato aple të bardha dhe kryelarta që e prekin duke e marur në "prehër" ose n´përqafim të thellë qiellin e kaltër-blu mbi Dobrigje ose Dukagjin. Fushat e paana dhe tepër pjellore që shtrihen ose gjarpërojnë të stolisura me gjelbërime dhe bereqete të shumëta të cilat me aq bujari i kanë falur ose blatuar Zoti dhe natyra. Lisat e gjatë si të lindurit ose "foshnjet e para" në tokën dhe natyrën e bekuar shqiptare. Zërat e dashur të kohës dhe shpirti tonë, dallëndyshet që shkojnë e vijnë...Fëmijet ose fatosët e bukur shqiptar gjithë jetë dhe gjallëri në Dobrigje të Dukagjinit. Buka e shtruar në sofër. Mikëpritja dhe bujaria tradicionale e shqiptarit. Buzagazet e harruara dikur në pragun e derës së bashku me të falat dhe përqafimet e djegura në maje të gjuhës.

P´rrojet, puset e thella dhe lumenjtë e vrullëshem atdhetar ose vendlindorë që burojnë atje dikund lartë në male ose nepër "majat e bardha"" të atyre alpeve (bjeshkëve) kryelarta dhe kryengritëse.  Uji i ftohtë teposhtë gurrave ose atyre kanjonëve kumbuese, kodrat, sukat, brigjet, lugjet e verdha, qetinat e hasdisura, kreshtat e thepisura, lisat e moçëm...Odat e burrave...Mburrja ose krenaria e pashoqe e atyre burrave ose malësorëve të njohur në Dobrigje të Dukagjnit. Cytjet, tendencat, inskenimet, insinuatat ose synimet e vazhdueshme për t´ i kapur ose zënë në kurtha ose gracka të ndryshme shpirtin, trupin ose qenien e pavdekshme iliro-shqiptare. Përballë tyre; dhunitia ose talenti natyrorë së bashku me vigjilencën, guximin, moralin e lartë, karakterin, disiplinën, urtësinë dhe mençurinë tradicionale dhe pothuajse antologjike ose enciklopedike të shqiptarëve që provojnë dhe vërtetojnë (konfirmojnë) praninë, qenien, ekzistencën, lashtësinë, autoktoninë dhe vëçantinë (specifikën) ekskluzive dhe tepër ekzotike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë. Ato troje të panënshtruara të Shqiponjave dhe Kastriotit. 

Pengu dhe "kryqi i madh" i fjalës dhe besës së njohur të shqiptarit. Kujtimet, testamentët dhe amanetët e shumëta familjare, farefisnore, shtetërore, nacionale dhe patriotike që nuk vdesin kurrë dhe që të kthejnë gjithëmonë ose vazhdimishtë në trungun familjar si dhe në pemën e njohur gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Mixha Ali, Baba i Madh (Gjyshi im), Axha Elez, Baca Zenun, Baca Sylë, Baba Shaban....Im at i dashur (Mehmeti) baca ose xhaxhai im (Ahmeti) që nuk ndodhën më në jetë! Ehhh....!
Baca Lem, Xaja, Bajrami, Ymeri, Haziri, Selimi, Meta, Sokoli, Asllani, Rexha, Shpendi, Ibra, Hajdari, Avdiu, Arifi, Kameri, Burimi, Myftari,  Shkëlzeni, Xhevdeti, Ademi, Bekimi....Buci ose Komandant Shkëlqimi! Heu po i lumtë pushka dhe dritë i pastë shpirti atij trimi sypatrembur! Lavdi!
....!

O ti e dashura vendlindja ime, 
as vet nuk e di siç mbete e gjallë dhe e

e pavdekshme përgjithëmonë në lotin tim,

në sytë e mi, në gjakun tim, në trupin tim,

në shpirtin tim dhe në zemrën time që 

vazhdimisht më dhemb, djeg e flet për  Ty!

Duke me thirrur ndër ëndërra dhe 

duke me pyetur vazhdimisht: Hej! Kush je ti?!

Kur vjen dhe ku po shkon ashtu si gjethi i 

brymosur dhe venitur në vjeshtë...?!

O Zot!

Gjithmonë e trishtë kjo kanga ime ekzilore ose 

mërgimtare pa Dobrigjet e mia !

Pa atdheun dhe vendlindjen time! 

Si ajo kënga e ndrydhur dhe censuruar

e atij bilbilit të Filip Shirokës në gem 

e në dhe të tuaj!

Por....

Atje janë burrat e njohur të Shabanajve, Krrakëve, Gojanëve, Nitajve, Balajve, Shalajve, JakGjergjëve dhe familjeve të tjera shqiptare në Dobrigje të Dukagjinit. 

Çiltërsia e gjakut dhe kthjelltësia e pashoqe e mendjes dhe kujtesës së njohur  familjare, farefisnore, nacionale, historike dhe patriotike. 

Shkolla e atjeshme fillore së bashku me pedagogët (arsimtarët) dhe nxënësit e atjeshëm shqiptarë me nga njjë copë drite dhe dielli në dritat e syve.Invalidët e luftës, veteranët ose luftetarët e njohur të lirisë.
 Profesoret e shquar universitar së bashku me veteranët ose doajenët e njohur të shkollës ose arsimit shqip nga Dobrigjet e Gjakovës së Dukagjinit.Ekonomistët e njohur dhe afaristët e shquar me famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Janë ata që i kanë vendlindja dhe farefisi im në Dobrigje të Dukagjinit.
Aty ose atje dikund largë.. përtej kodrave, detërave të ndryshme ose bjeshkëve, ndodhën të ruajtura ose të fshehura edhe kujtimet më të bukura të rinisë ose femijërisë time. Nepër fusha, male, lisa, rafte ose sirtare të ndryshme atdhetare, familjare dhe farefisnore. Në Dobrigjet e mia të dashura dhe aq të bukura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat