Toka që lind dhe rritë heronjtë e gjitha kohërave!

Opinione

Toka që lind dhe rritë heronjtë e gjitha kohërave!

Nga: Skender Shala Më: 23 prill 2017 Në ora: 16:10
Skender Shala

"Bora po shkrihet, dimri po shkon, në trojet tona, vetëdija po bulzonë” (Jo, bilbilat e varfër, kurrë nuk do të gjemojnë më)! Rrezet t’arta kanë filluar ta zhdukin errresirën dal-ngadalë mbi trojet tona etnike!

Toka jonë, dheu i trojeve tona, ka një përbërje me të gjitha  mineralet e nevojshme që i duhen shëndetit njeriut, botës bimore dhe shtazore.

Nga të gjitha këto njerëzimi që ka jetuar dhe jeton nga kjo tokë, duke ushqyar me ketë pasuri mineraleve të shumta, është ushqyar raca jonë.

Duke i pasur këto cilësi si dhuratë nga Zoti, që u ka falur trojeve tona, ne duhet jemi më të vetëdijshëm dhe mirënjohes kësaj pasurie, që kemi pasur fatin e kësaj rriske në këtë planet ta gëzojmë në raca jonë!

Kjo tjetër shpjegim nuk ka?! Kur dihet së pikërisht në këto troje kanë lindur Zotërat, dijetart antik, lindi Aleksandri i Madh, Pirroja, shumë perandorë romë si Konstantini i Madhe i cili vuri rregulla civilizimit në Europë. Mandej lindi straegu, atleti i gjitha fitoreve luftarake, Gjergj Kastrioti i Madh. Linden shënjetri në të kaluren po edhe në epoken tonë, si e Lumtura Shën Tereza që na Bekojë si Komb!

 Nga këto troje dualen shumë burrshtëtas gjithandej duke lenë gjurmë në histori. 

 Pra, kjo është toka Pellasgo-Iliro-Shqiptare në vazhdimësi! Nga ky truall i kësaj tokë, kanë lindur dhe to të lindin figura të medha që një ditë të afërt do ta rregullojnë jetën dhe mirëqenien njerëzore në Gadishullin Ilirik dhe më gjerë!

 Shqiponjat fluturojnë gjithëndej, nëpër pesë kontinetët, por kurrë së harrojnë folenë e vet! - Vetëm kjo i jap kuptim fisnikrisë identitëtit, të jetur si njëri e komb i natyrshëm! 

 Gjenerata e Re! – Duhet të konstruktoi platformën e stratëgjive afatgjata, mbi një doktrine e një aritekture gjeoplitikë, konformë kërkesavë gjeostratëgjike për të ardhmen historike natyrale!   Gjithnjë në kordinim dhe bashkëpunim me miqët që tani janë deshmuar, me të cilët na përputhën dhe kemi intëresa të përbashkëta.

Thuhet së historia përsëritet! Historisë i interesojnë veprimet e strategjive afatgjata. Prandaj, me  bindje së sot të gjenerata e re, ka figura të mëdha fisnike, me potencial intelektual që dijnë t'i artikulojnë vemrimet e bashkimit me lidhje të forta përballë sfidave prezente sot. Ne na duhet faktorizim i procesve në vazhdimësi për vetëdijësim sa më masiv, që ta zbulojmë të kaluarën tonë, nga se kjo rritë krenarinë e arsyeshmërisë të rikthimit natyral, dhe në anën tjetër i humb vlera dhe pakuptimësia tjetërsimit artificial që u ka imponuar koha dhe rrethanat histrike turkosllave.

Të tjetërsuarit duhet ta gjejnë gjirin e ngrohët të ëmëzës! Duke ju afruar vlera kombtare përmes  shoqatave, shkollimit, librave, klubebve, artit, shoqërive artistike, sportit dhe mbi të gjitha dashuri vllazërore, gjithnjë me moton së nuk kemi ,,armiq”, por të keq informuar, fobist nga zbulimi i së vërtetës, dhe në anën tjetër paniku nga fundi i mitëve të rreme! Zoti e Bekoftë këtë nismë të mbarë!                                                              

Kushtuar mikut tim!Skender Shala, Pejë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat