Presidenti Dr. I Rugova thotë:-NATO është armata jonë private.
I pyetur sa do të qëndrojë NATO në Kosovë?
Përgjigja:
Përgjithmonë,sepse edhe ne një ditë do të jemi pjesë e NATO-s
-A keni frikë?
I.Rugova: “Do të doja të shihja një njeri që është indifferent ndaj këtyre kërcënimeve.Por,si politikan duhet të pranosh këte rrezik. Vrasja e fundit ishte drejtuar direkt kundër zyrës sime dhe kundër meje”.
-Normal se ky është një ogur i zi për zgjedhjet e ardhshme. Këto grupe kanë për qëllim që përmes akteve ekstreme të dhunës të pengojnë zgjedhjet.
Ndonëse këtu janë implikuar njerëz të caktuar nga SHIK-u I UÇK-së,I.Rugova si inteligjent dhe njeri i luftës me mjete paqësore, nuk nominon askënd, sepse duhet ta ruaj potencialin popull, duke e shmangur luftën civile.
Këto ekstremitete të dhunës janë yshtur nga renegati e tradhtari akademik,Rexhep Qosja,që në prapaskenë është mjaft i rrezikshëm.
Është, siqë thuhet,nëna e qenit.
Shumë vrasje janë krye me ndërsymjen e Qosjes. Nërsa, Adem Demaçi, si paranoik me atë qëndrimin shalltapallta,ua ka mbajt isonë ekstremistëve kundër presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Edhe njëri edhe tjetri halë në sy e patën Dr.Ibrahim Rugovën,nga shkaku i gjelozisë,që e lakmonin për guximin,mençurinë e sukseset.
Një ilustrim:
Në një të pame,kur duelëm me u mbath e me shkue nëpër shtëpia,një barkmadh nuk mund u lakonte me u mbath dhe i kishte penguar të tjerët,pasiqë ishte i pari dhe e kishte zën derën.
Po thotë:-Allah ndihmo!Njëri që ishte pranë i tha,mbathu se Allahu ka punë me të mençura.
Demaçi me Qosjen mbetën në delirium,ndërsa Dr.Ibrahim Rugova nuk ua varrte dhe nuk merrej fare me ta; e që prapë vie në shprehje RREFUZIMI ESTETIK.
UÇK-në në instancat ndërkombëtare e mbrojti më shumë se do të mbrohej vetë UÇK-ja.
Kur e pyesnin për UÇK-në,thoshte djemt jan frustruar nga kërrcënimet dhe nga shtetrrethimi, prandaj veprojnë në vetëmbrojtje dhe,normalisht që çdo gjë nuk mund të kontrollohet.
UÇK-ja u themelue karshi situatës në robëri e nga terrori sërbofashist.
Unë e konsideroj vetën komandat të UÇK-së dhe i të gjithëve!
Situata nuk na lejon të kemi fërkime e përçarje armiqësore mes vete.
Presidenti në vazhdimësi mbronte idealin e patundur për shtet të pavarur,të cilin e realizoi,por vetë,fatkeqësisht, nuk e priti.