Lista "Srpska", në Kosovë i ka do "detyra" të pakryera

Opinione

Lista "Srpska", në Kosovë i ka do "detyra" të pakryera

Nga: Fadil Maloku Më: 27 mars 2017 Në ora: 21:58
Fadil Maloku

 1. "Detyra" e parë, ka të bëjë me paralajmërimin e fuqizimit të rolit të saj në Parlamentin e Kosovës, tash pas hapjes, dhe tentim futjes në votim të disa temave me rëndësi nacionale e shtetërore, siç janë; demarkacioni, FSK-ja, e (ta pengojnë amandamentimin e ligjit...) sidomos Asociacioni (“Duam ta pengojmë Prishtinën që të nisë vetë krijimin e Asociacionit pa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës dhe komunitetin serb, sepse marrëveshja për Asocacionin është në pronësi të popullit serb në Kosovë dhe ne do të kemi rolin kryesor në hartimin e statutit dhe krijimin e Asociacionit” S.Simiq).

2. "Detyra"e dytë, ka të bëjë më shumë me "demonstrimin" publik të "peshës specifike", që ky subjekt politik ka realisht me Kushtetutën e Kosovës, por, që në rrethanat aktuale, nënkupton një pashmangshmëri të votave serbe, për ta be Fsk-n ushtri profesionale.

3.Në gjithë këtë konfigurim aktual sociopolitik, lista Srpska ka marr nga Serbia do detyra dhe obligime obstruksioniste ndaj shtendërtimit të Kosovës. Ajo, asnjëherë, në asnjë variant nuk do mund t'i përfaqësoj interesat; sociale dhe ato ekonomike të komunitetit serb, por, vetëm ato të Beogradit në Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat