Kujtesë historike dhunë ndërmjet etnive, rasti i Maqedonisë!?

Opinione

Kujtesë historike dhunë ndërmjet etnive, rasti i Maqedonisë!?

Nga: Dr.Sc.Nijazi Halili Më: 23 prill 2017 Në ora: 16:30
Dr.Sc.Nijazi Halili

Politikë diskriminuese nga ana e qeverisë qendrore. Kjo lidhet me rastet kur pushteti qendror favorizon disa grupe etnike (apo një grup etnik) brenda territorit të administrimit të tij, duke iu mohuar barazitë, mundësinë e zhvillimit social një grupi tjetër apo duke e detyruar të paguajnë taksa më të mëdha.

Tipike, kjo ka qenë për Kosovën brenda Serbisë gjatë gjithë periudhës së sundimit të Titos, por sidomos në dy dhjetëvjeçarët e fundit para shpërthimit të konfliktit.

Kujtesë historike dhune ndërmjet etnive, shtypje të shkaktuar nga qeveria qendrore ose pavarësia e humbur. Ky shembull më i qartë është ish-Jugosllavia, sot etnitë në Bosnje e Kosovë vuajnë nga dhuna e shkaktuar ndërmjet etnive në vitet e luftës, por edhe më parë, plagë kjo që do vite të kalojë për të gjetur shërim. Historia e gjatë e dhunës dhe shtypjes shtetërore ndikon shumë ne radikalizimin e gjendjeve , të cilat çojnë popullsinë në pranimin e dhunës si formë lufte për zgjidhjen e konfliktit.

Natyra sesi i përgjigjet pushteti qëndror kërkesave të pakicave etnike pikërisht, fakti i përgjigjes qeveritare mund të çojë  në nxitjen  e skajshme etnike duke refuzuar, jo vetëm  dialogun por edhe çfarëdolloj mirëkuptimi, sidomos në rastet kur nuk meren parasysh kërkesat e grupeve të vogla. Tipike janë ngjarjet në Maqedoni.

Kur kemi të bëjmë me një afirmim të të ashtuquajturës “dilema të sigurisë” ndërmjet etnive, kjo ndodh kur një grup etnik kryen veprimtari në interes të shtimit të sigurisë së vet ( blen armë, kryen punime fortifikimi,etj), pikërisht këto veprime paragjykohen nga etnia kundërshtare si përgatitje për sulm kundër tyre. Kështu që etnia tjetër ndjehet e kërcënuar dhe shkon edhe ajo tek armët duke krijuar kështu një spirale negative veprimi e kundërveprimi.

Mjetet tradicionale të përdorura për zgjidhjen e konflikteve po ua lënë vendin mjeteve të reja, si diplomacia parandaluese, e cila konsiston në ndërmjetsimin e pajtimin, izolimin diplomatik dhe sanksionet.

Forcat e armatosura në nivele të mjaftueshme edhe pas Luftës së Ftohtë janë të domosdoshmë pasi roli dhe misioni i tyre ka ndryshuar. Ato duhet të jenë të afta që të mbështesin diplomacinë në vendosjen dhe ruajtjen e paqes.

Autori ka thirrjen shkencore, magjistër i shkencave politike dhe doktor i  shkencave në adminisrtim biznesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat