Mik besnik i popullit shqiptar

Opinione

Mik besnik i popullit shqiptar

Nga: Sali Leka Më: 25 mars 2017 Në ora: 10:07
Sali Leka

Ditën e premte me 10 Mars 2017 Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin me z. Sigmar Gabriel ministri i jashtëm i Gjermanisë federale. U takuan, biseduan dhe Sigmar Gabriel tha:

“Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Plani qëndron tashmë në tavolinë. Unë dua t`ju falenderoj për reformat që tashmë jeni duke i kryer dhe për angazhimin tuaj personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve me vendet fqinje në Ballkan. Në prag të proçeseve zgjedhore e dimë që reformat nuk janë të thjeshta dhe neve në Gjermani këtë e dimë mirë e megjithatë dimë që shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm.

Shqipëria ka mundësinë e madhe historike t`i bashkohet Bashkimit Europian, por, nga ana tjetër, Europa ka mundësinë të bashkëpunojnë me Shqipërinë dhe vendet fqinje të saj, për paqen e stabilitetin dhe për këtë ju jeni një garant“. Këto pesë fjali të dobishme janë pesë thesare të çmuara, për të mirën e popullit shqiptarë. Pesë fjali dashamirëse, paqësore, humaniste, miqësore të Sigmar Gabriel miku besnik gjerman i popullit shqiptar fisnik vigan në Ballkan.

E kam obligim bashkë me shokët e mi i nderuar Sigmar Gabriel ta nis dhe të shkruaj së pari për fjalën e tretë: “Edi Rama unë dua t`ju falenderoj për reformat që tashmë jeni duke i kryer dhe për angazhimin tuaj personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve me vendet fqinje në Ballkan“.

Shumë i nderuar miku ynë i devotshëm Sigmar Gabriel me dituri dhe kulturë me vizion dashamirës për popullin shqiptar. Fjala falenderim o miku ynë i drejtë, i sinqertë, për neve Shqiptarët Atdhetarë të betuar, është e shenjtë, e bekuar, e çmuar më shumë se 200 milion dollarë.

E theksoj fjalën “Atdhetarë të betuar“ se ka edhe shqiptarë që nuk betohen për Atdheun, por e kanë shkretuar, e kanë rrënuar dhe duan ta rrënojnë, ta shkrumbojnë ta bëjnë krunde, blozë, kërdi, bërsi.

E kanë shkretuar që nga viti 1992, nën maskën e antikomunizmit dhe duan ta gremisin dhe bitisin akoma nën maskën e antikanabisit, dhe anti dekriminalizimin e Edi Ramës që mban dhe mbron kriminelët Armando Prenga dhe Elvis Rroshi.

Por si qëndron e vërteta i nderuar Sigmar Gabriel?

E kemi obligim sublim të përgjigjemi ty: Shumë i nderuar, i respektuar miku ynë i admiruar! Armando Prenga dhe Elvis Rroshi nuk janë kriminelë, as kusarë. Nuk kanë vrarë asnjëri, as kanë vjedhur banka, as thesarë. Kriminelë dhe banditë vandalistë janë ata që në vitet 1992-1998, vranë dyqind policë duke mbrojtur rendin dhe popullin. Kriminelë dhe kusaristë zuzaristë janë ata që grabitën i vodhen, pastaj vranë dymijë e pesëqind njerëz, burra, gra e fëmij, në muajt Janar, Shkurt, Mars 1997.

Kriminelë gjakpirës të harbuar, janë ata që mbytën në Karaburun të Vlorës heroike historike 30 djem të ri nga Maqellara e Dibrës besnike, dhe akoma nuk janë kapur, por bëjnë krime të tjera makabre.

Kriminelë mizorë gjakatarë janë ata që me 15 Mars 2008 dogjën të gjallë në zjarrin e predhave në Gërdec të Vorës 26 njerëz burra, gra dhe akoma nuk janë gjykuar si fajtorë, gjynahqarë dhe mëkatarë të pamëshirshëm, por ka tetë vjet që gjykata e Tiranës bën gallatë, i thirr në sallën e gjygjit si dëshmitarë. Si i kanë parë duke u djegur, si i lënguan dhe rënkuan, si kanë qarë dhe vuajtur.

Shumë i nderuar miku besnik Sigmar Gabriel!. Falenderimi juaj për kryeministrin Edi Rama, për qeverinë publike me vota popullore në 23 Qershor 2013. Unë shkrimtari Sali Leka bashkë me shokët e mi, shkrimtarë dhe intelektualë të kulturuar, Atdhetarë të betuar, demokratë të përkushtuar, të angazhuar për drejtësi dhe demokraci, për triumfin e fitores së Vetingut, ty Sigmar Gabriel dhe qeverinë gjermane nuk do të shpërblejmë me dollar, por ju garantojmë, ju betohemi se do tu tregojmë ngjarje të vërteta me fakte konkrete që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë viteve 1992-2013.

Në këto vite që kurrë nuk harrohen, janë vrarë, masakruar dy herë më shumë shqiptarë se sa janë vrarë nga ushtria naziste okupatore në vitet 1943-1944.

E kam obligim Sigmar Gabriel të tregoj episode ngjarje që kanë ndodhur në ato vite të luftës dytë botërore. Fshati im i lindjes me dy male, kodra, lugina dhe katër gryka, qafa gjeografike strategjike, q. Shkoza, q.Kunora, q. Shkulzi, q.Kumllora. Në vjeshtë të vitit 1944, u disllokua reparti i ushtrisë naziste në vendin e quajtur Zallishta e Përroit të Lonfikthit. Dy kilometra larg u disllokua brigada e parë partizane me komandant Mehmet Shehun. Luftime të ashpra u zhvilluan në q. Shkozë, q.Kunorë, q.Shkulzi. Brigada e parë e Mehmet Shehut, doli nga rrethimi, shpëtoi nga asgjesimi por u vranë dy partizanë. Ushtarë nazistë nuk u vranë por në luginën e Shkulzit Hamit Hajdari dhe Veli Dema dëgjuan lëngimin e një ushtari nazist të plagosur rëndë. E morën ushtarin nazist e shtruan e mjekuan në konakun e Nezir Males në lagjen e fshatit afër q. Kunorës.

Komanda naziste dha kushtrimin, të kapen të lidhen djemtë dhe burrat e fshatit. Të pushkatohen këta banditë vandalë barbarë që kanë vrarë dhe groposur ushtarin nazist pa gur varri dhe pa kryqin e Krishtit te koka.

Për dy orë u kapën u lidhën 40 burra. Oficeri nazist tha: Kompania të hapet në formacion luftimi! Të kapen edhe 60 burra të tjerë. Do të vras 100 burra, për gjakun e pastër Arian nazist hitlerian. Hamit Hajdari dinte me folur gjermanisht dhe i tha: Mister Major! Mos i lodh ushtarët. Sot në fshat këta burra janë. Nuk ka të tjerë. Nuk janë fshehur por nuk ndodhen sot. Pushkatoi ditë tjetër. Sot na pushkato neve 40 që jemi, por na liro duart. Mos na vrit me duar të lidhura.

Majori nazist e pyeti i tha: A ka njeri tjetër që din gjermanisht si din ti. Hamiti i tha: Po ka dhe do të vijë. Quhet Guti Leka. Emrin e ka gjerman, i miri, i bukuri, por në shqip del në kuptimin i forti, i drejti. Sakaq u dëgjuan sokullimat e patkojve të kalit të Guti Lekës.

Majori nazist uluriti: Toga e parë shpejt në formacion luftimi. Toga e dytë të forcojë rrethimin. Toga e tretë me armët mbush për zjarr.

Po na vjen komandanti i banditëve vandalë, Guti Leka. Ta grini me mitraloz sharrs dhe kalin do ta vras me duart e mia. Erdhi Guti Leka. Majori nazist shkulmoi, turfulloi: Alt Guti alt. Ty do të vras të parin. Keni emër Arian, flet gjermanisht, por jeni bërë bandit, keni tradhëtuar Adolf Hitlerin. Thuaj fol Guti Leka, për herë të fundit “Hail Hitler”.

Kurse Guti Leka tha: Dyzet djemtë dhe burrat do të vriten duke vallzuar dorë për dore. Mua, Hamit Hajdarin, Veli Demën, Nezir Malen do t`na vrasish dukë kënduar bashkë me ushtarin nazist i plagosur, por jeton shëndoshë e mirë si pëllumbi i bardhë. E mjekon, e ushqen e shëron familja e Nezir Males.

Kur dëgjoi këto fjalë gjermanisht të Guti Lekës, majori nazist zgurdulloi sytë, dha komandën me ovacionin: Kompania mitraliere rreshtoi, djathtas ktheu!

Qëndrim gatitu! Armët në sup! Me parakalim ceremonial për nderimin e Guti Lekës, Hamit Hajdarit, Veli Demës, Nezir Males.

Mbas parakalimit së bashku shkuan në konakun e Nezir Males. Majori nazist u mahnit, kur pa ushtarin mitralier bashkë me Nezirin si dy vëllezër, në trapëzen e mbushur me kos, qumësht, gjalp, vezë, turshi, mollë, rrush, bostan, fiq dhe tha: Pse nuk e vrisni Guti Leka ushtarin nazist për hakmarrje se u janë vrarë dy partizanë. Guti Leka i tha: Unë kam emër gjerman, por jam shqiptarë etnik fisnik besnik dhe human vigan: Njeriun e plagosur e ka falur Zoti.

E kemi të shenjtë, të bekuar si ëngjell me fytyrë njeriu.  Nuk e vrasim, po e shërojmë e mbrojmë si vllai vllain.

Majori nazist tha: Nuk mund ta mbroni e dikton Mehmet Shehu dhe vjen e vret. Ai është trim i egër i pabesë.

Guti Leka i tha: Mehmet Shehu e ka diktuar, por as ai nuk e vret. Në brigadën e Mehmet Shehut unë kam kushëririn Hajdar Leka partizani trim kreshnik dhe besnik. As ty nuk të vret, por të garanton jetën deri në lug Shkulz kunor dhe shkoz kumllor. Aty e kemi sinurin e fshatit. Sinurin, besën dhe kanunin e maleve, i kemi tre shejtëri të bekuara dhe nuk pranojmë me na i cënuar askush. Majori nazist tha: Kam luftuar në gjashtë vende të Europës, por besa, humanizmi dhe bujaria e shqiptarëve, qenkan të pathyeshme si shkrepat e malit, pastaj majori nazist tha: Kur të mbarojë lufta Guti Leka ejani dhe jetoni në Gjermani. Guti i tha: Emrin Gjerman ma ka uruar vllai i gyshtit Xhovalin Gjin Leka.

Ka emigruar në Gjermani në vitin 1842. Fëmijët e tij, nipërit, mbesat flasin Gjermanisht dhe kanë mbiemrin Gjovalini Albanci. Vllezrit e Xhovalinit në Shqipëri Paulini, gjyshi im, Gjoni, Vuksani kushërinjtë Pali, Marku, Zefi lindën fëmijë dhe i rritën me emra musliman, Paulini i biri Selimi babai im, Gjoni i biri Selmani, Vuksani i biri Limani. Babai im i martuar me dy gra. Unë Guti Leka jam djali i dytë i gruas së dytë. Djali i Parë i gruas së parë doli komit mali antiosman, bashkë me Limanin e Vuksanit, por u vra nga otomanizmi. Kurse Limani emigroi në Rumani. U martua me Rumune Kristiane.

Fëmijët, nipërit, mbesat kanë emra Kristian dhe flasin Rumanisht. Emri im Gjerman i miri i bukuri në shqip më thonë: Guti kaurri, i forti, i drejti dhe ashtu jam: Për të bërë drejtësi. Nuk jam i dobët as frikacak, por nuk jam halabak. E liga, padrejtësia janë mëkat makrabak dhe kundër tyre unë Guti Leka marr hak edhe me gjak. Luftë makabre nuk dua, por kush ma imponon luftën dal ballhapur dhe gjoks zambak.

Europa ka burra shteti me dituri dhe kulturë, por ka edhe strategë ushtarakë dhe bëjnë kërdi katrahurë. Nuk e dinë historinë e Shqipërisë Iliro pellazgjike Ballkanike dhe thonë: Populli shqiptar komb i vogël barbar duhet shtypur, zhdukur dhe vrarë. Por e vërteta është ndryshe.

Kombi shqiptarë është i madh njëzet e pesë milion. Po, po njëzet e pesë milion, por i shpërndarë në njëzet e dy kombe të Europës dhe Amerikës. Janë shpërndarë mbas pushtimit otoman, për të mbajtur emrat Kristian se në Shqipëri i ndaloi me ligj të padrejtë obskurantist otomanizmi monstruozist. Kombi shqiptarë nuk është barbarë pagan, por besimtarë fetarë, i betuar Kristian. Mbas këtyre fjalëve Guti Leka, Hamit Hajdari, Veli Dema, Zyber Sulika, Spahi Sulika, Sadik Hidri, Qamil Hidri, Alush Zela, Ramazan Balla, Ismail Hajdari e përcollën majorin nazist me kompaninë luftarake mitraliere deri në lug Shkulz dhe i thanë: Jeni të garantuar deri në Tiranë. Asnjëri nuk ju cënon kemi lajmëruar miqt dhe dashamirësit dhe shokët besnikë në katundet, Priska, Linza, Farka, Petrela, Berzhita, Sauku, të dilni shëndoshë e mirë. E keni të garantuar jetën edhe në Krujën e Gjergj Kastriotit. Kemi besimtarët tanë të betuar në Tapizë, Qerekë, Nikël, Larushk, Derven, Borizanë, Thumanë, Gjorm, Laç, Mamurras, Milot, dhe nuk do tu prek askush fijen e flokut.

Kur të shkoni në Gjermani mos e gënjeni popullin gjerman por tregoni të drejtën, të vërtetën. U thoni: Nuk ishte forca luftarake e topave dhe tankeve motoriste naziste, që dolëm gjallë nga Shqipëria, por ishte besa humaniste, fetare kristiane e bekuar e popullit shqiptar fisnik vigan eposik model dhe shembull i shkëlqyer historik në gadishullin Ballkanik.

Shumë i nderuar Sigmar Gabriel, këto episode që tregova, kanë ndodhur në vitin 1944, por janë shembull dhe vision edhe për kohën e sotme dekada e dytë e shekullit 21-të.

Prandaj e kemi obligim të falenderojmë Sigmar Gabriel dhe të ftojmë mirësevini në Tiranë dhe në Krujën e Gjergj Kastriotit, Tempulli Hyjnor i Zotit. Kruja madhështore tabani metalik heroik i kombit shqiptar, i sulmuar nga mizorët, dhe fajtorët por i pa nënshtruar. i gënjyer, i mashtruar nga frikacakët dhe alabakët e skremuar, por u ka qëndruar i duruar i fituar.

Në Shqipëri janë djem dhe burra të ditur, të kulturuar, besnikë të betuar, guximtarë dhe vizionarë të admiruar edhe ata që nuk janë shkrimtarë dhe gazetarë, edhe ata që nuk janë me poste dhe funksione partiake dhe qeveritare shtetërore.

Edhe ata djem dhe burra, vajza dhe gra që nuk janë inkuadruar në çadrat qebaptore, Lul Bashore në Bulevardin e Tiranës.

Prandaj ejani Sigmar Gabriel, takohu dhe bisedo me këta djem dhe burra, vajza dhe gra shqiptare demokrate besimtare, humaniste, që nuk llomotisin krunde, nuk mbllacisin skërka në çadrën pedeiste, berishiste, bashiste.

Ju presim i nderuar Sigmar Gabriel me shumë gëzim, vullnet, admirim dhe vitalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat