Me Serbinë shqiptarët duhet ndërtuar mure

Opinione

Me Serbinë shqiptarët duhet ndërtuar mure

Nga: Ragipi Guraziu Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:55
Ragipi Guraziu

Këto ditë u publikuar një shkrim në mediume e Kosovës se rreziku i shqiptarëve është aleanca Rusi Turqi nga Gazsjellsi Rusi Turqi Greqi. Pas dështimit të Gazsjellsit Rusi Bullgari Serbi që refuzoi Bullgaria të kaloi Gazsjellsi rus në teritorin Bullgar Rusia u detyrue që Gazsjellsi të kaloi nëper Turqi Greqi dhe pastaj të kaloi ose Maqedoni ose SHqipëri. Mendoi se Shqipëria nuk do ta lejoi gazsjellsin e Rusiës të kaloi në teritorin shqiptarë edhe pse Turqia i ka premtue Putinit se në fundë shqiptaret do te pranojnë.

Për Turqinë ka fol ''Ramë Bllaca'', në parlamentin e Beogradit në vitin 1937, që i kushtoi me jetë...Ramë Bllaca, përmendore që u qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë.Tërë jetën u mundua që Kosova mos të zbrazet nga shqiptarët...

Në  vit(1937),gjatë zhvillimeve të punive të parlamentit,qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar Traktratin që bënte fjalë për shpërnguljen e shqipatrëve për Turqi,(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti Jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi,trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.

Në bazë të dokumenteve  të kohës,por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli,këtu në parlamentin Jugosllav u demonstrua  në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës. Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë;’’JO!’’- tha Ramë Bllaca dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve.’’Jemi në tokën tonë,në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit,aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë, në Bllacë, populli ia kishte ngrit këngën.

Ky Ramë Bllaca shka ka thanë- Hiq imza nuk muj me dhanë- shqiptarët në Turki nuk mujnë me shku- Pesëqind vjet me ta kem liftue….. Dhe po këtë ditë serbosllavët ja mbaruan kurthin Ramës dhe e ekzekutuan në hyrje të Bllacë, komuna e Therandës,ish-Sukareka.

Ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe,u vra pabesisht nga serbët.

Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra kjo është arsyeja se Bllaca, fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare, gjithmonë ka dalë fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi, për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar, që po kjo Evropë që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pikë e pesë, tani do të duhej ta ndryshojë pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb.

 Planet serbe kundër shqiptarëve, kanë filluar ndaj kohërave të më hershsme dhe po vazhdojnë edhe tani,pështim për shqipatrët, Muri i Berlini me sllavët e Karpateve, Serbinë...

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t’u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz ,për të marrë një vizë për në Turqi,shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre.

Në këtë vit(1937), gjatë zhvillimeve të punive të parlamentit,qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti Jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve  të kohës,por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli,këtu në parlamentin Jugosllav u demonstrua  në mënyrën më të shkëlqyer trimëria,patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës.

Ai votoi kundër këtij trakti, duke bërë një argument bindës pse e kundërshtonte. Por kur i japin dokumentin për ta nënshkruar, Ramë Bllaca brof në këmbë;’’JO!’’-tha Ramë Bllaca,dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve.’’Jemi në tokën tonë,në të drejtën tonë.

Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak…’’ Dhe mbase pa mbërritur Ramë Bllaca në Kosovë,në Bllacë,populli ia kishte ngrit këngën;Ky Ramë Bllaca shka ka thanë-Hiq imza nuk muj me dhanë-Shqiptarët në Turki nuk mujnë me shku-Pesëqind vjet me ta kem liftue…..

 Akti i grisjes së traktatit serbo-turk në parlamentin Jugosllav Ramës i kushtoi me jetë

Deri në fundvitin 1936, Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t’u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendosë në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve,kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit,në Podrime dhe në Fushë Kosovë.

Ndërsa në fshatrat e Suharekës,që ishin me tokë jo të paktë,,u vëndosë. Mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë,si fshat më i madh që ishte,dhe në fshatrat përreth,u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë, (që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër. Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918,e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi,reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbëve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësimin  të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve.

Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve. Se ndryshe s’do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan pas luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pas qenë trojet e tyre.

Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral i luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Është nga ato gjeneral që atë që s’e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij….Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin Jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve. Po atë ditë,që grisi dokumentin që i kushtoi me jetë, viti 1937, UDB-ja Jugosllave, në orët e mbrëmjes  së asaj dite kishte planifikuar vrasjen e tij dhe mu në hyrje të fshatit të lindjes së tij, Bllaca, fshat i komunës së Suharekës,tani Theranda,vritet në pusi Ramë Bllaca, por JO edhe ideali i tij patriotik kombëtar.

Ky akt e lartësoi Ramë Bllacën aq shumë sa u bë legjendë për shqiptarët. Aq qëndrestare  sa u bë Kulla e Ramës, po aq qëndrestar u bë edhe vetë Rama, dhe te dy bashkë,ai dhe Kulla e tij, ia thyen hovin shpërnguljes masive të shqiptarëve. Por, në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, e kishte krah të djathtë,deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën. Por sot nëse me të vërtetë jemi shqiptarë dhe kemi kombin tonë, atëherë edhe Ramë Bllacës t’i jemi mirënjohës. Çdo shqiptar,gjithë Kosova,gjithë Shqipëria i gjithë kombi ynë,duhet t’i themi me zë të lartë e gojën plot; FALEMINDERIT O RAMË BLLACA!

Me Serbinë na rahatojnë vetëm muret e ndarjes?!

Jo me fajin tonë por të atyre që shqipatarët që më shekuj donin t'i fshinin nga kjo botë. Shkaktare e te gjithave krimeve në ish-Republikat e Jugosllavise,i ka bërë Serbia,sidomos në Kosovë ekzistojë mijëra dëshmi,dhe nuk po mendojë më se ne do bashkpunojmë me sllavët e Serbisë të ardhur nga Korpatet,dhe po e destabilizojnë shtetin e ri të Kosovës,Be-ja dhe e gjithë bota i kanë mshel sytë ndaj këtyre rasteve dhe ende nuk po merr denime Serbia per gjitha këto krime që ka bërë ndaj popujve të tjer të ish-Republikave  Jugosllave e sidomos në Kosovë.

Serbia kurrë nuk ka pasur prona serbe në Kosovës, dhe as që do të ketë..

E dëshmonë edhe koha fashiste e shoveniste serbe me shekuj, tragjeditë që ju ka krijuar shqipatrveqë nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet.Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqipatrët, dhe mos reagonin UÇK-ja,Amerika dhe aleatët e saj ma në fundë u desh të intervenoj edhe NATO, se përndryshe, Kosova kishte ra në duart e Serbisë, dhe kjo ishte diç trondise siç qe e mundur që dikush ti mshel syt ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë.

''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoj në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Millosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''.

Sa do që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptarë, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane.

Kosova ndër popujt më pro-amerikan në rajon

Këtë e ka dëshmuar edhe  ministri i Punëve të Jashtme, z.Enver Hoxhaj, ku ka takuar kongresmenin Paul Cook, dhe senatorin e mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me ShBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

''Hoxhaj i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes Kosovës dhe ShBA-së, ndërsa ka thënë se Kosova mbetet ndër popujt më pro-amerikan në rajon''.

“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon”, ka thënë Hoxhaj.

Këto ditë u publikuar një shkrim në mediume kosovare se;rreziku i shqiptarve është aleanca Rusi Turqi nga Gazsjellsi Rusi Turqi Greqi , Pas dështimit të Gazsjellsit Rusi Bullgari Serbi që rrefuzoi Bullgaria të kaloi Gazsjellsi rus në teritorin Bullgar Rusia u detyrue që Gazsjellsi të kaloi nëper Turqi Greqi dhe pastaj të kaloi ose Maqedoni ose SHqipëri. Mendoi se Shqipëria nuk do ta lejoi gazsjellsin e Rusiës të kaloi në teritorin shqiptarë edhe pse Turqia i ka premtue Putinit se në fundë shqiptaret do te pranojnë.

Ramë Bllaca,ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe,u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra kjo është arsyeja se Bllaca,fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare,gjithmonë ka dalë fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi,për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar,që po kjo Evropë që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pikë e pesë, tani do të duhej ta ndryshojë pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat