"IK, më mirë shpëto kokën"

Opinione

"IK, më mirë shpëto kokën"

Nga: Haki Bunjaku Më: 23 mars 2017 Në ora: 07:19
Haki Bunjaku

Titull i huazuar nga përshkrimi rrënqethës i gazetarës gjermane, Renate Flottau për kohën e marrjes peng të Dr.Ibrahim Rugova nga Millosheviqi, më 31 mars dhe më 6 prill 1999.Gazetarja gjermane mbeti peng bashkë me Ibrahim Rugovën dhe familjen e tij në shtëpinë e presidentit Rugova në Velani, ku janë sendviçet në mesokatin nga policët posht e lart

Kur përvidhet mes gazetarëve tjerë e del nga rrethi, në hotel Grand ku banonte, kërkon veturën dhe veglat për gazetari, një mik e këshillon:-Ik,më mirë shpëto kokën!

Presidenti I.Rugova me 17 anëtarë familje mbetët edhe më tutje në arrest,apo si i thonë,në burg shtëpiak.Millosheviqi prapë kërkon në Beograd për ta maltretuar ende psiqikisht me lojërat politike.

Qëllimi ishte që ta thej moralisht e ta dobësoi dhe botën haptas ta gënjej se janë në pajtim për të vazhduar politikën me bisedime, ndërsa NATO „duhet“ të ndërpres bombartimet.

Kishte për qëllim që ta armiqësoi me UÇK-n, mbi të cilën presidenti I.Rugova pohonte se është komandant i të gjithëve, por edhe i UÇK-së.

Çështje tjetër ishte synimi që ta paraqes si tradhtar e t`ia largoi popullin.

I.Rugova tip karizmatik, i lodhur, i butë në sjellje, trim dhe kurrë i pandryshueshëm. Ai kishte vu përpara idealin e çlirimit. Kishte krijuar lirinë e brendshme, prandaj me guxim ecte përpara dhe ishte shndërruar në një pishë që digjej për ne.

Në çdo intervistë gjermanofone dhe të tjera,por edhe në bisedë me burrështetas përsëriste të njëjtë: VEÇ PAVARËSI E ASGJË MË PAK!

-Kosova shtet i pavarur dhe neutral; i hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë.

Në fillim nën protektoratin civil ndërkombëta, me kohë të caktuar prej tre vjetësh;që brenda kësaj kohe tranzite të bëjë Kushtetutën, policinë, ushtrinë e gjyqësinë dhe të vazhdojë me vetëqeverisje!

17 vetë në një dhomë, ku s'guxon të dëgjohen lëvizje, as zëra. Nga vdekja i ndan vetëm një qime floku.

Nervoza dhe frika i plandosin keq.

Dr.Ibrahim Rugova ndjehet keq dhe i sfilitur.

Me urdhër të Millosheviqit duhet të shkojë në Beograd për "bisedime" që ta përmbush dinakërinë politike të Millosheviqit, ku duhet të aktrojë e të qeshet dhunisht para kamerave për ta pa bota se po pajtohet për të vazhduar bisedimet politike dhe se NATO duhet „ndërprerë bombardimet.

Perëndimi e kupton lojën e dhunëshme të Millosheviqit,ndërsa LPK-istët e Kosovës dhe të Shqipërisë (enverostalinistët e të dy anëve) këte pengmarrie të presidentit Ibrahim Rugova e marrin si taxhi për ta sulmuar e denigruar presidentin.

Populli është dëbuar drejt Maqedonisë dhe prej aty një pjesë kanë marrë rrugën e Perëndimit. Këte I.Rugova e përjeton me dhimbje të thellë, por është i penguar që të veprojë.Thotë me plot dhimbje:

Jam president pa popull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat