Dr.Ibrahim Rugova njeri karizmatik

Opinione

Dr.Ibrahim Rugova njeri karizmatik

Nga: Haki Bunjaku Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:17
Haki Bunjaku

Qe tribun i popullit të vet,me të cilin shpirtërisht e reciprokisht u lidh për të ça drejt fitorës.

Nga perëndimorët quhej Gandi i Prishtinës, ndërsa nga një pjesë e vendorëve:-Tradhtar.

Nuk ngjitej në polemika, por pohonte:-Kur e kemi nis këte punë, ka qenë dasht ta dijmë se kemi me i hangër gurët e nxehtë.

Dr.Ibrahim Rugova, njeri karizmatik,që në lundrën politike nuk kishte nivel stabil.

Kishte rënie e ngritje,por nuk jipej dhe,me gjithë presionin,kurrë nuk e ndërroi mendimin:

-Kosova shtet i pavarur dhe pavarësia është kompromisi,më pak nuk ka ku të shkohet.

Njeri i zbehtë,shëndetlig e me shallin e mëndafsh rreth qafe në çdo stinë,simbolikën e të cilit kurrë nuk e mësuam.

Kurrë nuk e shihnim pa shallë e pa tymosje.Ngrinte edhe nga një gotë alkool,vetëm të zgjedhur.

Në një tubim të LDK-së në Horgen të Cyrihut,vonoi t`i çes tymin dhe njeni e pyeti:A mos jeni pa cigare?

Ju falem nderit! Po smund e mujta!

Fliste pak e me zë të ulët,por kur e kërkonte rasti dinte të bënte mrekullira,sikur në Parlamentin Evropian,ku me raportimin racional i ngriti të gjithë deputetët në këmbë.

Nuk e pranonte lavdatën as romantizmin folklorik,si dhe as fjalimin populist.Ai bënte fjalim të shkurtë përmbajtësor.

Në fund të marsit e fillim prilli 1999 u gjet në nivelin më të ulët politik,kur milicija e Millosheviqit,bashkë me 17 anëtarë e muar peng dhe i mbylli në një dhomë.

Nga këtu dhunisht dërgohet në Beograd,ku në takim me Millosheviqin,duhet të qeshet prej zori,para kamerave dhe të pranojë kushtet që parashtronte Millosheviqi për ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s.

Rivalët e tij menduan se këtu u varros autoriteti i liderit paqësor,Dr.Ibrahim Rugova,por pjesa dërmuese e popullit dhe e LDK-së e ndoqën prapa dhe prapë,dyherë rradhazi i fitoi zgjedhjet.

Armiqët iu shtuan,si nga LPK-istët dhe nga LPSH-istët edhe në kombinim me UDB-istët.Ndër ta kundërshtari më i përbetuar ishte gënjeshtari,Hashim Thaçi,të cilit në Kështjellën françeze,për hirë të Kosovës ia la në duar frejt e udhëheqjes së delegacionit.

Kundërshtarë kishte edhe nga brenia e LDK-ku e trajtonin si autokrat.Bisedat i bënte të shkurta,por edhe nga të tjerët kërkonte të jenë ekspeditivë.

I duelën karshi: Bujar Bukoshi,kryeministër,Isa Mustafa,minister I financave,Xhafer Shatri,minister informimi,Hidajet Hyseni me kompaninë e të burgosurëve politik etj.

Dalja në skenë e UCK-së,bëri të i luhatej autoriteti.Mirëpo UCK me emrin FARK,nën organizimin e akademik Femi Aganit korrte rezultate në terren.

Dr.Ibrahim Rugova UCK-në kurrë nuk e pranoi si të tillë,se po të ishte ashtu do t`i bashkohej FARK-të e jo ta luftonte atë.

Ata që më se shumti e luftuan janë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja,dy argatë të UDB-së.Për këmbëngulësinë,kryneçësinë edhe Perëndimi filloi ta ndërroi qëndrimi,por Dr.Ibrahim Rugova kurrë dhe kurrë nuk ua pranoi Hashim Thaçin për kryeministër,sepse,më mirë se të gjithë,ia njihte biografinë e ndyrë.

Në Hagë dëshmoi atdhetarinë dhe pjekurinë politike,ku me shumë urtësi mbrojti UCK-në.

Tek lind dielli e preron hëna Ibrahim (Rugovë) më nuk lind nëna!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat