Kvijetizmi francez dhe pijetizmi gjerman

Opinione

Kvijetizmi francez dhe pijetizmi gjerman

Nga: Agron Shabani Më: 24 mars 2017 Në ora: 15:03
Agron Shabani

Thuhet se dikund në shekujt 17 dhe 18, në Francë ndodhej në " fuqi" e ashtuquajtura "levizja" ose "organizata e vogël" asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon. E njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e "vërteta" dhe "lavdia e madhe"  mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës! (...).  
Hedonizmi dhe alkimia thonë se nuk kanë kufi. 

Se këndejmi, kvietizmi ose hedonizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me "predikimet" e mesipërme dogmatike, totemike, shamanike ose eshatologjike. Dhe kjo deri me gjykimin e hapur të kvijetizmit të atëhershëm dogmatik dhe mitologjik nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste.

Ndonëse, Antoni Courte asokohe hugenotët do i quante dhe kualifikonte si "mbetje ose mbreturina të shkretëtirës së madhe kishtare ose teologjiike"! 

Ndërkaq, edhe rendi kishtar i Jezuitëve në Francë si dhe në shumicën e vendëve kristiane ose ortodokse, gjatë vitëve 1764 dhe 1773, do njihte ose përjetonte ndalesa, pëngesa, abdikcione ose kundërshtime të fuqishme nga ana e oborrëve të ndryshme fetare, kulturore ose klerikaliste të Francës, Spanjës, Portugalisë etj.

Ndërkohë që mbreti ose perandori i Prusisë, Fridrichu së bashku me mbretëreshën Katarina të Rusisë, asokohe do u ofronin mbrojtje dhe strehim Jezuitëve të përfaqësuar kryesisht nga Franjo Ksaverski dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo deri në vitin 1814, me rastin e abolimit (abolicionit) dhe amnistimit të Jezuitëve në buzëmbremjen e "Kongresit të Vjenës" ose "Aleancës së Shenjë" me 1815.

Se këndejmi, për dallim të kvijetistëve ose kvijetizmit frëng (francez) në Gjermaninë e asokohëshme ishte i përhapur pijetizmi si një rrymë fetare ortodokse ose protestante gjatë vitëve 169O-173O  kur e kishte njohur lulëzimin dhe ndikimin më të fuqishëm në shtetin dhe shoqërinë e atëhershme gjermane dhe më gjërë.

Në fokusin ose agjendën kryesore të mësimëve tdhe predikimëve pijetiste , pos tjerash ishin "religjioni i brendshëm shpirtëror ose emocional" , "lufta për mëshirën, faljen dhe pendesën" si dhe "teria dhe praktika e madhe kishtare ose teologjike" e besimit dhe pijetit të lartë hyjnorë" e njohur asokohe si "Praxis Pjetatis". 

I konceptuar, definiaur, përceptuar dhe anticipuar mbi bazat ose parimet e ndryshme ortodokse ose protestantiste, pijetizmi i mësipërm në Gjermani, në radhë të parë angazhohej për zhdukjen ose eliminimin e dogmave ose aspektëve të ndryshme asketike dhe mitologjike. Gjegjësisht, për rikthimin e kishës shtetërore dhe nacionale në formën ose profilin jozyrtar të një bashkësie dhe levizjeje fetare ose kulturore. 

Ndonëse i ngritur dhe projektuar nga substrati ose materia e mësipërme ortodokse dhe protestantiste ku në vend të trinitetit ose trinisë së njohur kristianiste "In Nomine Sancte et Individue Trinitatis" : Pijetizmi dhe pijetistët preferonin mendimin ose formulën e njohur të Zincendorfit (Zinzendorf) i cili asokohe kishte folur mbi maksimën ose trinitetin e njohur kishtar ose teologjikë: " Në Emër të atit (Zotit), nënës (Shpirtit të Shënjë) dhe qëngjit (Jezu Krishtit)!"

Kjo donë të thotë se edhe përkundej asaj se pijetizmi në esencën ose substancën e tij ishte një levizje kishtare me relikte dhe simbole të ndryshme kristo-centrike ose kristologjike : Në kuader të pijetizmit gjerman kishte edhe simbole, elemente, parime, premisa, reflektime, interferime, implikime dhe simplifikime të ndryshme esksterne ose eksplikative të shumëta protestante, reformiste ose tatyraliste të Martin Lutherit, Martin Bucherit, Jean Calvinit etj. 

"De Jure Belli ac ( De Facto) -Pacis" !

"Der Mensch ist nicht nur eine Summe von Zahlen und Organen, die sich nach mechanischen und physikalischen Gezetzen entwichelt haben und funktionieren, sondern ein lebendiger Ornanismus, in dem alle Körperlichen geistigen und seelischen Fukntionen engsten´s miteinandern verpknüpft, ja in Grunde dasselbe sind. " ( Nga filozofia e pergjithme gjermane mbi njeriun, jeten dhe religjionin. )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat