Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika!?

Opinione

Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika!?

Nga: Dr.Sc.Nijazi Halili Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:27
Dr.Sc.Nijazi Halili

Lufta e Parë Botërore nuk ka filluar për shkak se shtetet shkelën traktatet, por sepse ato zbatuan ato traktate të vjetra në mënyrë shumë rigoroze.

Shkaktarë të armiqësive në luftën e parë (ballkanike), shkruan raporti i Komisionit Ndërkombëtar, kishin qenë vetë sllavët e Ballkanit, jo vetëm me shkeljet që u kishin b?r? ligjeve nd?rkomb?tare por edhe marrëveshjeve të ndryshme që kishin nënshkruar me njëri tjetrin…

Leo Freundlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “Egërsisht dhe në mënyrën më antinjerëzore që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, kriminuan barbarizma që nuk kanë të përshkruar. Me dhjetëra mijë burra të paarmatosur të therur, gra të përdhunuara, pleq e fëmijë të mbytur, me qindra fshatra të djegur të rrafshuar për tokë. Megjithatë Evropa edhe sot vazhdon të heshtë”.

I cilësuar si “bela epoka”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptarë katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare, sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët i‘u vunë punës duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: 1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.

Autori: Ka thirrjen shkencore, PhD kandidat në shkenca Politike dhe Doktor i Shkencës në fushën e Menaxhimit të  Bisnesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat