Injorimi i sigurisë njerëzore, rrezik për vetë sigurinë e shtetit!

Opinione

Injorimi i sigurisë njerëzore, rrezik për vetë sigurinë e shtetit!

Nga: Armend Halimi Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:50
Armend Halimi

Në kohët e kaluara, sidomos kur nuk ekzistonin aleancat dhe bashkësitë e caktuara që janë sot, shtetet fatin e kombit apo shtetit e kanë pasur prioritet, në këtë drejtim duke orientuar gjitha forcat përballë rrezikut nga jashtë. Kjo sepse fatet e kombeve dhe shteteve kanë qenë në varësi nga fuqia vetanake. Sot e sa kohë, për deri sa ekzistojnë mekanizmat siç janë OKB, NATO dhe BE, përkushtimi i shtetit vetëm karshi sigurisë së jashtme, duke trajtuar mundësitë e rrezikut potencial, siç ishte dikur fare e lehtë nga agresioni i një shteti tjetër, më është tërësisht e gabuar. Për vendet demokratike, ato që janë të përkushtuara për integrim, do mjaftonte përpjekja për anëtarësim në mekanizmat e përmendur, ngase ato me dokumentet e tyre garantojnë mbrojtjen e vendeve anëtare nga çfarëdo rreziku prej agresorit, sepse secili agresor i mundshëm ka për breng kundërpëgjigjëjet e bashkësisë ndëkombëtare. Andaj, qasja klasike, sikur lë në harresë dhe pavetëdije, injoron rrezikun e brendshëm. Të marrim shembull vendet me qeverisje diktatoriale, ato janë vetë prodhuese të pasigurisë së brendshme, qoftë me shtypje të kundërshtarëve apo mohimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, qoftë me mos marrjen për bazë të nevojave të qytetarëve, ngase të gjitha pasuritë kombëtare shfrytëzojnë për një sistem të sigurisë së fortë karshi rrezikut nga jashtë. Sigurisht, që këto prodhojnë pakënaqësi, vuajtje dhe për pasojë edhe revoltën shumë të mundshme, që lehtë mund të eskaloj në luftëra civile. Në fakt, për një vërejtje të tillë flasin kohë më parë kritikët e studimeve të sigurisë, duke konsideruar se shumica e vendeve rrezikohen më tepër brenda për brenda sesa nga jashtë.

Në vendin tonë, fokusi në tërësi përballë politikës së jashtme, në radhë të parë në raport me Serbinë, duke qenë pjesë debati edhe luftërat ndër shtetërore, kanë lënë sigurinë njerëzore mënjanë, duke mos marrë në konsideratë shqetësimet e shumta të qytetarëve, që në fakt ato duhet futur në agjendën e çështjeve të sigurisë. Niveli i lartë i papunësisë si rezultat i dështimit të një ekonomie të zhvilluar, niveli i lartë i krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj, ka bërë që qytetarët të jenë në pikën kulminante të pakënaqësisë, gjë që duhet marr në konsideratë nga qeverisja e vendit, përndryshe, lënia e popullit në hall, padyshim që do sjellë forma të ndryshme të kriminalitetit, siç edhe janë të dëshmuara prej kohësh: kriminaliteti i lartë i vjedhjes dhe grabitjeve, marrja me dukuritë e trafikimit dhe kontrabandave të të gjitha llojeve. Nga të gjitha këto, por më e padëshirueshmja, dhe njëherit më e rrezikshme duhet marr për bazë pa dëgjueshmërinë ndaj respektimit të shtetit dhe ligjit që mbjell mos funksionimi normal i sistemit të drejtësisë, kjo si pasojë e dështimit të këtij të fundit në trajtimin e rasteve të profilit të lartë.

Andaj, fare në fund, vlerësoj se edhe nëse siguria njerëzore nuk bëhet prioritet, do duhej që minimumi të jetë paralel në trajtim që i bëhet sigurisë shtetrore, deri sa vendi të arrij të bëhet shtet anëtar i aleancave dhe mekanizmave tjerë të sigurisë.

(Autori është magjistër i studimeve të sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat