Ligji i dosjeve nul, deputetët në udhën e mëkatit - Bota Sot
Ligji i dosjeve nul, deputetët në udhën e mëkatit

Opinione

E martë, 23 maj 2017

Ligji i dosjeve nul, deputetët në udhën e mëkatit

Nga: Ilir Vata Më: 21 prill 2017 Në ora: 09:37
Ilir Vata

Ndonëse ato pak parti që do marrin pjesë në zgjedhje dhe ende nuk dihet fati i procesit zgjedhor, deputetët që kanë shënuar krime në kohë të diktaturës nuk preken nga ligji për hapjen e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit sepse vet ligji është pasiv dhe nuk ka asnjë efek ligjor pa vullnetin e vetë spiunit.

Ligji i dosjeve të spiunëve, mbetet thjeshtë një ligj në pritje pa kurrfarë dobie për pastrimin e politikës, administratës nga mëkatarët e diktaturës, thjeshtë u krijua një institucion që palosën dosje, duke mos sjellë transparencë por shëmbëlltyrën e transparencës, ku dosjet shohin dosjet dhe deputetët kanë rrugë të lirë për në parlament.

Ndonëse ligji i dekriminalizimit i shtrin e fektet e tij në kohë për të gjithë ata që kanë kryer vepra penale, ligji i dosjeve, jo vetëm që nuk ka fuqi ligjore por është nul ndaj të gjithë atyre që kanë shënuar krime, kanë hetuar apo torturuar shqiptarët dhe më e turpshmja vazhdojnë të paguhen nga taksapaguesit dhe qytetarët për krimet që kanë bërë dhe pushtetin që kanë njësoj si në diktaturën komuniste.

Kodi Penal në Pjesën e Posaçme, kreu I, ku flet për krimet kundër njerëzimit, pikërisht, Neni 73, Genocidi (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79) citon se: “Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Dhe në Nenin 74, Krime kundër njerëzimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 8; ndryshuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 13) ku citon se: “Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Ndërsa në vijim, neni 75, Krimet e luftës (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79), “Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

 

E të gjithë këtij cikli i vjen në ndihmë pikërisht neni, Neni 67, “Mosparashikimi i ndjekjes penale, ku thuhet se: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit”.

Kriminelet janë gjallë, vrasit dhe torturuesit parlamentarë dhe të pushtetshëm dhe ligji i hapeve të dosjeve nuk është aktiv, madje i "vdekur" sepse legjislatori e ngriu atë, e bëri nul me qëllim që të mos cenohen persekutorët dhe spiunët e sigurimit të shtetit, por të tundohen e përçmohen vuajtsit rreal, të përndjekurit politikë.

Paradoksi  politikës shqiptare vazhdon në të njëjtën udhë si më parë ku ishin të paudhët, pikërisht ata që shënuan krime, që skicunë demokracinë në bunkerët e diktaturës dhe që mbajtën peng vendin në një tranzicion pa fund duke i lënë shtegun çelë jo vetëm spiunëve, por kthimit të regjimeve të ngjashme me diktaturën, sepse janë po ata të djeshmit zot të politikës, drejtësisë, administrimin të jetës së qytetarëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh A duhet t’i bashkohet VV koalicionit LDK-AKR që ta dërgoj në opozitë PDK-në?
    test