Autokrati që na “e shesin” për të moderuar

Opinione

Autokrati që na “e shesin” për të moderuar

Anja Stegmaier Nga Anja Stegmaier Më 15 prill 2017 Në ora: 14:04
Aleksandar Vuçiç

Eshtë vërtetë mister, përse shumë udhëheqës europianë e konsiderojnë Aleksandar Vuçiçin si një të moderuar, shkruan Anja Stegmaier, në të përditshmen austriake “Wiener Zeitung”. Në vendin e tij ai nuk shihet aspak si i tillë. Kryeministri ka hedhur tutje pikëpamjet ultra-nacionaliste që kishte në vitet nëntëdhjetë. Ai është pro BE-së tani, dhe mençurisht ka shmangur trazimin e ujërave në Kosovë. Por megjithëkëtë, ai është një autokrat, që ka shtënë në dorë policinë, gjykatat dhe shërbimet e fshehta, dhe i cili kontrollon pjesën më të madhe të mediave. Tani e ka zgjatur sundimin e tij 5-vjeçar duke u zgjedhur president. Eshtë një rol ceremonial, por pritet që ai të vazhdojë të sundojë, duke emëruar një njeriun e tij të bindur, si Kryeministër.

Vuçiç mori një fitore të thellë – 55% krahasuar me 16% që mori rivali më i afërt – por mes serbëve të rinj ekziston bindja se ai i “vodhi” zgjedhjet, qoftë edhe duke marrë për veten e tij, pjesën e luanit në mbulimin mediatik.

Ai i tmerroi votuesit me reklama historike të fushatës, që ngulitën tek ata frikën për paqëndrueshmërinë që do të rezultonte nga një udhëheqje e përçarë. Mijëra protestues kanë demonstruar përnatë, por ata po sulmohen nga media shtetërorë si “tradhëtarë, spiunë të huaj dhe kriminelë”.

Vetë Vuçiçi e përfundoi një prej spoteve të fushatës së tij, me këto fjalë: “Nuk duhet të lejojmë që më e keqja të vijë sërish në pushtet – ata do të shkatërrojnë gjithçka që ne kemi krijuar”. Të paktën këtu, kishte shumë të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat