Përshtypjet e mija me rastin e vizitës në Republikën e Kosovës

Opinione

Përshtypjet e mija me rastin e vizitës në Republikën e Kosovës

Nga: Ajet Avdyli Më: 16 prill 2017 Në ora: 12:52

DITA E PARË

Si zakonisht ne mërgimtarët kur vimë në Kosovë, jemi fare të pa kerpesh në kokë, duam të shkojm çdo kund, të takohemi me të gjithë, të i ndëgjojm hallet e peripetit e të gjithëve. E kështu ndodhi kësaj here edhe me mua, vajta e ku nuk vajta, shkova e ku nuk shkova me të gjithë u takova, por për një qast u ndala e mendova dhe po përpiqem për lexuesit të i sjell në letër, përshtypjet e mija një javore në vendlindjen time në Republikën e Kosovës.

Pas takimit që pata me një motrën timën, u llafosum e u qmallëm, drekuam si zakonisht, si motra për vëlla, kjo dihet nuk don koment. Në bised e sipër më u drejtue, nuk e di vlla a ka mundsi për një vizë, edhe pse e shtyrë koxha në moshë, me tha; kam bisedue me djalin e motrës sime, i cili ka nevoj për një grua që do të perkujdesej për fëmijët e tijë. Si bisedova në tel. në Viber, më tha se edhe pagesa është koxha e mirë, por i ke të gjitha falas, fjetjen, ushqimin, veshmbathjen edhe një rrogë prej 1000 EUR. Prap më u drejtue se me pas pas mundsi do të punoja 3 muaj, e pastaj me ato para të fituara do të mund të ja dilja, më se gjasht muaj në Kosovë.

E ndëgjova me vemendje, nuk i thash asgjë, nuk i premtova me që nuk e kemi në kompetencën tan, të u premtojm gjëra që nganjëher janë të parealizuara, edhe atëher kur dëshira ekziston.

DITA E DYTË

Një ditë u takova me vjzën e mortës dhe burrin e sajë. Në të parë, më u drjetue se bash u bë mirë që u takuam, besoj se keni kohë për kafe e për llafe.
U ulëm me një kafiteri, bisedën e parë që e filluam, më u drjetue!!!!, e kam një fmi të smuar me Sindromin Daun. Nuk e di si të ja bëjë, kam ndëgjue se në perendim ka mundsi të sherohet kjo smundje, sipas disa komshijëve, kam ndëgjue se mjekët dhe medicina në perendim ka përparue shumë. E shiqova, e ndëgjova, dhe ju drejtova se kjo smundje nuk ka sherim askund me sa e di unë, por që kushtet e rrethanat tjera të rikualifikimit dhe të shkollimit janë të tjera, kuptohet. Më u drejtue mos vallë keni mundsi për një vizë, se jam në hallë rrogat e vogla, punë jo, e disi e kemi të vështirë të ja dalim. I pafuqishëm, me keqardhje në pamundësi për të bërë diçka, i thash se do të bëhet mirë.

Si zakonisht unë në mëngjes, kafën e mëngjesit në Gjilan e pi në Hotal Kristal.
Pikrisht një ditë pas, ishte Ora 09.10, papritmas më u afrua dhe më përshëndeti, një i afërt i joni, u ulë e piu një kafe dhe në bisedë e sipër, kërkoi nga unë nja 300 EUR, me pretekstin se e paska një të smur në Spitalin e Prishtinës, e gjëja se ka nevoj për barna dhe për gjëra tjera të nevojshme. U ndala dhe shtangova, për një qast medova se mos do të ikzistojn ndonjë ditë, e unë nuk do të përballem me këtë element.

DITA E DYTË PAS DREKE

Të njejtën ditë, aty nga Ora 14.00, e pasditës, u takova me një mikë, pasi u llofosëm më mori në shtëpin e tijë, të pimë nga një kafe, me që ka kohë që nuk jemi parë. Shkova, edhe pse isha i lodhur, por e pranova ftesën. U futëm mbrenda, familja e tijë ngrohtësisht na pritën. Në bisedë e sipër më u drejtue se e kam një djalë të pamartuar, po kërkon nuse në perendim, por problemin e kemi, ka aplikuar për vizë, në Prishtinë, por nuk ja kanë lejue.

Nuk e di a mos vallë keni mundësi, për një vizë, se ka dy herë që po aplikon e ne na ka kushtue ma teper se 200 EUR, vetëm aplikimi. U ndala i rrudha krahët, në pamundësi që të bëjë diçka, mbeta i strukur, në ulsen dhe dhomën e ndejës, i pafuqishëm për të bërë diçka, në këtë drejtim.

DITA E TRETË,

Në Hotel e takova një njeri që e kam njohur kaher, u ulë dhe pimë kafën e mëngjesit. Në bisedë e sipër më u drejtue se paska ca hektar tokë të punuar, por edhe që është për ndertim në periferi aty ka Zebinca, e LLabjani që i takojn Komunës së Artanës. E pyta se sa hektar i ke si zakonisht edhe për çmimin për metër, më u drejtue se unë të takoj me njeriun që e shet, i ka dikund 70 Hektar tokë, që kanë infrastruktur, ujë, rrymë, por edhe rrugën e kanë afër. Nuk ma tregoj emrin, por në bisedë e sipër e kuptova se bëhej fjalë për një kryetar komune, që për ne është i njohur.

DITA E KATËRT

Si zakonisht në pushime ne shkojm edhe në Prishtinë. E morra një taksi, i cili pasa u ula në vetur, më pyti se prej nga je, ku shkon, ç`far punon, e pastaj më u drejtue e më tha se ju punoni jasht. I thash se punoj mbrenda, mendova se po më pytë a punon në zyre apo në natyrë të hapur në punishte. Ai qeshi e më tha se ne të gjithë që punojn në vendet perendimor, në të parë, në kontaktin e parë ne e njofim. Mirë shumë, deri në Prishtinë rruga bënte aty 47 Km, mua më u zgjatë rruga me atë Taxi të bezditshëm, pothuaj se ishte 400 Km. Rrugës më pyeti se mos vallë ke nevoj për naj shtëpi, se gjoja e paska shtëpinë në shitje e dëshironte të ma shitte mua, me gjysmën e çmimit sa kushtonte në treg, me pretekst se ky vend është i pajetueshëm, dhe donte që të shkonte dikund në vendet perendimore e të kërkonte Azil.
Iku Taxi me Taksistin e bezditshëm, e tani në Prishtinë u takova me një prof. dr. koxha i mbajtur, kravatën e kishte zgjatur, përafersisht, i bie nënë kërthizë.

I mbajtur fort, koxha burrë burrash, nuk e kisha parë kaher, fliste rrjedhshëm, ishte me prezencë tamam si themi burrë burrash. Si zakonisht ne shqiptarët kur takohemi e pyesim njëri tjetrin, si jen, jeni të gjithë varg, kjo i bie se nga i pari i familjes deri te i fundit. Më pyti për fëmijët, a i ke të rritur, ç`far kanë mbruar nga shkollim???, e pastaj më u drejtue se e ka një djalë që po kërkon nuse me vizë. Nuk i zgjata suret më tutje, se ka kaluar koha e Ali Bungut, ather kur ne i fejonim e martonin vajzat e djemët tanë, gadi se pa i pytur fare. Por me llafe nuk eca në këtë drejtim, me që e kuptova se ky burrë Prof. dr. mr. Ç`far donë të thotë.

Pasi u ktheva në Zvicër u ndala dhe mendova se a dinë partit politike, lideret e tyre, deputetet e Parlamentit të Kosovës, dhe e gjithë kjo kastë politike a i ndëgjon këto kërkesa, këto mënyra të të shtruarit të kërkesave të tyre. Nuk e di a ballafaqohen me këtë element për çdo ditë, apo janë nihil ndaj këtyre kërkesave të qytetarëve. Fitova përshtypjen se ata fare nuk janë me pupullin, nuk jetojn me kërkesat e tyre, nuk bisedojn me ata, nuk e shtrojn problemin me familjar, me shokë me farefis. Se po ta shtronin këtë problem besoj se do të silleshin më ndryshe, në Parlamentin e Kosovës.

Një analist e publicist nga shoqëria civile Driton Selmanaj, e kam ndëgjue të thotë po tmerrohem dhe po frigohem nga Presidenti Hashim Thaqi, e besoj shumë se ne tani jemi të tmerruar nga deputetët e Opozitës por edhe nga ata nga Pozita, të cilët pa fije turpi, dalin e llomotisin në Parlamentin e Kosovës, e të cilët fare ose hiq, nuk konsulltohen paraprakisht me masën, me vendin ku jeton, me qytetarët, me familjen e vetë, me farefisnin, por të kryjojn përshtypjen sikur, na paskan pikur nga qielli, e tani i kemi të mbinjerzishëm.

E kam ndëgjuar njërin në një emision në TV, kur thotë se unë nuk, nuk përkrah as Komisionin qeveritar, por as Komisionin me ekspert nga Opozita. Por unë qëndroj në fushë, me kërkesat e popullatës, të bujqëve, të barinjëve, por edhe të blegëtorëve, me një fjalë Bagëtisë së Naimit. E quditshme kjo dekleratë e një parlamentari, e ulët, e pa cipë e pa matur, e pa peshuar fare, dhe se e nivelit Trap.

E kam ndëgjuar tjetrin kur thotë, se unë nuk jam ekspert i Demarkimit të Kufirit, por kohëve të fundit i kam percjell këto zhvillime dhe kam lexuar shumë. E një fjalë e urt thotë; Kau plak e ka vështirë të mësohet t`a mbaj vijën.

E kam ndëgjuar një deputete nga brizgjet e Australisë së largët, të lëshoj deklerata, të panumërta duke u shtrir e rrezitur në diell, duke sugjeruar se ju në Prishtinë duhet të veproni sipas dekleratave të mija, edhe kjo e quditshme, e bezditshme dhe e turpshme.

Kam ndëgjuar e çka nuk kam ndëgjuar, por edhe deputete, të cilat kanë mbushur b. me bumbola gazi, e në anën tjetër, trumbetojn nga foltorja e paralmentit se, a humb Kosova tokë apo jo, se sa Hektar tokë i humb Kosova!!, e pastaj çfar bënë, nxjerr nga b. bumbolën e Gazit Lotësjellës dhe prish ajrin në objektin e Paralamentit të Kosovës.

Kam ndëgjuar të tjerë që, qështjen e Demarkimit të Kufirti e kanë shëndrruar në kauzë politike, e kanë kërkesë të sajuar, me pretekst për ta rrzue Qeverinë, e cila vërtet ka bërë mjaft, në kushtet që ka punuar, me që ka qenë e bllokuar me të gjitha mjetet e mundshme nga Opozita.

Kam ndëgjue deputet, të cilët janë bosat e krimit, e korrupcionit, që nuk e kanë hallin e Demarkimit të kufirti, por me gjithë at, janë të preokupuar se së shpejti Gjykata Speciale do të vejë dorë mbi ta. Kështu që, nuk e kanë të vështirë edhe nëse Kosovës i del faka. Sepse po presin e po punojn për t`a destabilizue Kosovën, me qëllimin e vetëm, se nëse Kosova destabilizohet nuk do të ketë mundsi të veproj Gjykata Speciale.

Në fund fare, shoqërsë civole, popullit që nuk dinë të organizohet, nuk dinë të ketë kërkesa, të i shtroj ato para Qeverisë, para deputetëve, para partive politike, para të gjithë atyre që i ka zgjedhur. Kjo është e dëmshme për shoqërin tonë.

Erdhi Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, i cili shkurt e kjart ju drejtue deputetëve të Parlamentit të Kosovës, Votojeni Demarkacionin, i cili është i vetmi kusht për Liberalizimin e vizave për qytetarët tuaj. Nuk ka se si të thuhet ndryshe, më kjart e më sakt.

Kjo ishte një mesazh i qart, por edhe u hoqën të gjitha dilemat e atyre që thonin e trumbetonin se, nuk është kusht i vetëm Demarkimi i kufirit me Malin e Zi, por ka edhe kërkesa të tjera, jo zotri të nderuar e thanë shumë qart, andaj mbajnei këtë pergjegjisi para popullit, dilni në zgjedhje e thuani elektoratit se ç`far keni bërë.

Nëse nuk votohet tani për Demarkacioni, Kosova do ta ketë të vështir shumë, në të ardhmen. Ja pse, po e shofim se në Francë, po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, një kandidate shumë konkurrente po e thotë shkurt e kjart; Nese fitoj do t`a shqyrtoj njohjen e Pamvarsisë së Kosovës. Nuk e di ku jetojn deputetet tan, a e dinë ata, që kjo kohë e humbur do të i kushtoj Kosovës e qytetarëve të sajë, aq shumë sa që dikush nga ata nuk mund ta marrë me mend.

Me shpres se deputetët tanë do të i thrrasin arsyes, e do të i ndëgjojn kërkesat qytetarëve, le të veprojna sa nuk është bërë vonë. Nëse këtë nuk e bëjnë sot, do të mbahen mend, nga qytetarët, si bllokmentët e gangsterët që sillen konform apetitetve të veta personale, e nuk u intereson fare për kërkesat e popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat