Gjeografitë e vogla dhe historitë e mëdha

Opinione

Gjeografitë e vogla dhe historitë e mëdha

Nga: Agron Shabani Më: 28 mars 2017 Në ora: 18:34
Agron Shabani

"Fati i popujve të vegjël buron nga dyertë e treagjedive të mëdha", citohet të këtë pohuar dikur shkrimtari ynë i shquar,z.Ismajl Kadare.

Ndërkaq, sot për zotit Kadare në veçanti si dhe të popullit ose kombit tonë shqiptar në përgjithësi, sikur do duhej të vlente e kundërta e asaj që e cekëm ose theksuam me lartë si një udherrefyes ose lajtmotivë të përgjithshëm konspirativë dhe logjistik në kontekstin e njohur të platformës, formulës dhe vizionit të ri në  marëdhëniët ose raportët e sotme kontinentale dhe interkontinentale (botërore ose ndërkombëtare pra) sipas të të cilave ´ fati dhe ardhmëria e shtetëve dhe popujve me të vegjël, sot burojnë dhe vegjetojnë nga forca ose fuqia e gjithëmbarshme politike, ushtarake, ekonomike, industriale dhe teknologjike e shtetëve ose fuqive të mëdha´. Apo?!

Pse ( përse) kjo....?

Një apologji e shkurtër komparative dhe analogjike në vazhdim:

Tek po bisedoja një ditë me një zonjë të këtushme gjermane, përndryshe udhëheqëse e "Caritasit" në një komunë të këtushme gjermane, e pyetur nga unë se ç´mendim kishte për vendët ose popujt tjerë jogjerman në Europë dhe me largë? Zonja e lartëpërmendur gjermane m´u përgjigj pa u hamendur fare me këto fjale: Aq shumë i dua vendin dhe popullin( kombin) tim, saqë në zemrën dhe shpirtin tim nuk kam si të thuash vend për urrejtje ose fobi të ndryshme ndaj vendëve ose popujve të tjerë."  

Me tha pra kështu intelektualja dhe hunanistja gjermane në fjalë e cila e pyetur në vazhdim nga unë mbi mendimin ose opinionet e saj lidhur me aderimin ose anëtarësimin e  mundshëm të shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve në BE-së ku vendi i saj ( Gjermania) është Fuqia e Parë ose Lokomotiva kryesore e saj? Ajo u pergjigj në menyrë indiskrete dhe tepër lakonike duke me thënë: " Vet fakti se ju jeni këtu tek ne dhe ne jemi tek ju atje...Kjo deshmon qartë se ne jemi ´Një´!.

Se këndejmi, do theksuar shkurtimisht se që nga shpërthimi i krizës së njohur finansiare dhe ekonomike në shtetit helen ( Greqi ): Republika Federale e Gjermanisë si lokomtiva kryesore e BE-së dhe njëra prej tre fuqive me të mëdha industriale dhe ekonomike të globit: Me qëllim të shpetimit të shtetit helen nga bankroti dhe kolapsit total! Për të mos thënë këtu nga të të ´fikëtit´ose ´infrakti´i përgjithshëm shtetëror, finansiar, ekonomik, politik etj. Pos ndihmave dhe donacionëve të vazhdueshme të bankave dhe ekonomisë së fuqishme gjermane në këtë sfond, brenda këtyre vitëve të fundit nga tregu i përgjithshëm grek i punës, shteti dhe qeveria gjermane  i kanë sjellur dhe pranuar ose sistemuar këtu në Gjermani dikund afro 7O mijë qytetar ose punëtorë të ri nga Greqia. Të cilët si qytetar të një vendi anëtar të BE-së e gëzojnë të drejtën automatike të punësimit dhe sigurimëve të njohura sociale, materiale, shëndetësore dhe të tjera në Gjermani.

Ndonëse, pa i llogaritur këtu qindra mijëra grek të tjerë që jetojnë e punojnë në Gjermani tashti e me tepër se katër dekada me radhë si " gastarbeiter " të moçëm nga Greqia së bashku me të tjerët nga shumë vende dhe meridiane të ndryshme të globit në këtë vend të madh. Dhe, të gjitha këto me qëllim të zbutjës së papunësisë dhe varfërisë së gjithëmbarshme sociale dhe ekonomike që e kanë mbërthyer dtalianët, polakët, he katandisur Greqinë. Dhe, jo vetëm Greqinë.Pa i llogaritur ketu turqit, spanjollët, portugezët, italianët, polakët, francezët, anglezët etj. 

Nga ky prizëm i mesipërm i përkujdesjeve, angazhimëve dhe kontributëve të vazhdueshme të popullit ( kombit) dhe shtetit te madh gjerman per popujt dhe vendet tjera me te vogla në kuader të BE-së dhe me largë: Duhet akceptuar, përceptuar, konceptuar dhe anticipuar rolin dhe kontributin e pazëvëndësueshëm (epokal dhe historik) të shtetëve dhe kombëve të fuqishme industriale dhe ekonomike.

Në këtë sfond, roli dhe kontributi i Gjermanisë në BE-së, është i pazëvendësueshëm dhe historikë në të gjitha çështjet dhe drejtimet e mundshme.  

Për çështje dhe aspekte të tjera në vazhdim të këtij vështrimi:

Se këndejmi, së Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi e synojnë tregun e pasur industrial dhe kapitalist të Përendimit, kjo nuk është ndonjë zbulim i veçantë në fushat e njohura të shkencave politike ose atyre historike.

Ky mbase ishte edhe pikësynimi, amaneti, testamenti, ideali dhe vizioni kryesorë dhe substancial i presidentit Rugova si dhe i luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe  të gjitha përpjekjëve të tjera çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) tonë shqiptarë. Republika e Kosovës -shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik në miqësi të përhershme dhe permanente me SHBA-së dhe vendët tjera të Natos dhe Përendimit të cilat Kosovës dhe popullit ose kombit tonë iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.

Ndonëse, gjithmonë në këtë sfond duke iu referuar imunitetit, individualitetit, subjektivitetit, ekskluzivitetit, identitetit, sovranitetit dhe integritetit  të përgjithshëm shtetëror, teritorial, nacional dhe politik të lidershipit dhe popullit ose kombi tonë në të dyja shtetët tona përkatëse ose respektive. Në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, në çdo kohë dhe hapësirë. 

Duke i  përfshirë dhe nënkuptuar këtu(ndonëse me një theks të posaçëm) edhe aspiratat dhe interesat e kahmotshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për inkuadrimin dhe integrimet e tyre të gjithëmbarshëm në Unionin Europian, në NATO , OKB-së si dhe në të gjitha strukturat tjera përëndimore ose evro-atlantike.

Mbase si dy subjekte të veçanta  dhe të barabarta. Respektivisht, si dy shtete të pavarura, sovrane, integrale dhe demokratike  në arenën e njohur botërore ose ndërkombëtare. Të cilat  në këtë sfond,  do të duhej t´i krijonin dhe siguronin sovranitetin, integritetin  dhe distancën e tyre shtetërore dhe politike, për t´i ruajtur dhe garantuar kështu në forma dhe metoda të njohura evolutive, empirike, fizike, organike, shpirtërore, emocionale, kulturore, nacionale, historike, dialektike dhe shumë e shumë të tjera, bashkëpunimin dhe afërsinë e tyre etnike, nacionale, gjenealogjike, struktuargjenetike, antropohistorike, antropogjeografike etj.Si Gjermania dhe Austria si për shëmbull

Ndonëse, sipas teorisë së njohur të Thomas Robert Malthusit:Popujt,shtetët ose shoqëritë e ndryshme rritën,shtohën dhe përparojnë sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik.Ndërsa, ushëqehën dhe mirëmbahën sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikor ose aritmetik. E shprehur dhe deshifruar me formulën dhe gramatikën e aspiratave dhe interesave të njohura  të popullit dhe kombit tonë, kjo donë të thotë se njerëzit ose popujt e ndryshëm e sigurojnë dhe e zgjerojnë teritorin ose hapësirën e tyre etnike, jetësore, gjeografike, historike etj.

Se këndejmi, Gjon Stjuart Milli në veprën e tij "Liria", duke u shprehur mbi "evolucionizmin" e njohur politiko-organik të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në kohë dhe hapësirë, angazhohet dhe apelon për imunitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, intgritetin, sovranitetin dhe subjektivitetin e sëcilit (akëcilit) popull ose komb veç e veç, në atë menyrë që të mos rishfaqen ose ripërseriten tezat,  teoritë, antitezat ose sintezat e dikurshme dominante dhe eksluziviste nga etapat ose periudhat e ndryshme të absolutizmit, imperializmit, kolonializmit, gjysëmkolinializmit dhe kështu me radhë .Gjegjësisht, gjeografitë e vogla në emër të  "historive të mëdha" si dikur ose anasjelltas.

Mëqe, gjithnjë fjala mbi aspiratat dhe interesat e lartëpërmendura të popullit (kombit) dhe të dyja shtetëve tona përkatëse ose respektivepër inkuadrimin dhe integrimët e tyre të gjithanshme në "tregun e pasur" kapitalist të Përendimit.Gjegjësisht në tregun global të vlerave dhe ´kulturës së lartë´ botërore ose ndërkombëtare.Si të kapërcehet " ylberi"?! Shtrohet pyetja.

Lidhjet, miqësitë dhe aleancat e ndryshme të iliro-shqiptarëve me Perëndimin janë të moçme, të shumëta dhe të shumëfishta .Ato datojnë herët...Që nga kohërat ose periudhat e ndryshme antike dhe gjer me sot.

Po me "sistemin e lartë" kapitalist si qëndrojnë punët? 

Shqiptarët me sistemin e lartëpërmendur industrial dhe kapitalist të Perëndimit, për shkaqe dhe motive  tashmë të njohura politike; historike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera (...) nuk kanë si të thuash edhe aq përvojë të mjaftueshme ose paraprake në këtë drejtim.

Ndërkohë që edhe i ashtuquajturi "kapitalizmi shqiptarë (kosovar)"- po vazhdon të ngritët dhe sendërtohet si të thuash mbi kushtët dhe bazat e paqëndrueshme  politike,sociale, societale, manufakturale, konjukturale, ekonomike dhe të tjera.Gjegjësisht, mbi gërmadhat ose ruinatat e njohura të strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme burokratike, kleptokratike, anarkoliberaliste dhe të tjera.

Në vazhdim një trohë histori politike nga e kaluara:

Siç e kemi cekur ose theksuar shpeshherë, revolucionët e njohura industriale dhe ekonomike në Angli etj. Asokohe, përveç tjerash e kishin ngritur dhe afirmuar të të ashtuquajturen "shoqërinë e lartë" industriale dhe kapitaliste të Përendimit me të gjitha tiparet dhe karakteristikat e njohura të një shoqërie borgjeze, klasore ose industriale dhe kapitaliste.Të përceptuar, konceptur dhe anticipuar konform "rregullave" ose "parimëve" të njohura antike dhe  mitike të "polisit"(shtetit) të atëhershëm të Athinës-para mëse 23OO vitësh etj.

Ndërkaq, me shfaqjen e sistemit të lartpërmendur kapitalist si praktikë e përditshme dhe teori: Në skenën e përgjithshme botërore ose ndrkombëtare, asokohe do lindte një "klasë e re" politike dhe proletare-sindikaliste. Kasa punëtore ose komuno-socialiste me të gjitha "levizjet" e saj punëtore, revolucionare dhe sindikaliste si "degë" ose "nëndegë të zgjatura" të proletariatit dhe socialdemokracisë botërore ose ndërkombëtare.

Ndonëse, pa i harruar as mohuar këtu edhe interferimet, ndikimët dhe reflektimët e shumëta dhe të shumëfishta të Revolucionit të Madh në Francë (nën Napoleon Bonaparten etj.) në strukturën ose substancën e gjithëmbarshme politike dhe organike të raportëve dhe marëdhënjëve të njoura botërore ose ndërkombëtare. Kjo duke filluar që nga elementët ose instrumentët e njohura nacionale dhe ideologjike dhe deri tek instrumentët dhe eksperimentët  e njohura  shkencore dhe metodologjike që do kenë ndikime dhe influenca të  shumëta dhe të shumëfishta në kritikën e mëvonshme shkencore dhe humaniste- ndaj të metave dhe dobësive të ndryshme shoqërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive (sistemëve) të ndryshme borgjeze, aristokrate, absolutisto ose klerikaliste të kontinentit plak. Sidomos tek shtetët dhe "shoqëritë e larta" absolutiste, kameralilste, kolonialiste ose imperialiste të kontinentin plak dhe gjetkë.

Duke e vërë theksin këtu në "moralin e ri" si dhe në mundësitë tjera humane, reformatore dhe iluministe sipas të të cilave me ndihmën e "kristianizmit të reformuar" dhe eksperimentëve të njohura shkencore dhe metodologjike, do vendosej (konstituohej) dhe sistemohej shoqëria e ndërgjegjshme klasore dhe qytetare-demokratike me të gjitha parimët dhe premisat e njohura reformatore dhe avangardiste të një shoqërie të përparuar, integrale dhe humaniste.

Dhe, kjo në një kohë kur ngritja dhe forcimi i faktorit të forcës ose fuqisë së përgjithshme politike, ushtarake dhe ekonomike së bashku me "ateizmin" ose mosbesimin e ndërsjellë ose reciprok në mes vendëve ose fuqive të  ndryshme të imperiale ose kolinialiste: Në një masë tepër të madhe asokohe do iu  shkonin për shtati projektëve dhe tëndencave të ndryshme hegjemone, imperiale dhe kolonialiste për influenca dhe dominime të çfarëdollojshme shtetërore, nacionale, ushtarake, politike ,fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të  tjera në stadin me të lartë të imperializmit. Për të mos thënë këtu shumë me herët.

Zatën, në këtë prizëm të fluidshëm, turbulent dhe tepër hektik ose eklektik, edhe Napoleon Bonapartën dhe ´frytët´ ose idealet e njohura të Revolucionit (Antiborgjez) në Francë, asokohe i kishin përmbysur dhe dëbuar nga pushteti e ashtuquajtura "Aleanca e Shenjtë" e vendëve të ndryshme ortodokse dhe monarko-kristianiste në bashkëpunim të zhdërvjelltë me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.(Lëxo:"Kongresin e Vjenës " dhe vendimët  "Pentarkisë së Madhe" me 1815.) Për t´u pasuar dikur me vonë nga i ashtuquajturi "Traktati Shën Stefanit", pas përfundimit të dy luftërave të medhe ruso-turke të Krimesë ose Ballkanit si dhe të reniës se përgjithshme ose përfundimtare të "Portës së Lartë" nën protektoratin e njohur ruso-britaniko-pentarkist. Nderkaq, në "Kongesin e Berlinit" me 1978, me gjilpërat dhe gërshërët e ndryshme imperiale dhe kolonialiste,  atëbotë u prenë dhe u qepën hartat ose "gjeografitë  e reja" politike, ushtarake, shtetërore, nacionale dhe të tjera.

Gjatë kësaj periudhe u forcuan edhe i ashtuquajturi cezarizmi ose carizmi politik dhe ushtarak i Rusisë në Europë dhe me largë. Me ndihmën e përgjithshme të Rusisë cariste dhe vendëve të tjera pentarkiste, asokohe u pavarësuan, u shtrinë dhe zgjëruan Serbia dhe Mali i zi mbi trojet etnike dhe historike të shqiptarëve dhe të tjerëve në Gadishullin e njohur ilirik ose ballkanik e kështu me radhë. Që nga "Kongresi i Berlinit" me 1878 dhe deri në "Konferencën e Londrës" me 1913, Kosova i numronte më tepër se 29.5OO kilomertra katrore të hapësirës ose teritorit të saj etnik ose historiko-gjeografik. Por, ia që me fajin dhe naivitetin e tyre, shqiptarët e Kosovës etj. asokohe e sot u paramenduan ose paragjykuan si "popull turk" ose "popull musliman" si boshnjakët e Bosnje Herecegovinës etj. Duke i dhënë vetvetës epitete të ndryshme artificiale ose johistorike si "populli i ri kosovar" i " dalur" ose i "lindur nga lufta" dhe të tjera....!!!

Ndryshe nga kjo, prona private së bashku me "kapitalin e njohur borgjez ose feudalist" si dhe forcat e ndryshme joproduktive, burokrate, politokratike ose kleptokratike, atëbotë e sot vazhdojnë të konsiderohën dhe përceptohen si armiqtë ose kundërshtarët me të rrezikshëm dhe krryesorë të paqes sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare - politike tek shumica e  popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësorë.

Shih për këtë,Heinrich Grossman, në kuadër të shkrimit të tij me titull "Ligji i akumulimt dhe rënia e sitemit kapitalist", pos tjerash i sugjeron dhe rekomandon një sërë instrumentësh dhe mekanizmash të ndryshme politike dhe ekonomike të intërvenimit shtetëror dhe ekonomik me qëllim të menjanimit (eleminimit) të krizave të ndryshme akute ose kronike në kohë dhe hapësirë si dhe të mbijetesës së preferuar të kapitalit dhe vet sistemit të lartëpërmendur industrial dhe kapitalist. Duke iu dhënë përparësi ose prioritet të plotë metadova dhe instrumentëve të njohura fiskale, monetare ose ekonomike. Respektivisht, ekonomisë së tregut të bazuar mbi politikën fiskale, monetare ose industriale- ekonomike.

Në kontekst të ngjarjeve dhe zhvillimëve të mësipërme revolucionare dhe historike, mendimtari dhe historiografi i shquar anglez, Edmund Burcke në veprën e tij të njohur me titull "Reflection on The Revolution in France" (Reflektime ndaj Revolucionit në Francë): Duke u thirrur dhe mbështetur në trashegiminë  e njohur nacionale, etnike, fizike, organike dhe historike në njerën anë si dhe në formimin dhe zhvillimin e njohur historik dhe organik të shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme shoqërore dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe me gjërë në anën tjetër : Pos tjerash,  nënvizon faktin e njohur të ngritjes dhe formimit të shkallëshkallëshëm ose sistamatik të vetëdijes kritike- qytetare dhe politiko-demokratike .Respektivisht, mendimit të njohur shkencor, racional dhe politik ndaj pozicionit shpirtërorë,   moral,  humanist dhe socio-fizik të borgjezisë, apo të të gjitha rrymave (shtresave) ose kategorive të tjera konservatore, absolutiste, aristokrate dhe klerikaliste të shtetëve ose shoqërive të ndryshme "ekskluziviste" ose protekcioniste të kontinentit plak dhe me gjërët. Kjo gjithmonë në funksion të edukimit, eksplorimit dhe riemancipimit të vazhdueshëm ose sitematik të shtetëve dhe "shoqërive të larta" absolutiste,  borgjeze, aristokrate ose kapitaliste me forma dhe metoda të njohura shkencore, racionale, humaninste ose akademiko-pedagogjike.

Në këtë frymë të mesipërme reformatore dhe tepër humaniste e pozitiviste, August Komti (August Commte) në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Kursi i Filosofisë Pozitive"("Cours de la Philosophie Positive"): Duke u përpjekur dhe angazhuar mbi formulimin, përceptimin, konceptimin dhe anticipimin e preferuar shkencorë dhe humanist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare të çliruar nga neuroza, psikoza, depresioni,  mitët, dogmat, paragjykimet, fetishët  dhe reliktët e ndryshme mesjetare ose arkaike. Asokohe do shprehej dhe angazhohej në formë implicite dhe eksplicite në favor të bashkëpunimit ose përpjekjeve të përbashkëta të njerëzve të ditur (intelektualëve), njerëzve të pasur (pasanikëve ose industrialistëve të ndryshëm) dhe "inxhinjerëve" ose instruktorëve të respektuar shtetëror, shoqërorë ose politik. Duke pleduar dhe apeluar në këtë frymë për konvergjencat dhe fuzionimet e domosdoshme eksterne ose eksplikative të teorisë me praksën ose praktikën e përditshme jetësore, shoqërore ose qytetare dsipas "etosit" dhe "erosit" të shquar shkencorë dhe humanist .

Për më tepër ndërkaq, u mor vesh se shteti ose "republika moderne" e Përendimit, në një formë a tjetrën janë kuptuar dhe vazhdojnë të kuptohen prore në prizmin e njohur të  një "piemonti" ose fuqie të madhe globale ose universale në domenin dhe suspektin e gjithëmbarshëm politik, historik, gjeografik ose fiziko- organik dhe kështu me radhë. Ku individi ose kolektiviteti e gjëjnë mbështetjën dhe sigurinë e tyre shtetërore, nacionale, ligjore, sociale, materiale, jetësore, fizike, shëndetësore, organike, ekzistenciale, morale, politike, racore, gjinore, fetare, kulturore, edukative, arsmiore etj. në kuadër të shtetit ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratik.

Si rezultat i tyre ndërkaq, në dy - tre dekadat e para të shekullit të kaluar ( 2O) -kishin filluar si të thuash arritjet dhe përparimet e fuqishme dhe të gjithëmbarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës. Duke shënuar kështu fillimin e epokës së re të dritës, edukatës, kulturës, etikës, estetikës, disiplinës  dhe një riemancipimi (ristrukturimi) të gjithëmbarshëm të kulturës dhe civilizimit të gjithëmbarshëm kontinental në një kulturë dhe "shoqëri globale" në domenin e njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.

(Lëxo:vitët e njëzeta  dhe të tridhjeta të shekullit të kaluar të mbiquajtura  dhe paramenduara asokohe si "vite të dritës dhe të shpresës".).

Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Botërore; shtetët ose fuqitë kryesore të shoqërisë së pasur dhe të zhvilluar (industriale) dhe kapitaliste të Përendimit dhe ato të levizjes punëtore ose komuno-sociliste të Lindjes, përveç krizës dhe një avarie të thellë të qëndrimëve, konceptëve dhe pikëpamjeve të tyre politike, nacionale, ideologjike etj. Kishin pësuar fiasko dhe  fraktura të shumëta dhe të shumëfishta në strukturën e përgjithshme shtetërore, nacionale, shoqërore, politike, organike etj. .Duke i nënkuptuar këtu edhe konceptët dhe sistemët e ndryshme politike dhe idelogjike siç ishin koncepti borgjez ose kapitalist i Përendimit dhe ai komuno-socialist i Lindjes. Gjegjësisht,demokracia e lartë qytetare; parlamentare  dhe demokratike e Perëndimit dhe i ashtuquajturi sistemi i centralizuar dhe totalitarist i Lindjes.

Ndryshe nga kjo, ashtuquajtura "levizja punëtore" dhe komuno-socialiste,  të udhëhequr dhe stimualuar nga metodat e njohura "revolucionare" dhe bolshevike, kishin bërë luftëra dhe përpjekje të parreshtura për futjen dhe instalimin e të të ashtuquajturit "konceptit revolucionarë" ose bolshevik në Evropën Qëndrore (Kontinentale) dhe me gjërë.Por pa ndonjë sukses të madh në këtë drejtim. Përse kjo ?

Sepse, klasa punëtore ose me mirë t´i thëmi "levizja proletare dhe sindikaliste" ishte e flashkët, fragjile, heterogjene dhe tepër poroze ose inkompaktibile në shumë çështje dhe segmente të rëndësishme konspirative dhe logjistike. Ndaj ,edhe përkundër një zhvillimi ose "bashkëjetese" koherente ose kohabitative të "Revolucionëve të Nëntorit" në Gjermani ose dikund tjetër gjatë vitit 1918 ose 1919 me "Revolucionin e Tetorit"në Rusi (1918): Forcat kryesore të proletariatit të zhvilluar europëndimor (socialdemokracia përendimore) nuk ishin "mbështetur" dhe dashuruar aq shumë në " zjarrin" ose "flakën e madhe" të "modelit revolucionar" ose bolshevik të" tipit" të njohur ruso-sovjetik.

Gjegjësisht, komunopansllavist. Duke i lënë të hapura në këtë menyrë frontët, trashetë dhe istikamët e ndryshme politike ,konceptuale dhe idelogjike për shumë vite dhe dekada me radhë:Për të mos thënë këtu gjer në përfundimin e ish "luftës së ftohët" dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit.

Në anën tjetër ndërkaq, përderisa Lufta e Dytë Botërore do mbahet në mend për viktimat dhe pasojat e shumëta njerëzore dhe materiale gjithandej rruzullit tonë tokësorë.

Ngritja dhe themelimi i Unionit Evropian, me rastin e nënshkrimt të "Traktatit të Brukselit" në mes B. Madhe, Francës dhe Shtetëve të Beneluksit në vitin 1948 dhe "Traktatit të Romës" me 1957 si dhe Paktit të Natos, pas aprovimit të Doktrinës, respektivisht, Rezolutës së njohur të Wandbergutt me1949: Edhe përkundër pëngesave dhe vështirësive të ndryshme fillestare ose nismetare, me kalimin e kohës do i dëshmojnë dhe konfirmojnë përparësitë dhe benificionet e shumëta politike, ushtarake, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera nga të cilat dikur me vonë do lindin dhe ambivalojnë edhe favoret dhe përparësitë tjera shtetërore, nacionale, politike, historike, industriale, ekonomike dhe të tjera  të vendëve dhe popujve të ndryshëm gjithandej kontinentit të vjetër europian.

Kjo në radhë të parë për faktin se platforma dhe "vizioni i ri" në raportët ose marëdhënjët e gjithëmbarshme botërore ndërkombtare, popujve dhe venëve të ndryshm të kontinentit të vjetër evropian, do u hapin (çelin) shtigje dhe horizonte të reja të zhvllimit dhe përparimit të gjithëmbashëm shtetërorë, nacional dhe ekonomik.

Ndërkaq, edhe e ashtuquajtura "status quo-ja" e atëhershme nukleare ose atomike në të "dyja anët" e konfrontuara rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën (lëxo:Paktin e Natos dhe ish "Traktatin e Varshavës"):Falë arritjeve dhe zhvillimëve të fuqishme industriale dhe ekonomike të Natos dhe Përendimit, dikur me vonë do i merte nuansat dhe karakteristikat e veçanta ose specifike. Duke i determinuar dhe "detantizuar" kështu pikëpamjet dhe qëndrimet e konfrontuara nukleare ose atomike në mes Lindjes dhe Përendimit. Si dhe duke i eksploruar ,ravijezuar, konturuar dhe konvencionalizuar (unifikuar)në këtë sfond edhe konceptët dhe vizionet e larmishme të vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe BE-së të ngritura dhe projektuara mbi idealet dhe vizionet e njohura epokale dhe historike të SHBA-së dhe Perëndimit mbi sigurimin dhe garantimin e të të drejtave dhe lirive të njohura globale ose universale të popujve dhe vendëve të ndryshme (me të vogla) gjithandej të kontinentit të vjetër europian dhe më largë. 

Duke i sfiduar, eklipsuar dhe determinuar kështu edhe diktatët, formulat ose doktrinat e ndryshme nga e kaluara si "urbi et orbi", "ultima ratio" etj...Kjo falë SHBA-së dhe ndihmës së saj kolosale dhe titanike ndaj BE-së, Natos dhe kështu me radhë në kuader të "Planit Marëshal" etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat