Çadra e marrëzisë dhe e shëmtisë?!...

Opinione

Çadra e marrëzisë dhe e shëmtisë?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:46
Dibran Demaku

Jeta ka treguar se frika e humbjes e nxit individin apo edhe kolektivin të bie në marrëzi!...Dhe përveç në marrëzi individi apo edhe kolektivi bie edhe në shëmti, nga e cila pastaj është vështirë të dilet...

Çadra e ngritur në sheshin „Deshmorët e kombit“ në qender të kryeqytetit të atdheut,nga Partia demokratike e Shqipërisë nuk është gjë tjetër vetëm një marrëzi dhe shëmti e llojit të vetë.Atë pikërisht në ditën e sotme para një muaji e ngriti Lul Basha me bashkëmendimtarët e vetë të tmerruar nga frika e humbjes së zgjedhjeve të 18 qershorit të këtij moti!...Dhe siç e cekëm edhe më lartë kur individin apo kolektivin e zë frika e humbjes,ai pra individi apo edhe kolektive bie në kurthin e marrëzisë dhe të shëmtisë, edhe pse as vetë nuk i beson asaj marrëzie dhe shëmtie që e ka ngritur vetë…Dikush nga udhëheqësit e Partisë demokratike,mbase edhe vetë numri Një i saj(!) Lul Basha, çadrën e marrëzisë dhe të shëmtisë e quajti „Çadra e lirisë?!“…

Dihet botërisht se Çadra qoftë si objekt apo edhe si simbol e paraqet simbolikën e të përkohëshmes…Dhe e përkohëshmja në të shumtën e rasteve është e destinuar të dështojë…Këtë e dinë edhe udhëheqësit e opozitës së sotme shqiptare,por atë çadrën,e përdorin si një mjet të vetin sikur ata po bëjnë diç, por ja që Pozita apo pushteti nuk i lejuaka që ata të punojnë!...Nëpërmjet të Çadrës së marrëzisë dhe shëmtisë, mundohen që mos punën dhe mosdijen e tyre, para elektoratit shqiptar ta paraqesin si diç të suksesit të tyre…

Autori i këtij shkrimi u ndodh pasditën e 6 marsit në Tiranë. Dhe natyrisht që do ta vizitonte edhe Çadrën e famshme në mes të sheshit „Dëshmoret e kombit“ e cila edhe pse me ngjyrë të bardhë paraqiste marrëzinë dhe shëmtinë e vetë po aq sa paraqiste marrëzinë dhe shëmtinë e vetë pëlhura me ngjyrë të zezë me të cilën pozita apo pushteti i sotëm shqiptarë kishte mbuluar hyrjen kryesore të Kryeministrisë?!...Dy marrëzi dhe shëmti shqiptare me ngjyra të ndryshme qëndronin ballë përballë njëra-tjetrës?!...Dhe që të dy këto marrëzi she shëmti shqiptare thirreshin në emër të demokracisë të cilat vetëm me demokraci nuk mund të thirreshin?!...Askund në botë nuk lejohet që në emër të demokracisë një opozitë politike të bllokojë një muaj të tërë një rrugë apo një shesh kryesor të qytetit?!...Askund në botë në emër të demokracisë një pozitë apo një pushtet nuk e mbulon hyrjen kryesore të kryeministrisë me një marrëzi dhe me një shëmti të tillë?!...

Kur autori i këtyre rreshtave po kalonte afër kryemisistrisë se shtetit shqiptar aty ku e bardha me të zezën rrinin ballë për ballë natyrisht se do t`i paraqitej një shije e keqe?!...Si ngjyra e bardhë si ngjyra e zeze në rastin konkret ishin simbole të se keqes?!...

Dhe do ti që në atë rast autorit do t`i vinte në mendje romani “Kështjella” I Ismail Kadaresë.Edhe në romanin e Kadarese rrinin ballë për ballë Kështjella shqiptare me çadrat e Perandorisë otomane.Kalaja ishte e perherëshme,ndërkaq çadrat ishin të përkohëshme…Çadrat kishin ardhur qe të bëheshin të pëherëshme duke synuar që ta rrënonin Kalanë…Çadrat do të përdornin të gjitha mënyrat që ta përkulnin Kalanë,por se përkulnin dot?!...Në fund çadrat do të provonin që luftëtarëve që rrezistonin në Kala të ua ndërprisnin burimet e ujit…Në këtë mënyrë çadrat shpresonin se do të merrnin Kalanë?!...Por për fatin e keq të çadrave pikërisht në momentin qe do të prisnin ujësjellësin,qielli do të sillte shiun dhe çadrat do të iknin nga kishin ardhur?!...

Nuk dihet nëse Lil Basha dhe bashkëmendimtarët e tij kur dhe si do të ikin nga çadra,por se një ditë do të ikin,kjo është e sigurtë?!...Dhe do të ikin pa ia prerë ujësjellsin Kryeministrisë,sepse për fat të mirë në Tiranë janë ca ambasada të huaja dhe ca trupa të tjera ndërkombëtare që nuk do ta lënë Lul Bashën që të marrë me dhunë „Kalanë e dëshiruar“?!...Këte e di edhe vetë Lul Basha dhe bashkëmendimtarët e tij,por bëhet sikur në këtë moment nuk e di?!...Nuk dihet vetëm ajo se pas ikjes nga Çadra çfarë fati politik do të ketë?!Urojmë që mos ta ketë fatin e Sulltanit që kishte ardhur dhe kishte ngritur çadra në Shqipëri me synimin e pushtimit të Kalasë shqiptare dhe ishte kthyer mbrapsht pa jetë?!...Urojmë që Lul Basha t`i shpëtojë kësaj marrëzie dhe shëmtie që ka ngritur vetë?!...Ai dhe bashkëmendimtarët e tij duhet ta kuptojnë se në Kalanë e dëshiruar të Kryeministrise mund të hyjnë vetëm duke fituar zgjedhjet e jo nëpërmes të Çadrave të marrëzisë dhe shëmtise?!...Sa më parë që ta kuptojnë këtë do të jetë më mirë për ta dhe për demokracinë shqiptare!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat