Nuk më le rehat borxhi i udhës

Opinione

Nuk më le rehat borxhi i udhës

Nga: Haki Bunjaku Më: 21 prill 2017 Në ora: 22:19
Haki Bunjaku

Kryeministër e President dhe minister i Infrastrukturës!

Ju lutem shumë të merrni në shqyrtim kërkesën time që ta asfaltoni Udhën Shipashnicë-Desivojcë, të filluar që nga 2013 të këtij shekulli, por diku në kilometrin 3-4, për arsye që nuk e njohim asfaltimi u ndërpre dhe udha mbet si gërmadhë,si kob,si mallkim e që neve po na sëmbon në zemër.

Kjo arterje e njerëzimit,kështu shkretë, e batallisur nuk po më le herat as në gjumë.

O bjerm mbas që të mos e haj vetvetën, më vie zëri lutës i saj në gjumë dhe pastaj mbetëm duke u rrotullue e persiatur për hallin e saj dhe për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes fatlume.

Më vie shumë keq kur më kërkohet diçka që se kam ndër duar!

Mundësinë time të vetme po e shprehi me shkrime e kërkesë që të mbyllet   problemi.  

Pushtetarë të nderuar edhe ju duhet, në shpirt, ta ndjeni rënkimin e kësaj udhe si dhe lutjen time që të na ndihmoni dhe ta kryeni borxhin ndaj Udhës,kësaj arterje të banorëve të kësaj ane dhe jo vetëm të këtyre.

Kur u nis asfaltimi i Udhës, Hashim Thaçi ishte kryeministër,por tash asnjë fjalë nuk po e flet,ndonëse ai është borxhliu dhe për hirë të dinjitetit e moralit njerëzor duhet të përgjigjet dhe të jap sqarime!

Nëse Hashim Thaçi edhe më tutje mundohet t`ik përgjgjësisë ndaj këtij objekti infrastrukturor,atëherë kryeministri aktual duhet ta nxit punën,ta gjej defektin dhe ta marr mbi vete shlyerjen e borxhit nda Udhës e ndaj nesh dhe ta asfaltoi Udhën, se kështu si është shkret,reflekton hije të zezë edhe për shtetin dhe shtetarët.

Më mirë të mos ishte nisur asfaltimi,sesa kështu të ndërpritet,pa dhën kurrëfarë arsyetimi apo sqarimi.

Prandaj,me të drejtë lindin hamendësimet nga më të ndryshmet:-Jo,paret e Udhës përfunduan në konto apo xhepa të ish kryeministrit.

Jo,me këto pare të Udhës, Hashim Thaçi pagoi të akredituarit në kryeqytet që ta ndihmojnë për t`i mbuluar maskarallëqet dhe për tu ngrit në pozitë,ku çobaja nuk mund ta shkundin me gurë.

Sido që të jetë,paret duhet të gjinden dhe të shkojnë në destinacion,për ku i ka lejuar FMN-ja.

Borxhi duhet të ç`borxhnohet dhe unë pastaj të lirohem nga traumat astmatike dhe morali shtetëror të filtrohet.

Çdo punë e lën në gjysmë,peshon mbi kokën e dikuj,rrespektivisht emron fajtorin,i cili është i detyruar të lirohet nga faji apo të përgjigjet penalisht për delikte ekonomike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat