E mira është në varësi të shkollës

Opinione

E mira është në varësi të shkollës

Nga: Sabit Abdyli Më: 24 mars 2017 Në ora: 07:16
Sabit Abdyli

Dy profesione të dobishme për shtetin  dhe njerëzimin në përgjithësi janë profesioni i mësuesit e mjekut.  Kush ka mësuesit e mirë ka edhe ardhmërinë e mirë. Kush ka mjekët (kujdesin mjekësor) e mirë ka ardhmërinë e shëndosh. Shtetit i duhet rini  e ditur dhe e shëndosh.

Investimet në këto dy profesione i paguhen shoqërisë më shumë se gjithçka tjetër. Fjala është këtu për mësues e mjekë të përgjegjshëm me moral, punëtor, të pakorruptueshëm e të përgatitur profesionalisht.  

Shtetet e përparuara me kohë kanë vërejtur këtë dhe në këto profesione kanë përqendruar forcat, duke  arritur kështu të jenë me të përparuara në të gjitha  fushat e jetës: ekonomi, kulturë, siguri dhe menaxhim të gjithçkaje si është më së miri. Hulli rrugëtimi drejt dritës për brezat e hapë mësuesi e shkolla jote.  

Hullia e  parë e hapur thellë e drejt është garanci e përparimit dhe zhvillimit të shoqërisë e shtetit funksional, është garanci e përgatitjeve të kudrave, si:  politikanë, shkencëtarë, ekonomistë, diplomatë, gjykatës,  ushtarakë, klerikë etj. të mirë dhe me etikë.

Gjatë historisë sonë të largët e të afërt shkollat në gjuhën shqipe ishin të ndaluara, kurse mësuesit e të diturit persekutoheshin, helmoheshin e izoloheshin nga okupatori. Me ndalimin e shkollës ndalonin rritën tonë.  

Gjithçka tjetër edhe mund të lejohej, po shkolla kurrsesi. Kujtoni sa mund, gjak e sakrifica u deshtë të hapen shkollat e para shqipe, sa shumë sakrifica e vuajtjesh u deshtë të mbahet gjallë  shkolla shqipe  në vitet 1990-1999 në Kosovë. Sa shumë trusni e presion i bëhet shkollës shqipe në Iliridë, Kosovë lindore etj.

Pushtetari, intelektuali etj. i mirë është rezultat i punës së mirë të mësuesit në radhë të parë. Pse po ndodh me ne që kemi  kaq shumë mentalitete, diferenca e ndarjesh në politikë e gjetiu. Kjo është rezultat i mos pasjes të një shkolle  tonën me program  të përparuar, larg politikës dhe edukata  në mjedise  e oda të krahinave me  ambicie  për të dominuar  gjithqysh, sipas thënies: I yti mishin ta ha, po eshtnat ti run.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat