Pa të keq ndaj kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama....!

Opinione

Pa të keq ndaj kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama....!

Agron Shabani Nga Agron Shabani Më 18 prill 2017 Në ora: 19:16
Edi Rama

Respekte për dëshirat, idelaet dhe vizionet e kahmotshme atdhetare ose patriotike të kryeministrit shqiptar, z.Edi Rama kur flet mbi bashkimin e Kosovës më Shqipërine në rast të dështimit të projektit për anëtarësim në BE-së! 
Shumë e bukur kjo si ide, deshirë dhe ideal. Respekt.

Ama, gjithënjë pa të keq ndaj kryeministrit shqiptar ( Edi Rama), por Kosova mund të bashkohët më Shqipërinë vetëm atëherë kur shqiptarët autokton, indogjen ose etnikë në Kosovë, të jenë shumicë me "shqiptarët" e Gorazhdës, Bihaqit, Cazinit, Sarajevës, Novi Pazarit, Rozhajës dhe kështu mer radhë. Gjegjësisht, në raport me nipat ose sternipat e tyre të importuar ose kontrabanduar në të gjitha hallkat ose nyjet kryesore të "shtetit" dhe "pushtetit" (regjimit) kosovar! 

Dhe, të gjitha këto në pajtim dhe harmoni (sintoni) të plotë me "narodin" ose "popullin e ri kosovar" të "dalur" ose të "lindur nga lufta" dhe "revolucioni" i "komandantëve " të Bllacës dhe Stankovcit si dhe "gjenral-komesarëve" të Rognerit të Tiranës, fondeve të 3 %, Vendnlindja Thërret etj. ( Formula e ndriçimit.)

M'u zu fryma dhe m´u ba qefi kur e lëxove deklaratën brauroze ose bombastike të zotit Rama në kuptimin e  asaj se çfarë do të thotë 'të  jeshosh ose të ekzistosh'! Euu de!

"Ndonëse, shumicën e kohës as nuk përpiqem t'i përkthej dhe dëgjoj më fjalët ose mendimet e ndryshme që më qëndrojnë si mjegullnaja nëpër kokë. Janë të paformë, të papëlqyera dhe të pakuptim në sasi dhe cilësi! Pastaj kridhen e  çkridhen  dhe i harroj shpejt! Pak më parë ndodhesha tek Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës ishte thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më në ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, edhe kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Mbi siperfaqet e mahisura të genjeshtrë. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që më fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë ndjenjen ose shkëndijën e ndriçimit. ( Jean Paul Sartre "Neveria" )

Shqiptarët rrejnë dhe e mashtrojnë shumë vetevetën dhe njëri tjetrin në emër të farë folkorizmash ose romantzmash patriotik të "stilit" ose tipit jugosllav ose internacionalist. Sidomos të të ashtuquajturit liderët e ndryshëm institucional ose funksional në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Ndërkaq, po të futësh në "pistën" e vrasjeve ose krimëve të ndryshme në Kosovën e pasluftës, do shohësh ose zbulosh (ndofta?) së shumë aktë të rënda në Kosovë, pos çetnikëve ose kriminelëve serb, i kanë kryer edhe "vëllezërit" tanë "shqiptar" me origjinë nga Bosnja, Sanxhaku, Rozhaja dhe kështu me radhë....?!

Kush e di!

Shqiptarët se këndejmi, nuk po mund të bashkohën si klan, familje, farefis, parti, koncept, ideologji, religjion, rajon ose krahinë e lërë më ti si shtet dhe si komb. Dhashtë Zoti! Por, nga rrushi bëhët ose prodhohët vëra, ndërsa, nga vëra kurrë nuk bëhët rrushi.

Bashkimi kombëtar dhe shtetëror nuk është pikturë, mozaik, akuarel ose fontanë dëshirash. Dhe, aq më pak projekt i liderëve dhe politikave të ndryshme ditore ose periodike. Por, është një metastazë ose maratonë e madhe në fund të së cilës  dihet se kush ia del ose arrinë në cak.

Edi Rama nëse ia del t´i bashkoi përfundimisht Toskët dhe Gegët ose Veriun dhe Jugun në Shqipëri, është kryer si të thuash gjysma e punës-drejt bashkimit shtetëror dhe nacional të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat