Letër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Opinione

Letër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 mars 2017 Në ora: 07:32
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Partitë poltike(PS-PD)e kanë përgjegjësinë historike dhe kushtetuese për zhvillim ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë,për participim të vlerave tona kombëtare me popujt tjerë në Evropë.Demokracia si vlerë univesale e lirisë, të drejtësisë,të mendimit të lirë dhe për kahet e tregut të lirë në botë, populli shqiptar duhet të rreshtohet me tërë kapitalin e vet njerëzor dhe të resurseve të pasura natyrore për zhvillim dhe përspektivë evropiane.

Pse kaq shumë hasmëri të skajshme,SHSHA në Çikago pyet kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryetarin e PD-së Lulëzim Basha? Pse hasmëri e jo ,,luftë,,të mendimit të lirë (demokratike) të konkurrencës përmes projekteve zhvillimore me pikësynimet kombëtare sot e gjithë ditën.

Jo në rrugë dhe nën çadër Lulzim Basha, por në sallën e Parlamentit Shqiptar në Tiranë, aty ku ligjvënësit (deputetët e popullit)të punojnë bashkarisht për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë e jo vetëm për partinë! Këso kohe,theskon zëshëm SHSHA-ja se në këtë rrafsh duhen të paraqitën organizatat joqeveritare, bota intelektuale,
universitetet, mjetet e informimit, familja shqiptare dhe tërë kombi shqiptar.

Shqipërisë nuk i duhet hasmëria jonë, thekson ndër të tjera SHSHA në Çikago, drejtuar Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat