Nëntëmbdhjetë Prilli i acartë

Opinione

Nëntëmbdhjetë Prilli i acartë

Nga: Zymer Lulaj Më: 18 prill 2017 Në ora: 21:25
Zymer Lulaj dhe Sali Çekaj

Sot, ashtu sikurse para tetëmdhjet vitesh, Nëntëmdhjet Prilli vazhdon të mbetet i nejti, i ftohtë, madje jo vetëm i ftohtë porë i acarët, ditë e zymtësisë të prillit su hoçën që nga atëherë kur Kosova humbi nji njeri shumë të dashur për te, njeriun që asnjiherë nuk pushoj së luftuari për ditët ma të mira, për drejtësinë që shqiptarëve të Kosovës u duhej ma shumë se edhe buka e uji, njeriun që çdoherë u përpoç për dinjitetin  dhe lirinë e tyre.

 Kosova humbi themelin e drejtësisë dhe shtyllen kryesore të guerilës së sajë, boshtin kurrizorë të luftës çlirimtare të Kosovës, humbi Hasan Prishtinën e ditëve tona i cili ra në fushë të nderit për tmos vdekur kurrë, humbi Salih Çekajn.

Në vitet e Salihut mbretronte entuziazmi dhe shpresa për çlirimin e Kosovës dhe mëpas për ditë ma te mira për Kosovën , andaj pjesa dermuese e popullit edhe pse në kushte dhe rrethana të rënda u përpoç me mish e shpirtë që sejcili në forma dhe mundësi të ndryshme të kontribuojë në përballjen e madhe me armikun deri edhe në çlirimin përfundimtarë të Kosovës.

Në vitet e okupimit serb, kur kurba e krimit shtërnginte pothuaj çdo pore të jetës së shqiptarëve, Salihu me shokë futej në Kosovë, hartonte plane strategjike për sulme guerile ndajë forcave pushtuese dhe ngjallte shpresat e tyre se lirija nukë ashtë largë, ndërsa okupatorit ia bënte me dije se në Kosovë i kanë ditët e numruara pamvarësisht çmimit që duhet pague.

Këto grupe guerile shumë shpejt u përhapen pothuaj në tanë kosovën, u banë engjujt mbrojtës të popullit dhe tmerr për armikun, ishin shkendijat e parat ë ushtrisë çlirimtare.

 Disa të vetquajtun veteran dhe Gjeneral as sot smund të pajtohen me faktin se dikush shumë para tyre kishte fillue përgaditjet dhe kryente aksione në teren. Ishte Salihu, Zahiri, Ademi dhe Ahmeti me shokë qe që në vitin 1991 kishin shtri veprimtarinë ushtarake në pjesën ma të madhe të kosovës.

Shumë prej këtyre engjujve ranë në fushë të nderit,ndër ta edhe komandant të sprovuar, ra Zahiri me shokë në pritën e organizuar edhe nga shqipfolës , bie Adem Jashari me pjesën ma të madhe të familjes, bien edhe shumë e shumë bija  e bijë të këti dheu, vritet në mes të tiranës Komandanti i FARK ut, Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës Kol. Ahmet Krasniqi, bie Agim Ramadani strategu i GO3 shit, bie protagonisti i Grupeve guerile dhe komandanti i brigadës 134 Salihu,

Disa të vetquajtun veteran dhe Gjeneral as sot smund të pajtohen me faktin se dikush shumë para tyre kishte fillue përgaditjet dhe kryente aksione në teren ,

Këta dhe shumë të tjerë ranë që kosova të jetë e lirë , e pavarun dhe e prosperuar aty ku e kishte vendin , në bashkimin europian, bien jo vetëm për lirinë e popullit por edhe për mirqenjen e tijë.

Ranë qe të rinjët e këtij vendi  të kenë mundësit e barabarta me të rinjët e vendeve tjera, të konkurojnë në arsim , shkencë e kulturë , të kenë të drejta të barabarta në punësim dhe jetë të dinjitetshme, të sëmuerit të kenë spitale për trajtime adekuate e jo që për nderhyrjet ma të thjeshta të shiqohet kah turqia e vendet tjera të europës, pleqt dhe plakat tona të mos kenë nevojen e ndarjes nga bijtë e bijat, nipërit e mbesat  qe marrin rrugën e ikjes nga vendi i tyre , bujku mos ta lerë tokën djerrë shkaku i kamatave të larta( fajdeve) të kredive bankare dhe invadimit të mallërave të huaja shpeshherë me kualitet të dyshimt nga tregtarë të papërgjegjëshem, e dshumë e shumë dukuri devijante  që po na përcjellin.

 Mu për ket edhe sot Nëntëmbdhjetë Prilli është më  i errët dhe më i acartë se me 1999

Paç lavdinë Komandant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat