Kokëulur para bukurisë apo kokëlartë para dashurisë....?!

Opinione

Kokëulur para bukurisë apo kokëlartë para dashurisë....?!

Nga: Agron Shabani Më: 25 mars 2017 Në ora: 22:47
Agron Shabani

Thonë se dashuria është një shifër ose ekuacion i madh më shumë të panjohura dhe të papritura të cilës i nevojitët "kodi" ose formula e njohur e zbërthimit ose deshifrimit. 

Kështu që një mëshkull gjithëmonë ëndërron një femër (grua) të përkryer ose perfekte në të fushat ose drejtimet e mundshme. Sidomos një fushën e njohur orale ose erotike ku nuk mjaftojnë vetëm derdhjet e pakontrolluara të dy trupave të etur për daashuri në shtrat. Dhe maq më pak atraksionet e njohura ataraktive dhe inkarnative të gjinisë së bukur ose polit të butë, nëse në esencën ose substancën e tyre ato nuk i përmbajnë edhe kiminë ose biokiminë (bukurinë) e brendshme të mendjes dhe shpirtit. Apo...?! 

Ndërkaq, një femër ose grua e bukur dhe ekselente, gjithashtu kërkon ose ëndërron një mëshkull (burrë) të kompletuar dhe të vërtetë për të ushqyer, kënaqur, mbushur dhe kompletuar njëri tjetrin. Në radhë të parë vetvetën, respektivisht, nëvojat ose kërkesat e njohura ( të përbashkëta) objektive dhe subjektive.

Se këndejmi, estetët dhe sociopsikologët e ndryshëm janë të mendimit se pamja e jashtme ose bukuria në istancë të fundit janë vetëm skicë ose portret i përkohëshëm që e ndryshojnë fytyrën ose pamjen e jashtme të personit ose individit, por jo edhe shpirtin, mendjen (trurin), edukaten, kulturën, moralin dhe karakterin e tij. 

Në të kundërten, mbretër dhe perandor të ndryshëm që nga antika e largët dhe gjer më sot, kanë përmbysur shtete, principata, mbretëri ose perandori të ndryshme, kanë rrënuar tempuj, kështjella, ura ose fortifikata të ndryshme dhe kështu me radhë....Por, kurrë ose asnjëherë nuk ia kanë dalur t´i përmbysin ose rrënojnë "tepujt e brendshëm" në zemrën dhe shpirtin e një gruaje të rënë në dashuri. Në këtë frymë vetëm arti i luftës së bashku me artin ose sekretët e gruas të bëjnë hero ose ushtar të vërtetë. Apo....?!

Thuhet se Napoleon Banaparta askundi nuk e ndjente vetën më të vocërr, se sa para Zhozefinës ose Maria Luizes.

Ndërkaq, Irena e bukur e Bizantit, asokohe nga Konstantinopoja e largët (Stambolli i sotëm) ia bëri të qartë Karlit të Madh- mbretit legjendar të Frankëve dhe Langobardëse i cili ishte më i moshuar se sa ajo, se dashuritë dhe simpatitë e ndryshme nuk njohin kurrër stinë as moshë.

Përderisa Akilit dhe Hektorit nga Troja e Lashtë- Antike, asokohe u kushtoi me jetë bukuria përrallore ose profetike e Elenes ekskluzive dhe tepër ekzotike. 

Ndërkohë që miti ose legjenda e njohur mbi Mark Antonin nga Roma dhe Kleopatren ekstravagante dhe tepër ekzotike nga Egjipti, janë shumë më tepër se sa një histori mitike ose antike ku akterët ose protagonistët e saj kryesor, nuk ia dalin dot të shohin ose përjetojnë fundin e asaj lufte epiko-mitike kundër Jul Cezarit ose Oktaviant.


Po, Romeo dhe Xhulieta dikur në Veronë të Italisë....Mbreti i njohur anglez, Henkriku i VIII-të me oborrtarën e famshme- An Bolyen nga pallati mbretëror i Uindsorëve!....Teofania, Konstanca, Katarina, Maria Antoneta .;

                                                        ( . . . )

U mor vesh se kur është fjala për kontaktët ose takimet e para, mëshktujt zakonisht bëjnë përpjekje maksimale të duken sa më "cool". Gjegjësishtë, sa me të bukur, sa me të edukuar, të kulturuar, te pasur, sensual ose atraktivë dhe ataraktivë në sytë e femrave ose të dashura të tyre. Për kontakte ose takime të ndryshme paramartesore-sidomos.

Ndonëse, sipas një tradite të pashkruar dhe të pathënë asgjëkundi, disa ose shumica e mëshkujve, ndjehen si të thuash të hutuar, të  frikësuar, eksituuar dhe inferior në brendinë ose vetëvetën e tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikofizike-ndaj femrave ose grave të tyre.

Për një jetë martesore ose bashkëshortorë, nuk ka asgjë me të keqe dhe me të rrzikshme se sa frika, dyshimi, paniku, fobia, paranoja, mosbesimi ose keqkuptimi i dyanëshëm (reciprok) ose permanent prej të cilave lindiin ose burojnë pastaj edhe problemet tjera.

Dashuria në radhë të parë ushqehet dhe mirëmbahet me bukurinë e brëndshme të shpirtit dhe me bukurinë e jashtme të trupit ose fizikut të personit ose individit. Qoftë ai i gjinisë femërore ose i gjinisë mëshkullore. Duke i nënkuptuar këtu edhe raportet ose marëdhëniet e njohura martesore ose bashkëshortore.

 

Ndryshe nga kjo, dashuritë që shuhen ose vdesin shumë herët, sipas De Fangut dhe Fojerbahut, nuk kanë qenë kurrë dashuri të vërteta dhe të sinqerta.

 Sociopsikologët thonë se forca ( fuqia) dhe pushteti moral i dashurisë, janë me të fuqishëm dhe më t´pushtetshëm se të gjitha forcat ose pushtetët tjera në botë.

" Dashuritë shqiptare":

Vrasja me plumb ose goditja e dikurshme vdekjepruese e syrit të dashuruar ose përmalluar për syrin, e trupit për trupin, e shpirtit për shpirtin, e lotit për lotin! Njjë  edukim ndrydhës (shtypës) ose represivë, një ambient ose mjedisë i ashpër dhe tepër patriarkal në kuptim e gjithëmbarëshëm jetësorë ose familjarë, martesat ose kurorëzimet e aranzhuara në mosha të ndryshme ose të papërshtatshme, muskujt ose imponimet e ndryshme martesore ose bashkëshortore, tramuat ose pasojat e ndryshme shpirtërore, emocionale, psikofizike, psikosociale dhe të tjera që në marëdhëniet ose kontaktet e para martesore (bashkëshortore) ose paramartesore, dyshimet reciproke ose permanente, ndjenjat e fajit dhe përgjithësive të ndryshme morale, shpirtërore, emocionale dhe të tjera, frika ose dyshimi i ndësjellë ose permanentë nga pentrimi, bigamia, poligamia, biandria, poliandria, dyndjet (shpërnguljet) ose emigrimet e shpeshta nga mjedisët e ndryshme rurale ose malore në mjedise ose ambiente të reja urbane ose metropolititane, emigracionet e jashtme pa kurrfarë përvoje ose përgatitjeje paraprake, ambienti i ri dhe i panjohur, kariera, profesioni, skamja (varfëria), tensioni, depresioni etj. Parqesin disa nga faktorët , indikatorët ose predikatorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë që u paraprijnë ndarjeve ose divorcëve të ndryshme martesore ose bashkëshortore. Kuptohet, nëse ato nuk identifikohen, detektohen, eliminohen dhe sanohen me kohë. 

Në instancë të fundit, femrat ndaj mëshkujve ose gratë ndaj burrave, janë të njjeta edhe në dashuri, edhe në xhelozi, edhe në tradheti, urrjetje dhe hakmarrje. Kjo, sidomos atëherë kur mëshkujt ose burrat e ndryshëm i "armatosin" ose furnizojnë gratë ose të dashurat e tyre më të meta ose dobësi të ndryshme objektive dhe subjektive.

Femrat ose gratë gjithëmonë janë afta dhe të përgatitura për t´i stisur ose inskenuar në ndërkohë disa gjëra ose arte të ndryshme: Bukurinë, dashurinë, profecinë, luftën, konfliktin, dramën dhe teatrin.

Ndonëse, grekët e lashtë dikur me plot të drejtë, femrat ose gratë e bukura, fisnike dhe intelegjente do i quanin dhe kualifikonin si "statuja të gjalla" ose tempuj të bukur dhe madhështorë që na përcjellin ose shoqërojnë në të gjitha portat ose hyrje-daljet e mundshme të jetës, botës dhe natyrës sonë njerëzore. 

  Apo, "tempujt me të bukur dhe me të shkëlqyer, nganjëherë ndodhën ose ekzistojnë në zemrën dhe shpirtin e një gruaje, do thonin ndërkaq romakët e lashtë.

 Në marëdhëniët ose raportët e njohura martesore ose bashkëshortore, përballë urrejtjës, hakmarrjes ose dyshimit, janë të preferuara dialogu, cenzusi( konsenzusi), kompromisi dhe besimi. Dhe, jo muskujt, getot, izolimet  ose " karantenat" e ndryshme që prodhojnë "pacient martesor" ose dashuri të marrëzishme ose vdekjepruese. 

Shqiptarëve u kanë kushtuar aq shumë "fenomenët" ose paradokset e mësipërme me reflektime, interferime, pasoja ose konnotacione të fuqishme shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), psikosociale dhe të tjera për njerëzit dhe popullin (kombin) tonë gjithandej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat