Krishti në epërsi!

Opinione

Krishti në epërsi!

Nga: Kimete Berisha Më: 24 mars 2017 Në ora: 22:30
Kimete Berisha

Mos me pas shku me falë namazin e xhumasë, i kishin marrë deri tani dhjetëra gola.

Por, Zoti i madh, lojtarët e Kosovës e kanë kërkuar paraprakisht ndihmën e Allahut për t'i dhënë gola Islandës.

Zoti po ju ndihmon lojtarëve sipas mundësive, se ka prioritete tjera, me ushtrinë e me demarkacionin, ama sonte më aktiv dhe më energjik po tregohet Krishti, i cili u ndihmoi islandezëve t'i japin dy gola (sa për fillim).

Krishti është i moderuar dhe s'besoj që shkon sonte në ekstrem me gola.

Ndërsa, Allahu nuk u ndihmoi (deri tani) lojtarëve të Kosovës, shkaku se ata, kur kanë shkuar sot në xhaminë e Shkodrës ishin habitur dhe ishin ulur këmbëkryq. 
Nuk ulet myslimani këmbëkryq në xhami. Ulet, po ku e bën vendin pas këtij 'gabimi', s'e jep asnjë gol!

Mirë është t'i drejtohemi Zotit për gjithçka, ama jo edhe për lojëra. Zoti nuk ka kohë t'i marrë seriozisht lojërat e njerëzve. Zoti merret vetëm me gjëra serioze.

Aq më tepër kur shumica e hoxhallarëve kanë thënë se 'futbolli është haram', e këta shkojnë e provokojnë Zotin me top!

Ndërsa Krishti edhe pse i shenjtë, mbetet njeri, dhe prandaj i merr seriozisht lojërat, dhe prandaj sonte ai po e ndihmon ekipin e tij.

P.S. Dyshoj që shqiptarët mund të jenë futbollistë të mirë, për shkak të antropologjisë, për shkak pra se e kanë prapanicën e madhe, dhe janë dembelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat