Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kur të thotë Amerika!

Opinione

Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kur të thotë Amerika!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 19 prill 2017 Në ora: 20:11
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

***Jo sipas formulës triviale 100-vjeçare të Edi Ramës: Side by side, but never together!

*** By Andrew MacDowall: “Albanian prime minister: EU faces ‘nightmare’ if Balkan hopes fade. A little union with Kosovo is possible should Brussels turn its back on the region, Edi Rama tells POLITICO.” (http://www.politico.eu/article/albania-prime-minister-edi-rama-eu-faces-nightmare-if-balkans-denied/, 4/18/2017).

Prej kësaj, deklarate naive kinse në sitlin kushtëzues, drejtuar BE-së: “O shqipëria në BE, o bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”,  nuk duhet të tremben fare as BE-ja, as Amerika e as NATO-ja, sepse  nuk është fare serioze, as nuk përbën kurrfarë kërcënimi për BE-në, por më tepër ka të bëjë me një simulim politik naiv dhe provokues, që Ramës  i duhet për  opinion e brendshëm politik, sepse po i rrezikohet karriga  e kryeministrit nga kërkesat e opozitës, e cila për shkak të gabimeve të rënda politike të qeverisë së tij ka bojkotuar parlamentin, duke dalë në protesta në një “çadër tribune” pranë kryeministrisë (18 shkurt-18 prill 2017). –Kjo është “patatja e nxehtë” e Edi  Ramës, jo “dhembja” e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse  si BE-ja, ashtu edhe Amerika shumë mirë janë dijeni, se  qeveritarët  e Tiranës nuk janë të interesuar që Shqipërinë ta bashkojnë me Kosovën (ashtu siç nuk ishin të interesuar ta ndihmonin dhe ta bashkonin më 1999, por e harruan nën plojën e gjenocidit serb të Slobdan Milosheviqit).

BE-ja nuk është “kazani ballkanik” i Edi Ramës

*** “To understand Europe you have to be a genious or French”.(Madeleine Albright, the ex-American Secretary of State)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat