Një histori amerikane...

Opinione

Një histori amerikane...

Nga: Agron Shabani Më: 20 prill 2017 Në ora: 18:01
Agron Shabani

" Lirinë dhe pavarësinë tuaj individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetërore, nacionale, qytetare dhe politike, gjithëmonë duhet t´i masni dhe vlerësoni në bazë të atyre që i keni dhënë dhe sakrifikuar për to. " Do u thoshte dikur banorëve ose qytetarëve të Nju Jorkut ( New York) një strateg ose komantant i njohur anglo-amerikan-pas shpalljes së New Yorkut (Nju Jork) si Metropola ose Kryeqyteti i Parë Federal i SHBA-së në vitin e largët 1788. 

Se këndejmi, i ngritur dhe themeluar dikur si thuhet nga emigrantët ose kolonistët holandez në vitin 1626: Qyteti i New Yorkut (Nju Jork) deri në vitin 1646 dhe më vonë,  ishte i njohur dhe ishte quajtur si "New Amsterdam"." New Harlem" etj. Ndërkaq, pas fitorës ushtarake dhe depërtimit triumfal të forcave angleze ose britanike në vitin 1646, New Yorku ( Nju Jorku) do e merte emrin e sotëm që e ka. Mbase, në bazë të emrit të "Dukës" ose "Princit" të ri anglez të Yorkut ( Jork) i cili më vonë do bëhej edhe Mbret i Anglisë.

Ndërkohë që shteti ose "kolonia e parë angleze" në SHBA-së e cila i kishte fituar ingerencat ose kompetencat e njohura administrative dhe juridike nga "metropola" ose "kurora mbretëroe" e Anglisë në vitin e largët 1619-1624, ishte Virxhinia e administruar nga shtresat e larta aristokrate të "plantazherëve" ose sipërmarrësve të pasur në bashkëpunim me pjesëtarët e shtresës së mesme ose të ulët (gentry) dhe të tjerë....Për t´u pasuar dikur me vonë nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersey, Delaware, Georgia, Massachuesti, Connecticuti, Rhode Islandi, Pennsylvania etj....Duke e nënkuptuar këtu edhe ndarjen e shtetit nga kisha së bashku me fillet e lirisë dhe pavarësisë së plotë amerikane nga "kurora" e huaj angleze, franceze, holandeze, spanjolle, portugeze dhe kështu me radhë. ( Kujto: " Mayflower dhe 41 Pelegrinët" e William Pennyt etj.) 

Ndonëse, spanjollët, portugezë, francezët, holandezët dhe të tjerët, shumë kohë i kishin shtypur, shfrytëzuar ose eksplatuar ekonomikishtë dhe në të gjitha format tjera kolonitë e ndryshme në Amerikën Latine si dhe në Amerikën Qëndrore. Duke i përfshirë këtu edhe kolonitë e tyre në SHBA-së dhe Kanada si Louisiana, Florida, New Mexico, Texas, Quebec etj....Kur Franca, pas disafatave të njohura ushtarake (luftarake)-kundër Anglisë gjatë vitëve 1759 etj, pos Krahinës ose Provincës së njohur të Kuebekut (Quebec) në Kanada, asokohe ishte detyruar të tërhiqej tërësisht edhe nga kolonitë e dikurshme amerikane duke filluar që nga Liqejtë ose Lumenjtë e njohur në Missuri ose Mississipi dhe deri në Gjirin e njohur të Meksikës. 

Ndërkaq, si pasojë e "luftës dhe fitorës së përbashkët- kundër Francës", dikur me vonë kishte ndodhur ose ishte zhvilluar edhe lufta ose konflikti i hapur i kolonive të atëhershme në SHBA-së -kunder "metropolës" ose "kurorës mbretërore" angleze. Duke u mbyllur ose përfunduar me "pavarësinë 13 shtetëve te para amerikane" nga "metropola ose "kurora mbretërore" e Anglisë si dhe duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës dhe revolucionit të njohur të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të plotë shtetërore, nacionale dhe politike nga "kurora angleze". 

Në Protestën ose Peticionin e njohur të "Kongresin të New Yorkut" në vitin 1765, thuhet se akoma nuk ishte bërë fjalë mbi "pavarësinë e plotë" të 9, respektivisht 13 kolonive të para amerikane" nga "metropola" ose "kurora angleze". 

Ndryshe nga kjo, lufta ose revolucioni i lartëpërmendur amerikan-kundër "metropolës" ose "kurorës mbretërore" angleze, në radhë të parë ishte luftë ose konflikt i hapur në mes lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit legjetim të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan dhe "sovranitetit mbretëror" ose "parlamentar" anglez. Duke shënuar në këtë kontekst të përgjithshëm epokal dhe historik edhe fitorën e parë të ushtisë amerikane-nën komandan supreme të Gjorgj Uashingtonit (George Washington) -kunder ushtise angleze në vitin 1777. Respektivisht, përmysjen ose debimin e guvernerëve ose administratorëve të huaj anglez dhe të tjerë nga administrata dhe pushteti legjitim amerikan në shumicën e shtetëve amerikane. "Liria dhe pavarësia e gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale, lindin ose fillojnë me bindjen ose besimin e thellë individual dhe kolektivë në fitore. " ( Nga epistemologjia e përgjithshme revolucionare dhe politike) 

Ndërkohë që lufta dhe revolucioni i madh amerikan, asokohe i kishin edukuar, moralizuar, eksploruar dhe emancipuar edhe shumicën e shtetëve dhe popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit dhe kontinentit të vjetër evropian. Sidomos levizjet e njohura liridashëse dhe patriotike në Holandë (kundër mbretit Vilimit V-të të Oranjes), në Toskanë të Italisë ( të  mbretit Leopoldit ose vëllait të tij,  Josipit II-të Austro-Hungarisë), në Poloni (të mbretit Stanisllav Poniatovski), në Francën e Lujëve ose Napoleon Bonapartëve, Irlandë, Angli, Gjermani, Spanjë, Portugali dhe gjetkë. ( Lëxo: " Virginia Bill of Rights", " Checks and Ballances" etj.)

U mor vesh se në Shtetët e Bashkuara, si në çdo vend tjetër të ngritur, projektuar dhe konstituuar nga revolucioni, respektivisht nga lufta e njohur për lirin dhe pavarësi nga "kurora mbretërore" agleze ose britanike: Sipas Konventës së e njohur konstitucionale dhe juridike të SHBA-së "Checks and Balances" ( "Rregullat dhe Kontrolli") të miratuar në Philadelphia të vitit të largët 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj "Kongresit kontinental" të Philadephias së vitit 1744: Jeta e gjithëmbarshme politike dhe partiake ka filluar nga i ashtuquajturi sistemi njohur njëpartiak amerikan. Respektivisht, nga instruktori dhe arkitekti kryesor i luftës dhe pavaresise së njohur të SHBA-së, Gjorgj Uashingtoni (George Washington). Për t´u pasuar nga John Adamsi, Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë. 

Ndaj, edhe përkunder asaj se kishte të atillë (toristët) që ende vazhdonin të simpatizonin mbretin Gjorgj dhe "sundimin britanik"në SHBA-së dhe të tjerët (viganët) që i njihnin dhe përkrahnin administraten dhe institucionët e reja sovrane dhe legjitime amerikane: Ligji dhe kushtetuta e njohur e SHBA-së, do u ofrojnë të të gjitha palëve barazi dhe të drejta të plota politike, kushtetuese, juridike, sociale, ekonomike etj.

Do theksuar në fund se gjatë kohës së luftës dhe revolucionait të sipërmendur amerikan, kishte edhe ithtarë ose simpatizant të mbretit Lujit të XVI- të dhe aristokracisë së atëhershme franceze, por, edhe ithtarë ose simpatizant të Napoleon Bonapartën dhe "frytëve" ose idealet të njohura të Revolucionit të Madh në Francë. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë . Përkatësisht, të "metodave revolucionare" të "apostujve të lirisë" ne Francën e asokoheshme që admirohëshin në Amerikë dhe, jo vetëm në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat