Sllavët kanë hallin e identiteti, platforma shqiptare barazinë!

Opinione

Sllavët kanë hallin e identiteti, platforma shqiptare barazinë!

Nga: Qemal Musliu Më: 22 mars 2017 Në ora: 21:55
Qemal Musliu

Bashkëqytetarët e shqiptarëve që thirren si “shumicë” në Maqedoni, kanë hallin dhe krizën e IDENTITETIT edhe atë: nacional, fetar e gjuhësor. Për atë bëjnë tollovira të llojit të vetë, me fyerje nga më ndryshme ndaj popullit shqiptarë, duke akuzuar Platforma Shqiptare, e cila nuk ka brengën e identitet, por BARAZIN e plotë me popullin sllav, të vetëquajtur: maqedonas. Barazia nacionale është civilizuese në hap me botën e qytetëruar dhe asgjë më tepër. Me popullin shqiptarë mundet ta zgjidhin këtë halë, i cili është “kafshatë” që s`kapërdihet, por në rrafshin e barazisë dhe të paqes mundet gjithçka me reflektim pozitiv!

Përveç kësaj krize, fajtorët qeverisës bashkë me disa të tjerë janë, kanë brengën, për të bëmat e pa ligjshme si: korrupsionin, burgosje dhe montim veprash të natyrës penalo juridike, të cilat në vete bartin përgjegjësi penale juridike dhe si të tilla, nuk shpëtojnë autorët pa burg. Epiqendra e të gjitha këtyre denigrimeve, është tentimi për bërë një “termet” me shkallë të lartë qytetare, i ngjashëm me tërmetin e vitit 1963, i cili ishte nga fuqia natyrore, kurse sot nga disa qytetarë të manipuluar. Këta të fundit, për ironi të kohës thirren turpshëm për një Maqedoni unike, ndërsa ata vetë duan ndarje. Protestuesit bërtasin, duke i fyer, e futën fitilin e urrejtjes, ndërnacionale rrugëve në Shkup. Këta protestuesit mbajnë pankarta të ndryshme, madje edhe të turpshme si: “vdekje Shqiptareve (Smrt za shiptari), “dhoma gazi për shqiptarët”; “shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë” et. etj. Këto turpe i ngjajnë periudhave të errëta, që botën perëndimore janë të harruara. Prandaj, të ulen në tokën e bukës, ku me shekuj, po jetojnë në këtë vend, mos ta përbuzin, se nga kjo tokë ILIRE, ushqehen sot të gjitha shtetet që sot quhen shtetet e, Ballkanit.

Sot, sllavët në Maqedoni, vetëm të barabartë, me popullin shqiptarë - popull autokton, do të jenë aty ku kanë synim ata vetë, ndryshe nuk do të jenë as përafërt me të sotmen dhe pa të nesërme me perspektivë.

Ai që fletë sipas fakteve reale shkencore historike, nuk shpif e as nuk zbulon asgjë të re, por vetëm shërbehet me të dhënat reale historike, qoftë e largët, apo e afërt. Se, në regjistrimin e para 100, viteve, thotë z. Ziadin Sela, nuk ka asnjë të deklaruar, me emrin nacional: maqedonas. Dhe se, sllavët filluan të vinë në gadishullin ILIRIK, diku në shek. VI-VII-të Erës së Re.

Ne si komb, bëmë  gabim të pa falshëm, që i a kthim “shpinën” shumë fakteve dhe monumenteve historike, kulturore, fetare dhe troje të tëra, i lamë mu ashtu si deshtën pushtuesit, sikur të mos kishim asnjë, historian, asnjë akademik dhe asnjë intelektual, edhe pse ishim trashëgimtarë: Pellazgo-Iliro-Shqiptarë.

Është e pa pranueshme, e pa kuptimtë dhe madje edhe e dhimbshme që, as në këtë kohë, Institucionet shqiptare, dhe subjektet politike në Tiranë e Prishtinë, nuk e kanë dertin e kombit, e as të votuesit që i përfaqësojnë, por turrin e kanë si të zënë institucionit, dhe pozitat, për të i realizuar interesat individuale dhe ato partiake të ngushta, duke e harrua gati gjysmën e popullit jashtë dy shteteve, dhe të më shumë të trojeve autoktone shqiptare. Për këtë rast më tepër na habitë Dardani (Kosova) që deri dje ishin si e dimë. Subjektet të dy shteteve, partitë pozitë – opozitë, janë bërë si është më zi, si të jenë me nacionalitete të ndryshëm dhe asnjëri me tjetrin nuk gjejnë një “gjuhë” të përbashkët, por duke harxhuar energji e urrejtje me reflektim negativ, që kjo grindje ka ndikim negativ në zhvillim ekonomiko-shoqërorë dhe në zbrazjen e trungut të origjinës nga RINIA. Sa për realizimin e aspiratave kombëtare nuk “ka vend” të mendohet më kësi zhvillime !!!

Institucionet shqiptare kudo në trojet autoktone, të kthjellen dhe të marrin vendim, komfor fakteve reale pozitive qe edhe ne, si Kombi Shqiptarë, të flasim institucionalisht me gjuhën e shkencës reale dhe të mbështetur vetëm në  fakte shkencor, të njohura në botën demokratike, pa asnjë shtrembërim, pa i hyrë askujt në hak dhe pa e shtrembëruar historinë nacionale të askujt. Të thirren trojet me emrat autokton si: ILIRIDA, (FYROM, Maqedoni), DARDANIA (Kosova) apo vetëm me emrin e natyrshëm: SHQIPËRIA

Rilindësit tanë të dritur, si trashëgim na lanë amanet rrugën kah bota: Perëndimore. Që i bënë thirrje edhe Zotit, se: “Dielli Lindë atje ku Perëndon”, për Kombin Shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat