A është frymëzim apo abonim politik i juaji?

Opinione

A është frymëzim apo abonim politik i juaji?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:33
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Z.president e filluat me nguti për formimin e ushtrisë, dështove sepse nuk ju kaloi, e vazhduat me afera përgatitëse për akuza ndaj serbisë për gjenocid, harrove që 18 vite sikur nuk ishe në Kosovë, tani edhe fushatë për bashkim, vallë a po kërkoni abonim politik nga populli apo çfarë dëshironi me këto afera tuaja?

 Se ngërqi politik i institucioneve në Kosovë është në vazhdimësi dhe se gjithherë shpiket diçka në sipërfaqe për të tërheuq vëmendjen opinionit nga paknaqësitë, vështërsitë e jetës, dalin afera apo propaganda të pa kripë të pushtetarëve, të cilët më së paku merren me atë lëmi, per të cilën janë percaktuar-zgjedhur!  Çdo ditë del në sipërfaqe apo opinion diçka  e re e më së paku diçka me vlerë apo e volitshme dhe e domosdoshme, të ketë zhvillim, punësim, arsimim të mirëfilltë apo edhe qetësi psiqike për popullin, i cili çdo ditë e më tepër sa vjen duke u traumatizuar nga propagandat dhe aferat e drejtuesve të pushtetit, duke filluar nga presidenti, kryeministri e kryekuvendari,  të cilët janë shumë devijues nga detyrat e tyre.

Kryekuvendari më së paku është në parlament, sepse si duket i ka hyrë fushatës parazgjedhore me vizita nëpër vende të ndryshme për të cilat vizita më së paku është kompetent, por si duket edhe bizneset e dergojnë atje ku i kanë vendosur selitë, prandaj edhe kritikohet pikërisht nga vet deputetët?

Kryeministri, gjithashtu njësoj si në fushatë vizita, por ky më tepër nëpër biznese vendore thjeshtë duke i rjepë e në anën tjetër duke iu premtuar subvencione e stimulime?

Presidenti fatbardhësisht për vizita jashtë vendit është shumë korrekt, sepse vetëm atëherë kur ia paguajnë udhëtimet bashkëpartiakët e tij  shkon ndokund, psh në Turqi apo Shqipëri, sepse sipas mediave deri tani pak është i ftuar nga ndonjë vend që ta vizitojë si president i vendit? Por ai ka filluar me propaganda e afera si duket për abonime politike në favor të vetin nga populli apo edhe ndoshta për ndonjë alibi, sepse ato afera apo propaganda që po i sjell në opinion tani nuk po i kalojnë as tek fëmijët në djep? Si mundet presidenti i vendit të ndërmerr një hap aq me nguti, të vendos që ta formojë ushtrinë (sipas tij) kur kihet parasysh se me këtë Kushtetutë aktuale (konvertimi i planit Ahtisarin e Kushtetutë) që më së paku i duhet Kosovës apo edhe i përgjigjet realitetit, pa ndryshime kushtetuese nuk ka mundësi e as shans formimi i ushtrisë, sepse vet ai me ata përpilues të kësaj kushtetute e kanë apsorbuar të atillë: Dhe AD HOK vendos hapur do të¨formojmë ushtrinë? Aq larg shkoj çështja sa edhe shumica parlamentare ranë në grackën e tij, kur kihet parasysh se ndërkombëtarët ishin të gjithë kundër e sidomos SHBA-të? U harrua ushtria pasi i dështoj projekti, doli në skenë me aferë të re; Do të përgatitemi që ta padisim Serbinë për gjenocid?

I nderuari president, si duket sipas mendjes suaj ju nuk jetueke në Kosovë qe 19 vite nga përfundimi i luftës dhe tani qenkeni kthjellur dhe u ra ndërmend për diçka të tillë apo edhe kjo është ndonjë…..?Jo zotëri, se derisa ju fillimisht si nënshkrues i atij memorandumi famoz për fillimin e dialogut me Serbinë me ndërmjetës ndërkombëtar, kjo propagandë dështon sikur e para, sepse që nga ajo kohë (nënshkrimi në Austri nga ju si kryeministër i atëhershëm i vendit) Kosovës vetëm sa iu kanë shtuar edhe më tepër problemet dhe ka hyrë në ngërq politik të pafund që ju i sollët! Dhe së fundi afera apo kërcënimi njësoj sikur kryeministri i Shqipërisë se “Nëse BE nuk na merr prasysh, do bëjmë bashkimin e trojeve Shqiptare? Si duket veç e keni tepruar të gjithë, keni devijuar nga konceptet edhe kombëtare edhe shtetformuese, sepse hiq ma mirë as ai nuk i ka punët (Edi Rama) në vendin e vet, prandaj si duket iu ka ardhur fundi dhe po tentoni të përfitoni nga këto situata që të merrni  mbështetjen e popullit, por gaboheni rëndë që të gjithë pushtetarët si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, sepse populli është lodhur nga  ju.Keni kujdes me këto propaganda, sepse për fajet e juaja po pëson populli, prandaj keni kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat