Etika e Kënaqësisë

Opinione

Etika e Kënaqësisë

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:10
Blerta Haxhiaj

Aristoteli thotë: “Femra, si femër është pasive, ndërsa mashkulli si mashkull është aktiv” ku roli i dy aktorëve është se njëri performon aktin dhe partneri është i përformuar nga akti. Për njeriun aktivizimi dhe pasivizimi (tepruar) janë dy forma të imoralitetit për të praktikuar kënaqësinë. Si strukturë e praktikës të aktivitetit seksual Foucault në shkrimet e tij tregon se si ky akt bëhet objekt i diferencimeve dhe vlerave, se si arsyeja nuk konsiston, se akti seksual është një e keqe në vetëvete, si rënie në humnerën e kotësisë ku në përgjithësi aktiviteti seksual përceptohet si natyrore dhe e domosdoshme ku krijesat njerëzore janë të afta për riprodhim, e tërë raca mund t’i ikë zhdukjes. Shen Agustini thotë “Ne lindemi mes feçes dhe urines”.  

Si gjendje natyrore (ajo që rritet nga vetëvetja) nga Platoni, kënaqësitë që kontrollohen nga aphrodisia kanë shkaqet e tyre duke u dakorduar me Aristotelin si të domosdoshme dhe për trupin në përgjithësi. Përdorimi i kënaqësisë duhet të respektojë rregullat, normat dhe duke qëndruar larg në mënyrë që mos të ofendohen zotat, duke praktikuar një strategji të përdorimit të kënaqësisë si të do-mos-doshme. Mënyra skandaloze e Diogenes Laertius, që kur kishte nevojë të përmbushtë oreksin e tij seksual shkonte në vendet publike, kishte impakt me karakerin publik të aktit.

Rregullat e Diogenes Laertius ishin kundër privatësisë të drejtuara nga performanca e tij kritike ku ai tregon se kjo është një zakon ‘për të bërë gjithçka në publik, puna e Demetres më pëlqimin e Afërditës’ duke u arsyetuar se nëse mengjesi (ushqimi) nuk është absurd, as mëngjesi në publik nuk është absurd. Duke analizuar këtë paragonizëm të ushqimit e cila është shumë e çuditshme i jep Diogenes Laertius një domethënie të duhur përderisa praktikimi i kënaqësisë nuk mund të jetë e turpshme derisa është e natyrshme as më pak dhe as më shumë përmbushja e kënaqësisë “E vërteta eshte se seksi publik eshte dekadent” Strategjia bën të aplikueshme një ekuilibër të dinamikës të kënaqësisë dhe dëshirës, e lidhë dinamikën nga të larguarit, që të bëhet e teprueshme duke mbajtur përmbushjen e domosdoshmërisë në limitet e brendshme. Foucault në “Përdorimi i Kënaqësisë’ përmes autoreve antikë grekë thotë se në vërejtjen e kënaqësisë brenda gratifikimit të dëshiravë a-normale është ai lloji i njerëzve të cilët ushqehen me ushqime të mira, blejnë verë të shtrenjte dhe ikin nga të ngrohtët në kërkim të ftohtit dimëror, ky lloj raporti përdoret edhe për meshkujt dhe femrat në rend për të gjetur kënaqësi të reja të afrodisies duke u kuptuar në këtë mënyrë kjo kodifikon dhe moderon një formë të nënshtrimit të një sistemi të ligjeve të normave të sjelljes siç thotë Sokrati është një art praktikimi i kënaqësisë apo ‘vetëkontrollimi i vetevetes’.

Marrëdhënia mes kënaqësisë dhe dëshirës mund të përshkruhet kështu; njeriu mund të marrë pozicionin dhe rolin e kundërshtarit me gjithë respektin për të dyjat, lufta shpirtërore është një traditë e cila merr shumë forma dhe delineohet në mendimin klasik grek, lufta mes vetevetës me veten ose mposht ose mund të jetë i mundur por të dyja janë pjesë të tij. Në traditën e krishtertë kjo lloj lufte kundër dëshirës dhe kënaqësisë ishte të kryqëzosh shpatat me vetëvetën. Domeni i kënaqësisë, virtytit nuk konceptohet si një gjendje e integritetit por si marrëdhënie e dominimit. Marëdhënia e sundimit këto terme janë të përdorura edhe nga Platoni, Xenofoni, Diogjeni, Aristoteli duke e definuar ‘sundo dëshirat dhe kënaqësitë’ – ‘ushtro pushtet mbi to’, ku me fjalët e Sokratit:

“Nuk është abstinencë nga kënaqësia që qëndron e mira e kësaj por sundimi mbi to pa u dëmtuar nga to” në spiritualizmin kristian mund të quhet heudokratizëm. Etika e kënaqësisë eshtë si strukturë politike ku individi është si qyteti (polisi) prandaj ai duhet të sundojë kënaqësitë që mos të ngujohet në lakun e pushtetit të kënaqësisë të sundojë mbi të dhe mos të jetë inferior ndaj atyre fuqive si te paradigma e polisit në “Republika”-“Politea” e Platonin ku filozofët duhet të ndërtojnë një udhëheqje të shpirtit. Virtyti ishte aftësia për të qënë ‘ në mënyrë të përkryer’ është diçka që nuk mund të tregohet në veprim, në kuptimin grek virtyti përputhet me realizimin e vet esencës, apo te Aristoteli që paraqitet si habitat, në këtë mënyrë ky nocion është i shtrirë te të gjitha qëniet njerëzore.

Sipas Sokratit virtyti është të bësh atë për të cilën je i programuar ta bësh, ajo që në planin objektiv duhet realizuar vetë esenca, në planin subjektiv përputhet më lumturinë, virtyti (virtus-virilita-vir-mashkull – (lat)) individual duhet të strukturohet si një qytet (polisi). Nga origjina e fjalës përdoret dhe sensin maskilist pikërisht për aftësitë luftarake si p.sh guximi, por që ky koncept shndërrohet në aspektin relativist si reference e vlerave dhe kritereve, por për ironinë e fjalës që na rezervon etimiologjia në latinisht ky koncept virtyt shumë shpesh përdoret për ndëshkimin femëror. (Vazhdon …)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat