Protestat e Venezuelës dhe Protesta e Shqipërisë: Çfarë duhet të dini! Përse? po protestojnë venezuelanët dhe shqiptarët!

Opinione

Protestat e Venezuelës dhe Protesta e Shqipërisë: Çfarë duhet të dini! Përse? po protestojnë venezuelanët dhe shqiptarët!

Nga: Beqir Sina Më: 23 prill 2017 Në ora: 22:27
Beqir Sina

Opozita shqiptare duhet të marrë shembull nga protestat në Venezuelë, mbasi edhe arsyet e tyre janë të njëjta.
Jehona e protestave në Venezuelë, e cila ka pasur vemendje të madhe në medien e Amerikës së Jugut dhe Veriut, në Europë, dhe gjithë Ballkanin, ku veprimtarë të opozitës dhe shoqërisë civile, po protestojnë edhe atje , si në  Shqipëri, e cila ka arritur në ditën e 60 të protestës, ende nuk ka marrë fuqinë e asaj në Venezuelë .

Shqipëria, me një popullësi gati 10 herë më të vogël se sa Venezuela, duket se "parimisht"  është e ndikuar nga protestat masive në Venezuelë, për ti masivizuar ato edhe në rrugët e qytetet e tjera në Shqipëri.

Opozita në Shqipëri, thotë se ka në plan një protestë  të madhe anti-qeveritare, të paraljmëruar paqësore për nesër më 24 Mars, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ashtu si dhe lideri opozitar venezuelian kreu kryesor të opozitës, atje, Henrique Capriles, nga Çadra e protestës, në Tiranë, ka deklaruar se opozita nuk leviz nga vendimi i saj, ajo kërkon qeveri teknike dhe jo “pushtet në tavolinë”. Pra, e thënë thjesht largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Basha, ka nxitur masat e protestuesve duke thënë se është fakt se në Shqipëri, nuk qeveriset nga politikanë të mirë dhe të këqinj, por nga bandat rivale mes tyre. Ai thotë çdo ditë se Edi Rama, nuk qeveris me platformë politike, por me një filozofi bandash.

“Është zëvëndësuar përfaqësuesi i një bande me një bandë tjetër. Është zëvëndësuar me bandën e Hakmarrjes për Drejtësi”, ka thën Basha.
Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha,  kanë paralajmëruar përshkallëzimin e aksionit opozitar duke filluar nga dita e hënë, kur parashikohet bllokimi i të gjitha akseve kombëtare rrugore në vend nga ora 11.00 deri në orën 12.00. 

Çka është e ngjashme me protestat në Venezuelë, ku miliona venezuelian bllokuan për disa orë në  pikun e saj, rrugët kryesore të hyrjes në Caracas dhe qytetet kryesore të Venezuelës.

Opozita në Shqipëri, ka deklaruar e vendosur se ’Ky do të jetë vetëm hapi i parë sipas paralajmërimeve të opozitës, e cila ka folur për të tjerë hapa dhe bllokim total nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh”.

Drejtuesit lokalë të partive opozitare, do të organizojnë grumbullimin e mbështetësve të tyre në akset kombëtare, ndërkohë, çadra do të vijojë të jetë epiqendra e protestës.

Megjithatë, shumë dyshojnë se Policia e Shtetit shqiptarë mund të përputhet me qëndrimet e Kryeministrit Rama, për t’i quajtur të paligjshme protestat e nesërmë, dhe për të “provokuar” situata dhe kundërvënë asaj.

Në Venezuelë, protestat masive që kan daluar në rrugët e sheshet e kryeqytetiti Caracas, janë të frymëzuar nga pyetjet e opozitëse se :’ A po “shkërmoqet” shoqëria venezueliane ? e ndarë thellësisht ideologjikisht, në të djathtën me opozitën dhe në majtën qeverirëse, aktuale?
Çfarë shkoi më keq në Venezuelë? gjatë qeverisjes së Maduros, pas marrjes së pushtetit nga paraardhësi i tij - Marksist Leninsiti Hugo Chavez....?

Si Venezuela u bë ekonomia më e keqe në botë? me burimet nëntokësore të naftës, megjithse ajo ndodhet në mes 5 vendeve më naftëmbajtëse në planet ? 

Çfarë është duke “uluritur" në kryeqytetin e Venezuelës  Caracas? 

Pse Venezuela nga fusha e “Arit të zi” është kthyer në plantacione të Mariunanes, dhe korrupsionit qeveritar ?
Venezuela, është në krizë të madhe ekonomike dhe politike , ndaj po mbahen edhe protestat masive në javët e fundit, ndërsa udhëheqësit e opozitës po përballen me presidentin Nikolas Maduro, dhe mbështetësit e tij.

Protestat antiqeveritare duan që Maduro të largohet, nga pushteti, duke e akuzuar atë  se është duke e  shkatërruar demokracinë në Venezuelë. 

Ndërkohë, Maduro ka urdhëruar forcat e armatosura të Venezuelës , të dalin  në rrugë për të ruajtur rendin, sipas tij dhe pushtetin e tij.
Trazirat politike vijnë në sfondin e një krize ekonomike dhe politike gjithmon në përkeqësim. 

Pavarësisht se Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, Venezuela, sot po kalon shpejt nga paratë e gatshme, dhe njerëzit e saj që kanë luftuar për vite me ushqime dhe mungesa mjekësore, së bashku me çmimet e larta në “kup të qiellit” -“ skyrocketing”, dhe korrupsionin dhe përhapjen e drogës.

Shkurtimisht, opozita thotë se Maduro ka krijuar një diktaturë të "modifikuar" me demokraci. 

Qeveria, thotë opozita ka bllokuar në mënyrë të përsëritur çdo përpjekje për të rrëzuar Maduron, nga pushteti me një votim referendumi të manipuluar, gjithmon sipas opozitës.

 Ajo gjithashtu ka vonuar zgjedhjet lokale dhe shtetërore, për ti vënë plotësisht ato nën kontrollin e tyre, thotë opozita venezueliane.
Votat e fundit të mbajtur në Venezuelë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015, i dhanë opozitës një shumicë, absolute, ashtu si në Shqipëri më 2013, kur fitoi kualicioni i majtë me Edi Ramën.

 Mirëpo, tani kritikët thonë se zgjedhjet e parakoheshme nuk pranohen nga qeveria Socialiste, sepse Maduro ka frikë nga rezultati i tyre tani.

Më 29 mars, Gjykata Supreme e Venezuelës shpërbëu parlamentin, duke i transferuar të gjitha fuqitë legjislative në vetvete. Duke hequr dorë nga dega legjislative e kontrolluar nga opozita. 

Masat në mënyrë efektive nënkuptonte që dy degët e mbetura të qeverisë venezueliane ishin të kontrolluara nga Partia e Bashkuar Socialiste e Maduros. 

Opozita ishte e zemëruar dhe e quajti masën një grusht shteti. Vendimi u anulua tre ditë më vonë, por protesta kanë shpërthyer dhe duket se nuk kanë të ndaluar deri në largimin e Presidentit Maduro .

Demonstratat deri tani kanë qenë të përgjakshme. Të paktën nëntë vetë kanë vdekur dhe disa të tjerë, duke përfshirë gazetarë, janë lënduar.

Thirrja e opozitës u bë edhe më e fortë kur më 7 prill qeveria njoftoi kreun kryesor të opozitës Henrique Capriles, se ai ishte ndaluar të bënte ndonjë aktivitete politike, për 15 vjet.
 

Guvernatori i shtetit 44-vjeçari Miranda, i cili ka kandiduar dy herë për president, tha se qeveria ishte përsëri duke vepruar si një diktaturë e "moderuar".

Maduro, një 54 vjeçar, i cili e mori Presidencën mbasi vdiq Presidenti Marksit Leninist Hugo Chavez,  ka qenë sfidues, duke marrë një ton konfrontues me anëtarët e opozitës dhe protestuesit, të cilët ai i quan "vandalë dhe terroristë".

Maduro, tha se "Ju të gjithë jeni nga bota e krimit. Dhe vetëm të marrët shkojnë pas kriminelëve, unë do t'i kapë të gjithë këta kriminelë që po marrin urdhrat e tyre nga krahu i djathtë".

Në një shfaqje force të hënën, Maduro parakaloi në rrugët e Karakasit i rrethuar nga burra dhe gra në uniformë ushtarake e policoire. Ushtria dhe Policia e Shtetit gjithashtu ka premtuar mbështetjen e saj të plotë për Maduron.

 Analistet thonë se në një vend në krizë, dhuna në paradë nxjerr në pah protestat eskaluese, dhe forcën e një udhëheqësi diktator.

Venezuela, dhe Shqipëria janë  në krizë, dhe ndërsa nuk ka zgjidhje të thjeshtë për problemet e vendit, opozita argumenton se mund të rregullojë ekonominë e dështuar, dhe ta nxjerrë vendin nga kriza, ashtu si edhe opozita në Shqipëri.

Në pyetje si në Shqipëri dhe Venezuelë , është se megjithëse vendet kan pasuri të mëdha, mirërpo :”Ku u kanë shkuar të gjitha paratë? dhe Përse vuan ekonomikisht populli atje, kur pushtetarët gëzuojnë pasuri të menjëhershme shumë të madhe.

Andaj ka ardhur koha që Shqiptaret dhe te gjithe qytetaret masoviskishte duhet perkrahur dhe duhet protestuar per rrezimin e ketij regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat