Tuzi është komuna më e re e Malit të Zi

Opinione

Tuzi është komuna më e re e Malit të Zi

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:27
Ragip Guraziu

Pasi u bë e ditur se është realizuar dëshira e shqiptarëve të Malit të Zi që Tuzi të jetë  komunë e tyre. Kjo kërkesë ka më shumë se dy dekada që është bërë dhe këto ditë  ka marrë formën e vendimit përfundimtar, ku lajmin shumë të pritur e ka dhënë kryetari i partisë ''Forca'', njëherit kryetar i Ulqinit, z.Cungu.

Realizohet dëshira e shumëpritur e shqiptarëve në Malin e Zi

 Është realizuar dëshira e shqiptarëve të Malit të Zi që Tuzi të jetë komunë e tyre. Kjo  kërkesë ka më shumë se dy dekada që është bërë dhe ditën e sotme ka marrë formën e vendimit përfundimtar.

Tuzi është komuna më e re e Malit të Zi. Lajmin e shumëpritur e ka dhënë kryetari i partisë Forca, njëherësh kryetar i Ulqinit.

Por a po cilësohet kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq si mik i shqiptarëve?!

Deklarata e tij e plotë:

Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Cungu.

Lajm i madh për shqiptarët atje, por kjo është dashur të ndodh kaherë, por edhe tani nuk është vonë. Urojmë që kjo mos të jetë e fundit Komunë me shqiptar.

Nuk duhet të kenë frikë nga shqiptarët sllavët malazez, sepse prejardhja e tyre është nga shqiptarët të sllavizur nga Car LLazari, por Malazezët kanë filluar të punojnë për të zbardh identitetin e tyre dhe nuk po ju besojnë tezave dhe rrenave serbe.

Kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka deklaruar ditë më parë se shërbime të ndryshme sekrete nga Perëndimi dhe nga Lindja janë përplasur në territorin e këtij shteti, pra Malit të Zi, ka qenë një reagim i shpejt i kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviq, që dëshmon se Serbia nuk ka më ndikim në këtë shtet.

Armiku i shqiptarëve përfundimisht mbetet Serbia dhe Rusia që deshën të zhdukin shqiptarët nga trojet e veta pellazgo-Ilire Dardane.

Një shqiptar mik i Gjukanoviqit..

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë turistë të rregullt në Ulqin, atëherë ashtu i lindi edhe miqësia e tij me kryeministrin Gjukanoviq, për të cilin pati fjalë të mëdha.

“Gjatë muajve të verës, kur nuk ka guxuar askund të ndihet kënga shqipe gjithë estrada jonë ka qenë e instaluar në Ulqin. Gjukanoviqi është mik i shqiptarëve, po të ishte ai vet shqiptar nuk do kishte guxuar të bëjë aq shumë për shqiptarët”.

“Produkti kryesor i Malit të Zi, është turizmi dhe ne kosovarët prej sanksioneve të OKB-së në vitet e 90-ta e sidomos pas eksodit të shqiptarëve, i kemi mbetur besnik shtetit të Malit të Zi, Ulqinit tonë, sepse e kemi obligim moral që duhet ta përmbushim”, ka thënë Rizaj, mik i ngushtë i GJukanoviqit, shqiptari nga Kosova.

 Marrëdhëniet Mali i Zi-Rusi nuk janë të mira...

Këtë e ka komentuar edhe ,Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq ka bërë të ditur se Rusia ka qenë e përfshirë në atentatin e dështuar ndaj tij në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Gjukanoviç tha se ngjarja e 16 tetorit, gjatë së cilës u arrestuan 20 persona, “ka një lidhje të fortë me një faktor të jashtëm”. Mes të arrestuarve ishte edhe një ish-komandant i forcave speciale të policisë në Serbi.

Grupi në fjalë dyshohet se po planifikonte sulme ndaj vet kryeministrit, por edhe mbështetësve të tij, menjëherë pasi rezultati i zgjedhjeve parlamentare të shpallej.

Rusia ka kundërshtuar me forcë përpjekjen e Malit të Zi për t’iu bashkuar NATO-s, ndërkohë që edhe udhëheqësit opozitarë të vendit kanë bërë vizita të shpeshta në Moskë gjatë kohëve të fundit.

Djukanoviç premtoi gjithashtu se autoritetet e vendit do të hetojnë shkallën e përfshirjes në atentatin e dyshuar, qoftë të Rusisë, ashtu dhe të Serbisë.

Gjukanoviqit tani ka nevojë për shqiptarët ti ketë partner të ardhmen në politik e pse jo edhe në qeverisje.

Milo Gjukanoviq është lindur më 15 shkurt 1962 në Nikshiq, Mali i Zi , aktualisht është kryetar i qeverisë së Malit të Zi.

Milo Gjukanoviq ka kryer shkollën Ekonomike në Podgoricë, ku edhe diplomoi në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Malit të Zi. Si bir gjykatësi herët në rini përparoi në karrierën politike. Në vitin 1979 arriti të bëhet anëtarë i Komitetit Qendrorë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Me ndihmën e Slobodan Milosheviqit në moshë 29 vjeçare ( 1991), arrin të bëhet kryeministri më i ri në Evropë. Kah fundi i vitit 1096 dhe fillimi i vitit 1997 ra në konflikt të hapur me Milosheviqin dhe regjimin e tij në Beograd e quajti të dështuar, dhe Milosheviqin njeri i së kaluarës. Gjukanoviq: Sa herë që serbët e kanë konstruktuar politikën, janë shkaktuar lufta.

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq deklaroi se përzierja e pushtetit serb në politikën e vendeve fqinje, tashmë i takon së kaluarës. Gjithherë kur politikën në ish Jugosllavinë e kanë konstruktuar serbët, janë shkaktuar vetëm luftëra e shkatërrime, tha kryeministri Gjukanoviq.

Ai reagoi kështu ndaj deklaratës së homologut të tij serb Koshtunica, i cili ka thënë se vetëm gjysma e qytetarëve të Malit të Zi mund ta votojnë pavarësinë e kësaj republike.

 Gjukanoviq: Me votën për Kosovën iu tregova serbëve se nuk kanë ndikim në Mal të Zi

 Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka justifikuar votimin për propozimin që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, duke thënë se nuk ka vend për llogaritje aty. Sipas tij, Podgorica përcjell politikë të qëndrueshme dhe se nuk ka vend për manovrime.

Gjukanoviq tha se Mali i Zi e ka njohur Kosovën në vitin 2008 dhe se ka ndonjë keqkuptim mes Malit të Zi dhe Serbisë, sepse serbët nuk mund të ndikojnë në politikën malazeze.

Ai ka ri potencuar se vota e Malit të Zi për Kosovën në UNESCO, nuk ka asnjë llogaritje. 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kërcënuar Malin e Zi dhe Maqedoninë për votat që i kanë dhënë pro anëtarësimi të Kosovës në UNESCO, se do t’u hakmerret në skenën ndërkombëtare, në rastin e parë të mundshëm.

 Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se në rajonin e Ballkanit, stabiliteti asnjëherë nuk ka qenë i garantuar. Ai shprehet se luftërat e vjetra nuk duhen rihapur, gjë që nënkupton se ato janë të mundshme në afatin e afërt. “Ballkani sot është në udhëkryq”, ka thënë Gjukanoviq dhe ka shtuar se: “aq pak duhet që lavjerrësi ballkanik të lëvizë kah Brukseli, por nuk duhet që përsëri të humbemi në djerrinat ballkanike”.

Gjukanoviq ka shfaqur shpresën se duhet filluar që ta harrohet retorika ballkanike dhe më shpesh të komunikohet me gjuhën evropiane.

Sipas tij, rajoni kurrë nuk do të jetë stabil, nëse raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë të shëndosha, ndërsa para disa ditësh tha se Mali i Zi nuk ka dashur ta lëndoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës. “E kuptoj emocionin e opinionit serb kur kemi të bëjmë me raportin ndaj Kosovës, por gjeneratat e sotme nuk duhet të udhëheqin luftëra që janë humbur më herët”.

Pasi u bë e ditur se  është realizuar dëshira e shqiptarëve të Malit të Zi që Tuzi të jetë  komunë e tyre. Kjo kërkesë ka më shumë se dy dekada që është bërë dhe këto ditë  ka marrë formën e vendimit përfundimtar, ku lajmin shumë të pritur e ka dhënë kryetari i partisë ''Forca'', njëherit kryetar i Ulqinit, z.Cungu.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat