A është ofendues termi sllavo-maqedon?

Opinione

A është ofendues termi sllavo-maqedon?

Nga: Rahmi Veliu Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:06
ilustrim

Jo njëherë, por në të shumtën e rasteve, kur bëhet fjalë për këtë term se a është ofendues për maqedonasit apo është  term që jo vetëm që nuk është ofendues, por është shqiptim i drejtë për këtë popull maqedonas?! Se kjo mban dhe se ka mbështetje shkencore do të mundohem që një gjë të tillë t’a sqaroj. Të theksuar nga akademik dhe dr. të shkencave maqedonase të cilët bëjnë me dije se termi në fjalë jo vetëm që nuk është ofendues, por është drejtë i shqiptuar. Mu për këtë do të thirena te akademiku dr. i shkencës se gjeografisë i cili me të madhe e përdor këtë term dhe jep sqarime mbi përdorimin e termit sllavo-maqedon. Ja se si e sqaron një të dhënë të tillë: “ Mnogu vazhen nastan vo istorijata na Makedonski Slloveni…” (ngjarje shumë me rëndësi në historinë e sllavo-maqedonve…) (Mitko Panov, “Gjeografija na SR Makedonija”. Skopje 1976, fq.143).

Ca reshta më poshtë do të theksoj: “Makedonski Slloveni ja primile hristijanska religija i poradi toa shto starosedelcite, so koi se meshale, veqe bile hristijani”- ( sllavo-maqedonët e pranuan fenë krishtere dhe për atë shkak anasit e vjetër, me të cilët u përzien, ata ishin krishterë). (po aty)  Në të njëjtën faqe do të theksohet edhe kjo fjali: “ Vo IX i X vek Makedonski Sloveni padnale pod bugarska i vizantiska vlast” – ( Në shek.IX dhe X sllavo-maqedonët ranë nënë sundimin e qeverisë bullgare dhe byzantine). (po aty) në këtë mënyrë është shprëhue edhe ne faqen 142 ku theksohet: “ Kaj Makedonski Sloveni glavno zanimanje bilo zemjodestvoto” – (te sllavo-maqedonet, profesion kryesor ishte buqësia).  Nga shembujt e theksuar më lartë shifet se termi sllavo-maqedon përdoret nga nje akademik dhe dr. maqedonas i shkencave. Prandaj, me plotë të drejtë mund të themi se ky term nuk është ofendues dhe se është një term shkencorë.  M. Panov këtë e bën që të dallohet nga maqesonasit antik. Ndërkaq, janë formuar nga fiset slave: dragovitët,strumjanët,bersjanët dhe fiset tjera slave. Për atëdhëun e lashtë të tyre do të theksojmë: “ e njohur ësgtë se ata së pari kanë jëtuar në rajonet pas Karpateve, në mes lumenjëve Vistul, Dhjepër, Dvina Perendimove dhe Karpateve. (po aty, fq.141) këtë e theksova që t’ua bëj me dije se sllavo-maqedonët nuk kanë asnjë far lidhje hapsinore me maqedonasit antik, prandaj e kotë është ta quajnë veten Maqedonas Antik.!

Në kohët e fundit lindi edhe nje term i ri për këtë popull, duke e shenderuar etnoniminë maqedon në atë MAKEDODOID! 

Term që ra ndesh me inteligjencën maqedonase si dhe me politikan maqedonas. Mu për këtë do t’i theksoj disa prej tyre:- një gazetar maqedonas do të theksoj: “Bëhu maqedonas, dhe jo makedonoid”, për makedonoidët  do të theksoj: “ Ata në mëngjes urrejnë grekët, pasdite urrejne Evropën, në mbrëmje urrejnë gjith botën. Dhe më shumë se gjithçka nënkuptohet na urrejnë neve maqedonasit”. (Branko Geroski, “Bëhu maqedonas, e jo madedonoid”, Koha, 31.01.2009) që ta argumentojmë me fakte dhe artefakte këtë të dhënë, Geroski do të theksoj: “ Është shpallur se makedonoidët gjatë këtij viti (2009) do të angazhojnë rreth 2500 njerëz të gjurmojnë në tërë teritorin e Maqedonisë, në kërkim të artefakteve që do të vërtetonte përallën e tyre racist). ( po aty) Rast tjetër i cili i injoron makedoniodët është ai I ish ministrit të Punëve të Jashtme Denko Maleski, i cili në intërvishtën e përjashtme Radio Evropa e Lirë do të theksoj:- “Kontesti i sotëm, nëse janë maqedonasit e kësaj anae ose maqedonasit e asaj ane, trashegimtarë të maqedonasve antic, është më shumë se budallalëk” ( Denko Mileski, “Jemi sllavë, s’jemi antik”, (Lajm, 1 prill 2013). Sa i përket gjuhës maqedone të cilën e flasim maqedonasit, kjo njihet si gjuhë slave. Në tekstet shkollore të gjeografisë për klasën e V-të do të theksohet:- “gjuhët sllave të jugut janë: sllovenishtja, kroatishtja, serbishtja, malazeze, maqedonishtja, bullgarishtja”. Pra gjuha maqedone na qenka gjuhe sllave!

Po maqedonasit antic kush janë dhe ku u tretën këta anas të vjetër të këtyre trojeve? Për këtë do të thirenanë disa të dhëna: Mitko Panov do të theksoj: “Një pjesë e anasve të lashtë u vranë, të tjerët u shpërngullën në viset malore dhe në qytetet bregdetare disa u përzinë me sllavët, u asimiluan”. (M. Panov, “ Gjeografija na SR. Makedonija”. Skopje, 1976 fq. 142)

Për maqedonasit antik, akademiku Aleksandër Stojmilov do të theksojë:- “ Herët u paraqitën në histori dhe herët u zhdukën”. ( Aleksandër Stojmilov, “ Gjeografia për Republikën e Maqedonisë për vitin e IV gjimnaz”. Shkup, 1996. fq.76) nëpër fjalorët enciklopedik, për maqedonasit antik theksohet se janë [ërzierje e trakaëve me ilirët, prandaj e hasim edhe si popull iliro-trakas. Hani do të theksoj: “ Epirotasit, Maqedonasit dhe Ilirët janë fise të afërta me njëri tjetrin ose me prejardhje të përbashkët”. (“Autoknia e shqiptarëve në studimet gjermane”. Prishtinë, 1990. fq.89)

Për maqedonasit, Straboni do të theksojë: “ Maqedonasit dhe ilirët janë një popull dhe flasin një gjuhë” ( “ Maqedonia shqiptare”. Tetovë, 2009 fq. 303)  Banuesit e Epirit, Maqedonisë dhe Iliris? flasin një gjuhë, presin flokët në një mënyrë dhe doket e zakonet i kanë një”. ( po aty, fq.303) Në enciklopedinë e gjeografisë për shqiptarët do të jepet edhe ky sqarim: “ Shqiptarët popull nga familja indo-evropiane, me origjinë nga ilirët ose trakasit e vjetër”. ( E. Gj. Beograd, 1969, fq.19)

Sa i përket  të dhënës tjetër se kur paraqitet etnonimi MAQEDON, për këtë do të thirena te Ante Flamenkut, në librin e tij “ Sociologjia” do të theksoj:- “ Komb me i ri që u formua në Jugosllavi ( ish Jugosllavia-v. im) janë maqedonasit. Maqedonasit si komb u formuan në vitin 1948”. Pra, si që shihet ky komb u formua pas Luftës së Dytë Botërore, u formua atëbotë kur u bë regjistrimi i parë i pasluftës (1948). Pra, e kotë është një gjë e tillë të kritikoni Zijadin Selën dhe kryeministrin Edi Ramën pse e kanë përdorur temrin sllavo-maqedon. Ky term është me vend dhe se ka mbështetje shkencore.

P.S. Kur gjithë kësaj t’ia shtojmë edhe atë se “ emir klasik i Maqedonisë është EMATHIA” . (L.Hekard, “ Historia dhe përshkrimi i ShipërisëEpërme dhe Gerëvisë) Emri “Emathia” mund të zbërthehet vetëm në shqip dhe do të thotë EMATHIA= E Madhe (Maqedonia e Madhe).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat