Hashimit po i “vërrgllatë” politika, vonë po i dhezë! Mirë bile që Edi Rama po ia kujton do sende…

Opinione

Hashimit po i “vërrgllatë” politika, vonë po i dhezë! Mirë bile që Edi Rama po ia kujton do sende…

Nefail Maliqi Nga Nefail Maliqi Më 19 prill 2017 Në ora: 20:48
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, ka deklaruar presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Reagimi i tij, pason deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Hashim aga, ku e ke ushtrinë? Pse nuk dhe dorëheqje? E tash me fjetë dathë, a mbathë ?

Madje deklaratat më të reja të Hashim Thaçit pas Edi Ramës për “bashkim kombëtar” janë në vazhdën e atyre,  të cilat dështuan, si ajo për UNESCO-n, Interpol-in, liberalizmin e vizave, demarkacionin, për “murin” ne Mitrovicë, “ushtrinë alla Hashimçe”, apo fondin e qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.

Pas dështimit të themelimit të ushtrisë, ai sërish po vazhdon punën si president përkundër deklaratave të tij se do “të jap dorëheqje”?!  Hashimit ditëve të fundit po i “vërrgllatë” në vend politika, apo edhe vonë po i dhez. Mirë bile qe Edi Rama, po ja kujton do sende.. .

Tash vazhdon të mbijetojë me deklarata të reja si kjo se “Serbinë do ta akuzojë për gjenocid”,refren ky i cili nga Thaçi është dëgjuar së paku 18 herë këto 18 vitet e fundit.  Por sot e kësaj dite, kur edhe ITCY sivjet mbyll dyert, Serbia kurrë nuk është akuzuar kurrë as për gjenocid, as pe masakra apo për dhunime të 20.000 femrash shqiptare në Kosovë ?!

Thënë shkurt, këto të gjitha ishin fushata të Hashim agës, jo për Kosovën, por për karrigën dhe partinë e tij në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Dhe sa do t’i ndihmojnë këto deklarata boshe dhe vizita e paralajmëruar në SHBA, mbetet që të shihet. Për fund, z.Hashim, ushtrinë s'e bane!., nuk dhe dorëheqje.. E tash me flejtë dath a me çizme?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat