Ëndrrat e Vuçiçit, dhe reflektimi i Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës…

Opinione

Ëndrrat e Vuçiçit, dhe reflektimi i Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës…

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:41
Ragip Guraziu

Ëndrra e kryeministrit serb për Kosovën ende s`ka mbaruar, ndryshe, sa i përket një letër e hapur drejtuar vitin e kaluar, Kryeministrit Mustafa dhe 

Presidentit Thaçit, shkrva kështu; Ju z. Kryeministër dhe ju z. President keni harruar obligimet dhe detyrimet e shtetit të juaj apo ka mundësi se nuk jeni të aftë ti kryeni detyrat e shtëpisë apo edhe nuk po i kuptoni, ndoshta edhe po javë kana kur pa kurrfarë morali para opinionit po dilni e po deklaroheni se Kosovën do e bëjmë si'' bahçe'' me lulishte, me duke se ka reflektuar pozitivisht.

Ka kaluar ajo kohë tani jemi pak sa më ndryshe, se ju dy që keni detyrimet shumë me përgjegjësi, dhe detyrat e juaja parësore janë mbrojtja e interesave kombëtare dhe shtetërore.

Të dy reflektuat mu në momentin e duhur dhe në kohën e duhur

Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi reflektoi në formimin e ushtrisë së Kosovës e cila  gjë  veç  ka kaluar afatin e tri vjeçarit që është dashur të bëhet Kosova me ushtri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, z.Isa Mustafa, reflektoi në vendimin  që ka nënshkruar  për shtetëzimin e të gjitha pronave të ish-Jugosllavisë.

Por edhe pse te dy këto gjëra me rëndësi kombëtare, veç shtetit serb po i tremb edhe disa politikan, analista, opinionista, deputet të parlamentit, arsyeja se ;''duhej merren sygjerimet e SHBA-së dhe NATO-s në lidhje me këtë çështje, pasi që siç thonë nuk do ta kishim as pavarësinë pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara”.

Jeni bërë shumë të ndëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve?!

Kështu i pata shkruar Thaçit, deri sa ishte në postin e kryeministrit të Kosovës, dhe e sugjerova se në rastisë vazhdohet kështu, Kosovës do ja futni ''thikë pas shpine'' dhe në rastisë  kemi  parasysh zhvillimet politike pas pavarësisë së Kosovës, mundem të shprehi lirshëm se një buzëqeshje ndryshe nga ne ,ndërkombëtarët dhe ata që na kanë pru deri këtu, avanconin Serbinë, por falënderime dhe gjithnjë do ju jemi falënderues atyre që na ndihmuan, përkrahen në të gjitha sferat, ama tani s`mund ju themi; urëdhoni edhe në sobat e fjetjes se grave... Kështu kishte vepruar Rusia ndaj Serbisë, kohërat ma të lashta.

Shkak një vendim që ka nënshkruar  kryeministri i Kosovës për shtetëzimin e të  gjitha pronave të ish-Jugosllavisë.

Dalin detajet dhe fotot: Sherr në darkën Mustafa-Rama-Vuçiç në Sarajevë

Ëndrrat e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, me këto dy reflektime; të formimit të ushtrisë së Kosovës dhe ,reflektuar nga presidenti Thaçi, dhe nënshkrimi i kryeministrit ,Mustafa për shtetëzimin e të gjitha pronave të ish-Jugosllavës, e ka kuptuar shumë mirë se ëndrrat e tij dhe të tjerëve që mendojnë si ai atje në Beograd dhe serbet këtu në Kosovë ka mbaruar njëherë përgjithmonë.

Siç mëson se “Blic” që në fillim të darkës Vuçiç i është drejtuar Mustafës: “Të lutem më thuaj çfarë po ndodh me grabitjen e pronës serbe në Kosovë?” ndërsa ka shtuar: “Ti ke ardhur vetëm apo me ndihmën e dikujt tjetër?”

Para darkës, Vuçiç tha se autoritetet e Prishtinës nuk mund të marrin vendim mbi pasuritë e ish-Jugosllavisë.

Pra nuk di  a është ky far Vuçiç me të vërtet një kryeministër i një shteti, apo një përdorues i i drogës, pasi kur ep deklarata mezi që e mbajnë këmbët, dhe shprehjet i ka si gjysmake që le të kuptojë se me të vërtet diç s’është në rregull me këtë kryeministër serb.

Porosi ndërkombëtarëve...

Qeveria serbe dhe liderët e saj, të rritur dhe të kalitur me politikat e Millosheviqit

Shumë shpejt Serbia në format tjera siç ka filluar së fundmi me Kosovën, do të na poshtëroje shumë, duke shfaqur oreksin e tyre represiv, diskriminues dhe shovenistë. Qeveria serbe dhe intelektualët e saj dhe liderët politik të ndihmuar nga Kisha serbe, bërën përgatitje shumë të mirë, jo vetëm për të akuzuar shqiptarët e Preshevës për krime lufte, por për t’u përpjekur që luftën e UÇK-së ta kriminalizojë, për të kriminalizuar pastaj edhe aleatët e NATO-së që bombarduan caqet ushtarake serbe.

 Për fat të keq, Beogradi vazhdoi me retorikën tani më të stërvjetëruar dhe banale, duke akuzuar të gjithë për rreth tij si armiq dhe duke e shpallur vetën viktimë. Vazhdoi së sajuari dhe forcuari mite e fakte të rreme, qoftë edhe për Kosovën si “djep i Serbisë”, qoftë me veprime brutale dhe politika destruktive duke e shpjerë kështu popullin serb në rrugë pakrye e me shumë halle. Të gjitha këto i bëjnë mbështetur në logjikën mesjetare të sunduesve serbë, të cilët, për të ruajtur postet e tyre vazhdojnë me avazin e vjetër të manipulimeve duke mos marrë parasysh qoftë edhe pasojat për vetë popullin serb.

Kjo rutinë e politikës beogradase tërësisht destruktive po ndërhynte edhe në punët e brendshme të Kosovës, gjoja për të mbrojtur interesat e pakicës serbe, e në fakt një politikë e tillë vetëm se ngatërronte dhe po vazhdon të ngatërrojë dhe vështirësojë jetën e serbëve në Kosovë. Beogradi dhe lakenjtë e tyre në Kosovë asnjëherë nuk kanë guxim ta thonë të vërtetën, e cila është shumë e hidhur, ngase është duke prekur dhe cenuar drejtpërsëdrejti interesat jetike të serbëve në Kosovë. Krimi serb (politik dhe ekonomik) i prodhuar në Beograd, së pari gjen mbështetje te serbët në Kosovë, i prekë dhe cenon së pari ata, pastaj shtrihet në fusha tjera etnike. Realisht, serbët e Kosovës kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje institucionale sepse janë të rrezikuar nga strukturat paralele e kriminale serbe, dhe se institucionet kosovare dhe mekanizmat ndërkombëtarë duhet që në këtë drejtim të jenë më energjikë.

Pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti, që e bënë vetë serbët në vitin 2000, sikur shfaqet një shkëndijë shprese se më në fund në Serbi do të triumfojë demokracia. Por kjo shkëndijë shprese shpejt u shua dhe nuk pati jetë të gjatë. Gara politike në mes Tadiqit, politika e të cilit konsiderohej me orientim pro-evropian, dhe krahut tjetër me orientim pro-lindor, radikale, ultrashoviniste, socialiste dhe shesheliane, e shfaqur në zgjedhjet e fundit parlamentare serbe të 21 janarit 2008, po ashtu të jepte një përshtypje se ishte një luftë ku ndesheshin në dyluftim: perspektiva serbe dhe e kaluara e saj e errët mesjetare.

Mjerisht, kjo luftë nuk u zhvillua sa duhej, nuk avancoi pozitën serbe dhe nuk mori trajtën e duhur shoqërore. Elektorati serb me votën e tij qëlloi dhe goditi për vdekje frymën e re të politikës pro-evropiane. Vota e elektoratit serb solli në skenën politike njerëzit të cilët ishte dashur të dërgoheshin para drejtësisë dhe gjykatës..

Qeveria e Serbisë, e rritur dhe e kalitur me politikën e përgjakshme të Millosheviqit, shumë shpejt do ta shfaqë oreksin e saj represiv, diskriminues dhe shovinist. Shumë shpejt shqiptarët do të dëgjojnë avazin e vjetër të politikës serbe. (Millosheviqi) për shqiptarët dhe “gjenin e tyre kriminal”, amanet ky i cili kishte ekzistuar historikisht në politikën serbe kundrejt shqiptarëve, I nxitur nga ky oreks, tani Qeveria serbe bëri përgatitje shumë të gjata jo vetëm për të akuzuar shqiptarët e Preshevës për krime lufte, por për tu përpjekur që luftën e UÇK-së ta kriminalizojë, për të kriminalizuar pastaj edhe aleatët e NATO-së që bombarduan caqet ushtarake serbe.

Evropa nuk mund të fshehë faktin se në territorin e saj dikur ka operuar për mrekulli rrjeti i UDB-së jugosllave.

Evropa nuk mund të fshehë faktin se në territorin e saj UDB-ja jugosllave (serbe) i ka vrarë patriotët shqiptarë të cilët e kundërshtonin regjimin antishqiptar të serbo-jugosllavëve. Po ashtu, mendoj, që Evropa e ka të qartë se ky rrjet tani më është “tkurrur”, vepron për Serbinë dhe kontrollohet nga ajo. Në fakt, ky rrjet përherë ka funksionuar për interesa shoviniste serbe. Ky rrjet din dhe ka guxim të kërcënojë edhe autoritete ndërkombëtare, këtë rast znj. Karla Del Ponte për ta detyruar në dhënien e deklaratave të pabaza në dëm të UÇK-së.

Por ne nuk duhet pranuar këtë poshtërim serb..

Ëndrra e kryeministrit serb për Kosovën ende ska mbaruar, ndryshe, sa i përket një letër e hapur drejtuar vitin e kaluar, Kryeministrit ,Mustafa dhe Presidentit, Thaçit, shkrova kështu; Ju z. Kryeministër dhe ju z. President keni harruar obligimet dhe detyrimet e shtetit të juaj apo ka mundësi se nuk jeni të aftë ti kryeni detyrat e shtëpisë apo edhe nuk po i kuptoni, ndoshta edhe po javë kana kur pa kurrfarë morali para opinionit po dilni e po deklaroheni se Kosovën do e bëjmë si bahçe me lulishte, me duke se ka reflektuar pozitivisht.

Kosovës urgjentisht duhet të ketë ushtrinë e saj

Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi reflektoi në formimin e ushtrisë së Kosovës e cila  gjë  veç  ka kaluar afatin e tri vjeçarit që është dashur të bëhet Kosova me ushtri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, z.Isa Mustafa, reflektoi në vendimin  që ka nënshkruar  për shtetëzimin e të gjitha pronave të ish-Jugosllavisë.

Por edhe pse te dy këto gjëra me rëndësi kombëtare, veç shtetit serb po i tremb edhe disa politikaj, analista, opinionista, deputet të parlamentit, arsyeja se ;''duhej merren sugjerimet e SHBA-së dhe NATO-s në lidhje me këtë çështje, pasi që siç thonë nuk do ta kishim as pavarësinë pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara”.

Autori është gazetar - analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat