Çadra, nën hijen e vjetër të “Republikës së Re”!...

Opinione

Çadra, nën hijen e vjetër të “Republikës së Re”!...

Nga: Sali Leka Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:43
Sali Leka

Një duzinë analistësh mediatikë të skremuar duan të komandojnë dhe të sundojnë dymilion e dyqind mijë socialistë të kulturuar dhe demokratë modernistë të betuar.

Dua të bëj debat me bashkëbisedim me një milion e dyqind mijë votuesit e Edi Ramës socialistë të kulturuar dhe demokratë modernistë të betuar, që të mos mërziten nga “mrekullitë e çadrës”, pasi ajo është nën hijen e vjetër të “republikës së re”, që nuk prodhon asgjë përveçse dëshpërim për frekuentuesit e saj të tejlodhur.

Beteja jashtë çadrës, me frymëzim dhe hyqëm nga çadra, po rreket më kot të mbajë në këmbë një ngrehinë të shembur, ende pa nisur marrshimi triumfal i “Republikës së re”!

Të nderuar dhe të respektuar një milion e dyqind mijë socialiste të përkushtuar dhe demokratë modernistë të betuar për drejtësi dhe demokraci shembullore, me të drejta të plota njerëzore, publike dhe ligjore jurdike. E kam obligim të bëj bashkëbisedim me ju, me vullnet sublim dhe vizion humanist demokratik.

Me 23 qershor 2013, një milion shqiptarë votuan Edi Ramën dhe Ilir Metën. Edhe më 21 qershor 2015 po ashtu. Kurse më 18 qershor 2017 do të votojnë edhe dyqind mijë për Edi Ramën dhe bëhen një milion e dyqind mijë votues fitimtarë, që do të vulosin fitoren e madhe.

Një milion socialistë të kulturuar, të përkushtuar, tetëqindmijë demokratë të betuar modernistë kanë dhënë kontribut të çmuar para e pas vitit 1991, duke luftuar me vizion demokratik, duke mbajtur gjallë dhe në këmbë shpresën për ndryshim në kohën e zezë të enverizmit dhe rendin demokratik e pluralist në Shqipëri, pas nisjes së erës së re të pluralizmit dhe lirisë.

E theksoj fjalën përpara dhe mbas vitit 1991, se ne intelektualët vizionarë, stoikë e modernistë, bijtë e dhimbjes dhe kalvarit të kuq, u përpqëm me çfarë kishim në dorë që t’ia shkurtonim ditët mizorisë, duke lënë ditët tona në ferrin e burgjeve të Diktaturës, siç do të bënin gjithë intelektualët dhe progresistët e këtij vendi më 23 qershor 2013, kur e mposhtën me votë të lirë tiraninë e fshehtë të kusarëve e trutharëve, që shkaktuan aq shumë mynxyra e tragjedi mbi këtë popull.

Kështu me 23 qershor 2013 dhe 21 qershor 2015, një milion socialistë dhe Lsi-istë u larguan nga skalioni i masakrave dhe votuan Edi Ramën dhe Ilir Metën, por shkaktarët e maskarave njëzet e dy vjeçare 1991-2013 nuk u zbuluan, gjakatërt mizoristë të piramidave dhe të të gjitha devijimeve dhe traumave të popullit shqiptar nuk u demaskuan nga asnjë ent mediatik. Shqipëria ka më shumë televizione dhe gazeta se Rumania nëzet e pesë milion banorë, por asnjë nga këto struktura mediatiake nuk demaskojnë as kusarët, as kriminelët, as mizorët zuzarë, as uzurpatorët, që flasin në emër të “sovranit”, por çojnë ujë në mullirin e keqbërjes së organizuar.

Njëzet e pesë televizione dhe gazeta paguajnë dyqind e njëzet analistë skurrikë, që çdo ditë nëpër televizone dhe gazeta fabrikojnë trillime, zbukurime e sajime të dobëta, ndërkohë që realiteti me të vërtetat klithëse të Diktaturës dhe demokraturës anarshiste njëzet e dy vjeçare mbeten në hije.

Titujt e gazetave dhe titrat nxijnë me lajme bombë: Ta rrëzojmë Edi Ramën nga froni kryeministor! Demokratët e fortë të vërsulën në zyrën komode të Edi Ramës, të shkulin kolltukun luksoz dhe ta ngulin në çadrën e lirisë për t’u ulur Basha!

Me të tilla broçkullitje dhe cingërima infatile mbushen çdo ditë faqet e shtypit dhe ekranet e mediave televizive, ku analistët skurrikë japin progonoza të dirigjuara nga Çadra dhe këtë e quajnë “mision të shtypit dhe mediave të lira”!

Zhvillimi progresiv katërvjeçar 2013-2017 ka gëzuar dhe vullnetësuar socialistët dhe demokratët e vërtetë modernistë, por ka egërsuar dhe inatosur dyqind e njëzet analistë skurikë, që nuk pushojnë ditë e natë së përbalturi qeverinë Rama, pse nuk iu ka marrë leje atyre për këto projekte madhore ekonomike, sociale e politike, që ka realizuar me vullnet dhe aftësim!

Juve dyqind e njëzet analistë mediatikë, jeni minorancë, doni dhe votoni Lul Bashën; e keni të drejtën tuaj të garantuar, por nuk  e keni të lejuar të paragjykoni e shantazhoni dy milion e dyqind mijë shqiptarë fisnikë, vullnetndezur e mendjehapur, që do të votojnë Edi Ramën dhe projektin e tij madhor për një Shqipëri demokratike, të rilindur e të ridimensionuar në shtratin e demokracisë.

Reformat në rrugën e demokracisë dhe progresit, që nuk i shohin vetëm miopët e sëmurë partiakë të çadrës, do t’i japin shanset për të qeverisur Edi Ramës edhe në vitin 2021, edhe në vitin 2025.

Forcimi i demokracisë dhe drejtësisë e ka frikësuar Lul Bashën dhe të tjerë si ai. Dhe njeriu kur frikësohet nuk mund të bëjë asgjë të dobishme dhe bëhet i sëmurë agonik kronik.

Fatmirësisht për popullin shqiptar, Lul Basha tani e tutje do të mbesë i sëmurë agonik kronik. Luli nuk vizitohet në klinikë, por ekzaltohet deri në ekstazë euforike nga fjalimet e tij dhe si Don Kishoti zhvesh shpatën rrënimtare mbi “armiqtë e Republikës së re”!...

Që nga 18 shkurti, Luli ndihet në qiell të shtatë, ka humbur sensin e realitetit, por analistët e çadrës e quajnë “udhëheqës të Reublikës së re” dhe vizionar shembullor, në një kohë kur e gjithë retorika e tij bie erë enverizëm dhe ramizizëm!

Opozita kërkon liri falso, pasi liria reale është më e pranishme se kurrë dhe vetë fakti që Luli dhe të tijët, bashkë me dyqind e njëzët argatët mediatikë nuk lënë gjë pa përbaltur e njollosur, me shpifje e trillime nga mëngjezi në darkë, e tregon më së miri një gjë të tillë!

Sipas Lulit kanabisi ka përmbytur vendin, droga dhe paraja e zezë po rrezikojnë zgjedhjet, demokracia qenka në rrezik nga banditët e Edi Ramës!

Por edhe më fanatiku në çadër e di se kjo retorikë është një mjet për gjallimin partiak të Bashës, për të tundur shkopin në oborrin e PD-së, që të mos ia marrin për ta tundur të tjerët, ustallarët e vjetër të oborrit berishian, që mezi presin një sinjal nga “Komadanti”.

Të gjithë e dinë, edhe vetë Luli dhe shqytarët e tij besnikë, se Edi Rama ka garantuar koniditat më komode për të shkuar në zgjedhje dhe ende e fton të shkojë në bisedime për t’i dhënë gjithçka që ai don, që ai të mos ndihet i friksuar!

Këtë nuk e dinë apo nuk duan ta dinë vetëm kalemnxhinjtë e njollosur në baltovinën e shërbesave të paguara, shkrimtarucë të angazhuar për trillime dhe mashtrime të rëndomta, që flasin me emfazë neurotike në çadrën e Lulit, duke hedhur gëlbockat e tyre mbi dymilion e dyqind mijë shqiptarë, që nuk i bashkon asgjë me çadrën dhe që përkrahin vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë Evropiane!

Edhe pse dyqind e ca analistë  na ftojnë me ngut që nga çadra e lirisë të shohim Stambollin, Bruskelin dhe Uashngtonin, na vjen keq që nuk po shohim gjë tjetër veçse ca njerëz të dëshpëruar, me Krye të Dëshpëruarin Lul, i cili, për fat të keq, pasi ka humbur elektoratin në mënyrë të pakthyeshme, po humb dhe sensin realist të politikanit dhe po bëhet një Don Kishot që lufton në çadër me mullinjtë e erës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat