Do rebelohet opozita, po si?!

Opinione

Do rebelohet opozita, po si?!

Nga: Ilir Vata Më: 22 prill 2017 Në ora: 01:36
Ilir Vata

Opozita do të vijë disi ndryshe nga javë që vjen, aksioni opozitarë do dalë jashtë cadrës, në arteriet kombëtare të vendit, në rrugë për t’u përqëndruar në Kavajë me fuqinë e saj opozitare.

Më shumë se 60 ditë janë hedhur të gjitha dimensionet elektorale, u mufat opinioni publik, u prezantuan paqartësitë me shqiptarët dhe pas rezistencës së mazhorancës, opozita do të shfaqet ndryshe, por të gjithë pyesin se si?!

Lideri i opozitës vjen me versionin sfidues, kërkon të votojë Vettingun, për të zeruar akuzat e mazhorancës për frikë nga drejtësia dhe pas rënja e qeverisë dhe ndërkombëtarët do ta sakrifikojnë qeverinë për drejtësin, kushtu opozita pastron kauzën duke mbajtur atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndeshme që ka mështetjen e politikes në tërësi dhe të shqiptarëve.

Sifida e dytë e liderit të opozitës Basha ishte presidenti nga populli dhe nëse mazhaoranca nuk përgjigjet, ngerci thellohet, dialogu bëhet i pamundur dhe opozita rrebelohet në dimensionin e vet, por të gjithë pyesin se si?!

Të gjithë e dinë fuqinë e PD-së në opozitë dhe janë të vetëdishëm se partia më e madhe në vend ka potencën t’i bëjë ballë cdo qeverie, dhe në fillim do ta nisë duke prekur pak qetësinë publike duke ndërprerë arteriet e rrugëve në vend, dhe pastaj përshkallëzim dalje në shesh në mënyrë masive, pra nuk do të ketë vetëm cadër, por qytetarë që mbushin sheshet.

Të gjithë bëhen trima me cadrën se është paqsore, por kur njerëzit të zbresin në rrugë të gjithë duhet ta vlerësojmë situatën dhe në radhë të parë mazhoranca sepse vendi po shkonë në pashmangëshmëri në destabilitë dhe ndalesa është Kavaja, vendi ku demokracia buzëqeshi e para, që do të kthehet në një betejë të dytë përballje politike.

Data e zgjedhjeve është caktuar dhe në garë elektorale do marrin pjesë pesë parti politike, ndërsa 57 parti janë jashtë procesit, një garë mes tyre pa rival, pa aktorë dhe një opozitë stërmadhe që është zot e shesheve, kushte ku zgjedhjet nuk mund të zhvillohen, sepse opozita mbetet e provokuar dhe e lëshuar në të gjithë fuqinë e saj.

Shqiptarët e mbajnë mend disa herë rrebelimin në sheshe dhe të gjithë luten që të mos ndodh, prandaj opozita duhet joshur dhe jo provokuar, fuqija e saj është e pamat dhe nëse lëshohet do humbasim dhe këto që kemi, vendi do kthehet pas, duke sjellë në vemendje legjendën e vjetër të Rozafes, ndërto dhe shemb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat