"Zot jepi fuqinë atyre që nuk e keqpërdorin atë!!!"

Opinione

"Zot jepi fuqinë atyre që nuk e keqpërdorin atë!!!"

Nga: Shpend Bajrami Më: 8 prill 2017 Në ora: 09:32
Një pjesëtar i mbrojtjes civile me maskën e oksigjenit ne Idlib të Sirisë

Ishte njëri nga komentet e shumta që lexova sot në fb, dhe ka mjaftuar që të reagoj me opinionin tim, duke u bazuar në zërin e arsyes tek komenti që lexova! Ashtu vërtetë, forca është e pranishme edhe te kafshët por logjika e munguar, është ajo që i bën ato të mos e dinë se kanë fuqi dhe të mos dinë ta përdorin atë! Por, kur forca është te njerëzit që logjikën e vënë në shërbim të dhunës e të së keqes, atëherë pasojat janë me rezultate të papara të shënimit të nivelit të lartë të dhunës. Psh. (Siria).

Dëgjonim që klerikët bënin thirrje për lutje për shëndetin e Erdoganit, dhe për mallkim të liderëve Amerikan, duke harruar se ishte dora mbështetëse e Bill Klintonit që na shpëtoi nga kthetrat e katilit Millosheviq. Ishte forca që Zoti ia kishte dhënë në dorë atyre që nuk e keqpërdorin por përkundrazi shmangin barrën e dhunës dhe terrorit që peshon mbi kurrizin e të pafajshmëve! Sot, e premte, pa dyshim u desh të lutemi për shëndetin e Trump-it, por... halli se deri dje e kemi thirr "qafir" e "qufar" pa pikën e turpit duke harruar se ishte pikërisht ky "qafiri" apo "qufari" që na e hoqi qafe xhelatin Milosheviq! Sidoqoftë, jam i gëzuar se, në radhë të parë shpëtojnë fëmijët sirian, shpëtoi bota nga kriminelët e veshur me pushtet, prishen planet ruse që shtriheshin mes nesh nëpërmjet hoxhallarëve, kthjellet tereni i mjegulluar. Fituam ne që deshëm lirinë, barazinë, demokracinë, besimin në Zot dhe Kombin tonë pa asnjë interes personal!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat