Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të botës së sotme shqiptare....!

Opinione

Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të botës së sotme shqiptare....!

Nga: Agron Shabani Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:43
Agron Shabani

U mor vesh se çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, institucionale, politike, kadrovike dhe të tjera në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

Sidomos në jetën ose skenën e përgjithshme politike, partiake, konceptuale ose ideologjike në Kosovë dhe Shqipëri. Ku në vend të përcjjelljes ose studimit të bërzave (bursave), trendëve ose standardëve të larta zhvillimore, konjukturale, ekonomkke, manufakturale, shkencore, industriale, teknologjike dhe të tjera të tregut të gjithëmbarëshë botëror dhe kapitalit: Të të ashtuquajturat lidershipet ose estabilishmentët shtetërore, qeveritare, institucionale ose politike të Prishtinës dhe Tiranës, si duket me tepër janë të interesuara dhe fokusuara në "tregjet" ose "bursat" e ndryshme të drogës, korruspsionit, kontrabandës, krimit të organizuar, prostitucionit, stratifikacionit, klanizimit, abuzimit, uzurpimit, tribalizimit, absolutizimit, fosilizimit, relativizimit,instrumentalizimit dhe monopolizimit të shtetit, pushtetit, pronës (kapitalit) dhe moralit të përgjithëshëm shoqëror ose qytetar. 

Ndaj, në "xhunglën e madhe" të atyre "ligjëve të pashkelura" të mbretërve, perandorëve, sulltanëve, pashallarëve, despotëve ose sundimtarëve të Prishtinës dhe Tiranës, nuk paraqet asgjë të panjohur ose të jashtëzakonshme nëse mbretërit, baronët, bosët ose padrinot e ndryshëm politik ose parapolitik, edhe Fushë Krujën së bashku me fushat, arat ose plantazhët e njohura të grurit, mistrit, rrushit ose pemëve dhe perimëve tjera të Myzeqesë, Elbasanit, Dukagjinit, Anamoravës, Lepencit ose Anadrinit, i kthejnë ose shndërrojnë në kartele ose parcela të kanabisit, kokainës, heroinës ose mariuhanës...!?

Për të mos thënë këtu në diç (diçka) tjetër! (....)

Ndërkohë që edhe jetën ose botën e atjeshme shkencore, akademike, intelektuale, fetare dhe kulturore, si duket vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi, ashpersimi dhe tensionimi permanent i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, farefisnore, tribale, provinciale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të personit ose individit. Dhe, kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Duke menduar në "blloqet" ose "taborrët" e rivalizuara ose antagoniste te sunnitëve, shiitëve, protestantëve, katolikëve, ortodoksëve dhe kështu me radhë të stimuluara dhe finansuara shpesh nga qarqët ose faktorët e jashtëm me prapavi të thellë politike, gjegjësisht, komplotiste, konsiprative, dekonspirativiste e kështu me radhë.

Ndonëse, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë dogmave, mediokritetëve, demagogjive, hipokrizive, blasfemive  ose antivlerave të ndryshme fetare, kulturore, shkencore, profesionale, shtetërore, nacionale, institucionale, funksionale, politike etj. 

Në vazhdim i ashtuquajturi shëmbulli ose "modeli boshnjak":

Edhe përkundër asaj se gjatë luftës së fundit në Bosnje Hercegovinë, serbë i kanë vrarë, djegur dhe masakruar me dhjetëra ose qindra mijëra njerëz ose qytetar boshnjak të komunitetit ose religjionit musliman! Në Gjermani (Perëndim) si dhe në vet Bosnje Hercegovinë, muslimanët boshnjak pjesën më të madhe të kohës e kalojnë me serbët e Millosheviçit, Karaxhiiçit, Mlladiqit etj. Ndërkaq, kroatët e atjeshëm i urrejnë dhe paragjykojnë të të dyja palët. Edhe pala serbe, edhe pala muslimane ose boshnjake të afërta ose kolaboratore me "etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit, radikalizmave të ndryshëm fetar osde kulturor etj. Aty janë edhe njerëzit e fortë të shtetit dhe pushtetit që kanë ndikime, influenca, reflektime ose interferime të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme fetare, kulturore, sociale, materiale, ekonomike, konjukturale,  politike, ideologjike etj. Në rrjetët, rrethet(qarqet), proviniencat ose reminishencat e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët nga vendi dhe bota. Nga Rusia, Serbia, Turqia ose Irani-sidomos.

Ndryshe nga kjo, morali dhe besimi i njohur njerëzorë ose qytetarë së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin ( evolucionin), holistikën, primatologjinë, disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm global ose universal të njerëzve, popujve, feve ( religjioneve)  ose kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike", kanë bërë që njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit të ndjehen sa me të afërt dhe sekularë me njeri tjetrin. Pa dallim race, ngjyre, gjuhe, gjine, etnie, populli, kombi, shteti ose përkatësie të tyre fetare (religjioze), kulturore, konceptuale, ideologjike etj.  Duke e vërë theksin në rolin ,ndikimin dhe faktorin e njohur moral ,shpirtërorë , emocional, simbolik, determinant, rekonstruktivë, reflektivë ose paradigmatik të religjionit të njohur integral ose integrativë. Respektivisht, religjionit kognitivë, religjionit humanitar dhe atij integral ose pozitivistë në procesët e njohura të paqes, stabilitetit, bashkëjetesës, koekzistences dhe harmonisë së preferuar fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe kështu me radhë. Në çështjet e njohura fetare dhe kulturore të shqiptarëve- sidoms. 

Se këndejmi, të udhëhequr dhe udhërrefyer nga maksima (formula), psikologjia dhe filozofia e njohur reflektive, humaniste, integrale dhe pozitiviste sipas të të cilave çdo fe ose besim i njohur fetarë ose religjioz, e ngritë, projekton, përforcon, ravijezon, konturon, eksploron, konvencionalizon dhe avanson besimin, respektin, përkushtimin dhe rregullimin e përgjithshëm shtetërorë, shoqërorë (qytetarë), nacional dhe politik në vendët ose shoqëritë e tyre përkatëse ose respektive. Përkatësisht, paqen, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkëjetesën, koekzistencën ose harmoninë e preferuar fetare dhe kulturore ose njerëzore (qytetare) në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura individuale dhe kolektive në kontekstin e lartëpërmendur global dhe universal: Klerikët , misionarët ose udhëheqësit e njohur fetarë ose religjoz të shqiptarët (qofshin ata priftërinjë, famulltar, kardinal, hoxhallarë, imam të ndryshëm, shejhlerë, dervishë etj.): Në radhë të parë duhet mbjellur, kultivuar dhe avansuar respektiin, mirëkuptimin, atdhedashurinë dhe harmoninë e preferuar fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike tek njerëzit ose besimtarët e tyre gjithandej pa asnjë dallim. Respektin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin e njohur esencial ose substancial ndaj kombit dhe atdheut. Duke ngritur, krjiuar dhe projektuar kështu fusha dhe hapësira të mjaftueshme shpirtërore, emocionale, fetare, kulturore, sakramentale, transcendentale, ontologjike, metafizike, gneseologjike, epistemologjike, etike, metaestetike, psikologjike dhe të tjera në kontekstin e lartëpërmendur të besimëve ose religjionëve të njohura reflektive, humane, integrale dhe pozitiviste të shqiptarëve dhe të tjerëve. Pa u vërbuar as infektuar kurrë nga çështjët ose aspektët e ndryshme dogamtike, reaksionare, anakronike ose demagogjike që nuk i përkasin natyrës dhe karakterit të njohur fetarë ose sociokulturorë. Aq me pak religjionëve të lartëpërmendura integrale, humanitare, intrinznike, kognitive, pozitiviste etj. Duke qenë të bindur se asnjë fe, kulturë ose religjion i mundshëm njerëzorë ose qytetar në këtë botë, nuk është një proces i përfunduar, i përkryer , i rafinuar ose final në të gjitha segmentët ose drejtimët e mundshme. Jo. Por, gjithmonë mund të këtë fusha dhe hapësira të mjaftueshme për rritje, zhvillime, përsosje, përmirësime ose përparime të ndryshme. Respektivisht, për bashkëpunim, koperim, harmoni, koekzistencë, mirëkuptim, dialog, kompromis ose konsenzus të përgjithshëm fetarë, kulturorë, politik, konceptual,ideologjik etj.

Religjioni Integral ose Integrativë pra: në radhë të parë e ka për qëllim paraqitjen ose prezantimin e globalitetit ose  universalitetit të përgjithshëm fetarë ose kulturorë në individualitetit. Gjegjësisht, të individualitetit në globabalitet ose universalitet. Duke menduar në "fenomenologjinë e shpirtit" dhe "metafizikën e moralit" si dhe në "substancialitetin antikë " dhe "subjektivitetin modern" ose bashkohorë në funksion të të gjitha fetë ose religjionet e mundshme njerëzore ose qytetare kudo në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat