Letër publike Murat Jasharit, vëllait të Komandantit Ismet Jashari (Kumanova)

Opinione

Letër publike Murat Jasharit, vëllait të Komandantit Ismet Jashari (Kumanova)

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:28
Ragip Guraziu

Siç  u bë tani publike, pas rastit të plagosjes së avokatit Azem Vllasit, ju Murat Jashari, qysh majin e vitit 2015,  kishte planifikuar që pranverën e këtij viti – 2017, të niste ‘hakmarrjen’ ndaj atyre që ai i konsideron si tradhtarë të kombit. Shqiptarët duhet të mbledhim mend dhe kurrë mos të ngrehim gishtin e krimit ndaj njëri tjetrit, por të shtrijmë dorën e pajtimit dhe ta çojmë përpara Kosovën dhe shqiptarinë!

Po pse e keni futur edhe Fatmir Limajn në regjistër të likuidimit të grupit të juaj që po quhej Syri i Popullit”,

''Udhëheqës e politikanë qendrorë e lokalë dhe klerikë fetarë kishte shënjestëruar për t’i vrarë Murat Jashari. Ata po i konsideronte si tradhtarë, profiterë në emër të luftës dhe dëshmorëve të saj, ndaj thotë se i ka përcjellë për 16 vite, që në pranverë të 2017-s të niste gjahun e hakmarrjes ndaj tyre'' Këto i pohon vetë Jashari, atentatori i Azem Vllasit, në një video incizim të tij, i bërë kohë më parë, shkruajnë mediumet kosovare dhe te jashtme.

“Janë pasuruar dhe asgjë nuk kanë bë për popull, do të hakmerrem ndaj atyre që në emër të luftërave çlirimtare në emër të gjakut të dëshmorëve të invalidëve të luftës që iu kullojnë gjak ende gjymtyrët e tyre, në emër të luftëtarëve të lirisë që kanë mbet rrugëve do të hakmerrem. Do të vriten o vllazni”, dëgjohet duke thënë vetë ju në incizimin në fjalë.

“I kam përcjell që 16 vjet lëvizjen politike dhe jo politike, kam përcjellë klerët fetarë, pushtetet lokale dhe qendrore”, tregoni i arrestuari për tentim-vrasjen e ish-funksionarit komunist, Azem Vllasi, të hënën e kësaj jave.

“Në maj 2015-n kam marrë vendim që në pranverë 20017’ën me vepru edhe me fillu për fajtorët e 81’shit, me i ekzekutu, të 90’tës, të 2000’shit deri 20016’ën”, dëgjohet duke paralajmëruar Murat Jashari.

Paralajmërimet dhe kërcënimet në fjalë, sipas raportimeve të deri tashme, Jashari i ka bërë si pjesëtar i një organizate të quajtur “Syri i Popullit”, e cila mendohet se ka hartuar një listë për ekzekutimin e disa figurave të rëndësishme në vend, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

“Fillon pranvera, pas aksioneve del komunikata, dalin njoftimet, informoheni për çka u vra u ekzekutu filan fisteku...”, thotë ai në incizim, komentojnë mediumet kosovare etj..

Fatmir Limaj, ishte pjesëtari i dytë i familjes së juaj dhe më i afërmi i vëllait të juaj komandanti Ismet Jasharit(Kumanova),që vet Limaj  ja vëri këtë ''nofkë''..

Z.Limaj ia parashtrove 500 pyetje dhe ja çka i ke quar selamet dhe vetë ke qenë në dijeni se sa afër keni qenë edhe në luftë, por edhe si familjarë.

Murat Jashari, vjen me 100 pyetje shokuese për Fatmir Limajn. Ja cilat janë ato

Murat Jashari – vëllai i dëshmorit të Kombit Ismet Jashari-Komandant Kumanova

Me këtë rast, u bëjë me dije gjithë vëllezërve shqiptarë, kudo që ndodhen se, në vitin 2000, në një intervistë që z. Fatmir Limaj ka dhënë në televizionin e vetëm të asaj periudhe, RTK, (për fat të keq, nuk më kujtohet saktësisht muaji dhe data e saktë, por ajo intervistë kam bindjen se mund të gjendet në arkivin televizionit), midis të tjerave pat thënë:

“Ne e kemi pas krijuar partinë tonë para më shumë se 12-13 vjetësh, e cila më pas u emërtua Drejtoria Politike e UÇK-së dhe aktualisht është udhëheqja aktuale e PDK-së.”

Bazuar në këtë deklaratë të z. Fatmir Limaj, unë Murat Jashari nga Orizare e Kumanovës (Vëllai i Ismet Jasharit – Komandant Kumanova) publikisht dua t’i parashtroj disa pyetje që kanë të bëjnë me “partinë e tij të krijuar para 12 – 13 vjetësh” (1988 – 90) dhe shumë çështje të tjera që lidhen me përgatitjet për luftën tonë çlirimtare.

Z.Fatmir Limaj,  

Pasi që vëllai i dy vëllezërve të tjerë (i imi dhe i Xhemalit) Ismet Jashari ka qenë bashkëluftëtari yt, e që e kishit pagëzuar Komandant Kumanova, ku bashkëluftëtarët e tij dhe popullata na kanë treguar se me nderë e respekt kishte mbajtur atë emër emblematik, me pëlqimin e vëllait të madh Xhemali, (se baba na ka vdekur kaherë – rahmet pastë), deri më sot kam respektuar traditën familjare e kombëtare, ndërsa me këtë rast në emër të të gjithë veteranëve dhe veprimtarëve të LPK-së, në Mërgatë e hapësirën shqiptare, po t’i parashtrojë një sërë pyetjesh të shkurtra, të thata e të njoma. Të gjitha me ngjyrën e gjakut tonë!

Tani Fatmir Limaj, nën përcjellje të policisë

Deri dje Ish-komandant ''Çeliku'', Fatmir Limaj shkonte pa përcjellje sepse ishte në mesin e popullit të tij, të cilët me vëllain tënde komandant ''Kumanova'', gëzonin respekt, tani as ne po as Fatmir Limajt nuk i kishte shkuar mendja se do të vie koha që do rrezikohet mu nga kjo familje kombëtare, që biri i tyre ish-komandant ''Kumanova'', luftoi krah për krah me djemtë e vashat e Kosovës dhe ra në altarin e Lirisë për mos të vdekur kurrë, por ja tani rreziku i tij vije pikërisht nga ju, Murat Jashari, vëllai i dëshmorit të kombit, Ismet Jasharit, bashkëluftëtarit më të afërt dhe më të ngushtit Fatmir Limajt. Lapideri i të cilit është vendosur mu në tokat e fshatit Bllacë, komuna e Therandës, ish-Suhareka, po nga vije edhe autori i këti shkrimi dhe disa herë kam pas rastin të takohemi me Ismetin...

I ke punët ''llugë'' siç thotë populli, atje në Kumanovë, për Kosovë, shtetasit e Kosova i dalin zot Kosovës

Pos pesë truprojave, Kryeministrin Isa Mustafa e ruajnë edhe pjesëtarë të Njësisë Special

Policia e Kosovës e ka rritur nivelin e sigurisë për udhëheqësit e Shtetit pas paralajmërimeve se një organizatë kishte planifikuar likuidimin e tyre.

Kështu, Kryeministri Isa Mustafa përpos pesë truprojave që e përcjellin, afër tij, kanë qëndruar edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale.

Gjatë një vizite në Rahovec, Kryeministri është përcjellë hap pas hapi, nga i gjithë pjesëtarët e mbrojtjes së afërt dhe ata të Njësisë Speciale.

Po me duke kjo është e tepërt dhe kamë dyshimin se po te ishte gjallë, vëllai i juaj Ismeti do çuditet me veprimet e juaja, sidomos ndaj Fatmir Limajt, por edhe gjithë tjerëve.

Shqiptarët duhet të mbledhim mend dhe kurrë mos të ngrehim gishtin e krimit ndaj njëri tjetrit, por të shtrijmë dorën e pajtimit dhe ta çojmë përpara Kosovën dhe shqiptarinë !

''Ky grup i takon atyre te pa ndjenja, ku ter ditën e urrejnë ter boten e ne mbrëmje e urrejnë edhe vetveten. 'Anëtarët e këtij grupi apo syri i dreqit s’kanë ne shpirt mirëqenie, vetëm urrejtje. Jeta me urrejtje është ferr për se gjalli...Mos qoftë as armiku ne lëkurën e tyre thotë një proverb popullor..'' Koment i një komentuesi...

“Janë pasuruar dhe asgjë nuk kanë bë për popull, do të hakmerrem ndaj atyre që në emër të luftërave çlirimtare në emër të gjakut të dëshmorëve të invalidëve të luftës që iu kullojnë gjak ende gjymtyrët e tyre, në emër të luftëtarëve të lirisë që kanë mbet rrugëve do të hakmerrem. Do të vriten o vllazni”, dëgjohet duke thënë vetë ju në incizimin në fjalë.

Këtë që e ke dokumentuar në incizimin e një video që tani po qarkullon në tërë anët, nuk ishte gabim, por jo në këtë formë siç keni vepruar ju z.Jashari, e qa më thjeshtë rasti i avokatit Azem Vllasit i takon kohës së komunizmit dhe ka pas burra mbi burra edhe në atë kohë, bile edhe më patriotë por Azemin e kanë lë rehat, e si ne tani të veprojmë kur ende nuk e kemi dëshmuar veten se jemi ma patriotë se ta.

''Pasi që vëllai i dy vëllezërve të tjerë (i imi dhe i Xhemalit) Ismet Jashari ka qenë bashkëluftëtari yt, e që e kishit pagëzuar Komandant Kumanova, ku bashkëluftëtarët e tij dhe popullata na kanë treguar se me nderë e respekt kishte mbajtur atë emër emblematik, me pëlqimin e vëllait të madh Xhemali, (se baba na ka vdekur kaherë – rahmet pastë), deri më sot kam respektuar traditën familjare e kombëtare, ndërsa me këtë rast në emër të të gjithë veteranëve dhe veprimtarëve të LPK-së, në Mërgatë e hapësirën shqiptare, po t’i parashtrojë një sërë pyetjesh të shkurtra, të thata e të njoma. 

Të gjitha me ngjyrën e gjakut tonë!'' Kështu i ke shkruar njërën nga pyetjet e juaja, Fatmir Limajt,por a pak tu duk se Fatmir Limaj u përball edhe me Gjykatën e Hagës edhe pse doli i pafajshëm, ju vu në barrë edhe rasti ‘’Kleqka'',tani edhe rastet tjera ende në gjykata nuk po e lënë rahat e çka tu desh ty më tepër për FATMIR LIMAJN..?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat