Pse mos m'u kënaq Shpendi?

Opinione

Pse mos m'u kënaq Shpendi?

Nga: Kimete Berisha Më: 26 mars 2017 Në ora: 12:59
Kimete Berisha

Këta që po e gozhdojnë Shpendin pse u pa në jahtën e Devollëve, vetë për vete natë e ditë 'shkërdhjehen' me Ilir Metën në villat e tij.

Mos u bëni fukarenjë. 
Jahta nuk është shtëpi publike. Nuk është marre me 'hyp' n'të.

Nëse i zoti i jahtës është menaxher i prostitutave, i PIMP e i 'bordellove' (qysh po thoni ju), punë për të. 
Kosova vlon prej shtëpive publike. Kjo s'është sekret.

Ju më zi se Dovolltë i promovoni në portal-gazetat e juaja farën më të flliqtë të kombit, dhe prostitutat i prezantoni si valltare dhe heroina. 
As Devolli më zi s'bën.

Askush nuk kërkon nga Devolli me qenë 'haxhi'. 
Kryesore tatimet le t'i paguan.

P.S. E ti Shpend, rrno, kënaqu e shkriju prej lezetit se kërkush s'ta din. Më shumë na kryen punë një Shpend i kënaqur sesa një Shpend i pakënaqur.

Kryesore s'ke figuru në jahtë me dashnore (si këta) por me grua. Kjo neve na intereson. Morali.

Pasurinë duhet ta lakmojmë, ta dëshirojmë për vete, e jo ta urrejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat