Turp gjakovarçe!

Opinione

Turp gjakovarçe!

Nga: Kimete Berisha Më: 13 prill 2017 Në ora: 20:46
Kimete Berisha

Presidenti Hashim Thaçi s'duhet të lejojë, me asnjë kusht dhe në asnjë mënyrë, që mbetjet komuniste të Gjakovës, t'i ndërtojnë bust vrasësit të Heroit të Kosovës-Shaban Polluzha, dhe komunistit kriminel Fadil Hoxha, që ishte në dijeni për masakrën e Tivarit, por nuk bëri asgjë për të parandaluar vrasjet masive të 5000 të rinjëve shqiptarë, të cilët e përgjakën detin.

Kosova nuk është e komunistëve dhe e Mimoza Kusarit, të cilën e ka çmendur ambicia dhe babëzia. Valorizimin e vlerave kombëtare nuk mund ta bëjnë parcialisht, grupe të interesit dhe parti politike e individë.

Kush është Hero e kush tradhëtar nuk mund të vendosin mahallat e sheherlive dhe nëpunësit e komunës së Gjakovës me barby komunistën në krye. Ne duhet t'i dënojmë krimet e komunizmit, si krejt bota demokratike!

E Mimoza Kusari, do të duhej të ndërtonte një memorial për viktimat gjakovare të Fadil Hoxhës në masakrën e Tivarit, të cilët as s'kanë varr, as shenjë, as emër, as gurë në historinë dhe në tokën tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat