Vëzhgimi publik me kamera të sigurisë, parandalon kriminalitetin dhe rritë sigurinë

Opinione

Vëzhgimi publik me kamera të sigurisë, parandalon kriminalitetin dhe rritë sigurinë

Nga: Armend Halimi Më: 25 mars 2017 Në ora: 21:47
Armend Halimi

Nevoja e vëzhgimit public nuk është rast specifik vetëm për vendin tonë. Qytete të vendeve të ndryshme të botës aplikojnë një sistem të tillë prej dekadash. Një gjë e tillë është në dobi të sigurisë së përgjithshëme në cdo vend dhe hapsirë, pa marrë parasysh për cilin vend bëhet fjalë.

Megjithatë, vitet e fundit që pasqyrojnë botën me konflikte, sidomos me sulmet e asimetrike apo guerile të terroristëve, ka bërë që edhe qytetet të jenë “fronte luftrash’, ngase, me një sulm nga një grup i vogël, madje edhe një individ, siq edhe tregojnë ngjarjet aktuale nëpër botë, shkakton me dhjetra e qindra viktima, bashkë me dëme të konsiderushëme material në zonat urbane. Jo vetëm këto arsye, por edhe me shumë të tjera me të cilat po përballet bota bashkohore, siq është kriminaliteti i formave të ndryshme në rritje, paraqet nevojën që vëzhgimi publik të jetë strategji e institucioneve të sigurisë në kuadër të atyre për siguri publike.

Vëzhgimi publik me anë të kamerave të sigurisë ka dy anë positive. Në njërën anë paraqet një të mirë në parandalimin e kriminalitetit, ngase, kur kriminelët potencial (të mundshëm) do kenë parasyshë se janë nën vëzhgim, me siguri se do hjekun dorë nga krimet e tyre të planifikuara, por që ana tjetër pozitive vrehet dukshëm edhe në post-krim, apo pasi të jetë kryer një krim, gjë që nga regjistri me anë të kamerave të sigurisë i zonës së caktuar, organet e rendit do të kishin në dispozicion prova dhe fakte mjaftë të rëndësishme mbi kohën, vendin dhe eventualishtë personat kryes, krejt këto falë incizimit të siguruar nga kamerat e sigurisë.

Në këtë drejtim, duhet pranuar se veprimtarit private biznesore, por në vendbanim, ka kohë që kanë ndërmarr një hap të tillë, pra vendosjen e kamerave të sigurisë pikrishtë me qëllim të rritjës së sigurisë së tyre private, përkundër institucioneve shtetrore që një gjë të tillë e kanë koncentruar kryesishtë në objektet institucionale, duke lënë jashtë një vëzhgimi të tillë hapsira të tëra publike, madje shumë të rrezikuara.

Duke qenë se Kosova në tërësi, e në vecanti kryeqyteti ka një qendër relativishtë të vogël të frekuentimit, është e paarsyshëme mos investimi në këtë drejtim, ngase me një investim jo të madhë, e tërë zona urbane do të ishte në vëzhgim permanent. Një nevojë e tillë sigurishtë që vlen për të gjitha qytetet e tjera kosovare, kur kemi parasysh kriminalitetin e vjedhjës dhe grabitjet që kanë shënuar prej kohësh rritje.

Fatmirësishtë, Kosova është në hap me vendet e rajonit, po thuajse edhe me ato të Evropës për sa i përketë veprimtarive të ndryshme private me kapacitet dhe zhvillim të dëshiruar, që në këtë mes hynë edhe veprimtaria e kompanive të ndryshme që ofrojnë siguri private me një sistem të avancuar perendimor. Andaj, me një bashkëpunim publiko-privat, përkatësishtë, kontraktimit të njërës prej këtyre kompanive që ofrojnë shërbime të tilla, sistemi i instalimit të kamerave të sigurisë publike dhe menaxhimit të tyre do ishte fare lehtë e mundur. E themi këtë, ngase, nëse marrim për bazë Londrën, si një metropol me mbi tetë million banor, falë një sistemi të tillë të vëzhgimit publik, me anë të 500.000 kamerave të instaluara, është në vëzhgim cdo i 4 banor i saj. Duhe thënë po ashtu një sqarim, sidomos për kritikët e sistemit të tillë, me preteksin se me një sistem të tillë cenohet privatësia e qytetarëve, e vërteta thotë, se vetë shprehja vëzhgim publik, do të thotë të vëzhgohen zonat publike, njerzit që kanë zgjedhë me dëshirë të jenë ne ato zona, dhe po ashtu që zgjedhin të kryejn veprimet e caktuara në masë, pra, as gjë në privatësi apo pronë private.

(Autori është magjistër i studimeve të sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat